Mëngjeset në kafe Rostand…

Afërdita Cesula & Kadare

Kryeredaktorja e Onufrit, Afërdita Cesula me Ismail Kadare në Tiranë

Ceremonia do të mbahet, por himni i Shqipërisë nuk do të luhet.

…Ndryshe nga ç`kisha kujtuar , tani që ishim fare pranë, Collete D. vinte tepër rrallë në kafen “Rostand ,, .Thoshte se s`donte të më pengonte dhe kjo duhej të ishte e vërtetë, ndonëse e dija se një grua e hijshme mund të kishte gjithfare arsyesh të mos vinte në kafenenë ngjitur me shtëpine e vet.

Të shqetësoj ? tha fjalën e zakonshme përpara se të ulej. Në sy kishte si përherë atë që dikënd që s`e njihte mirë gjuhën , quhej përafërsisht ,,bukuri e besnikërisë”, por dukshëm e dendësuar.

I thashë dy tri herë se s`më pengonte aspak, çka ishte vërtet ashtu, ngaqë ora po i afrohej mesditës, koha zakonisht kur unë ndërprisja punën, por ajo ngulmoi në pandehmën e saj, gjersa ja përsërita për herën e katërt, këtë herë pa e fshehur njëfarë mosdurimi.

Kjo mesa dukej i bëri mirë ( sharja e shoferit të taksisë atje te Rruga Soufflot etj.), sepse, pas një heshtjeje, kundër zakonit të saj, më pyeti disi shkujdesshëm : kur do behet ajo ceremonia jote? Ishte fjala për ceremoninë e pranimit në Akademi ,për të cilën më kishte pyetur edhe një herë tjetër në telefon. Ngrita supet , për ti thënë se nuk e dija , pastaj shtova : c`domethënë kjo ceremonia ime “ ? Para se të ishte e imja , ishte e Francës, domethënë e juaja. Në të vërtetë, asnjë nga dialogët e mësipërm nuk u bë ashtu, por krejtësisht ndryshe. Dhe ja se si: Pas ” jo “- së sime të katërt , me një kujdes të tepruar prej infermiereje që heq fasha, ajo më pyeti për ceremoninë e pranimit atje në Coupole. Ngrita supet për ti thënë se nuk e dija, çka ishte e vërtetë, ndaj desha të ndryshoja bisedën. Thamë diçka që ndryshohej aty për aty, gjersa ajo u kthye tërthorazi ceremonisë dhe unë prapë po i thosha se nuk dija asgjë, me të vetmin ndryshim se këtë herë pata përshtypjen se ishte pikërisht ajo që, ndoshta dinte diçka.

Pyetja, që e prisja ndërkaq, m`u duk edhe më befasuese : Si i ke punët me vendin tënd ? Veshtrimet na u ndeshën një grimë kohe . Nuk e di thashë. Sinqerisht se di. Pastaj shtova, dhe as që dua ta di. Domethënë keq? tha ajo . Domethënë si më parë ?
Ndoshta , me sa duket .Si më parë .. Colette D. dinte gjithçka për komunizmin shqiptar, përpara se ai të binte kur orë të tëra i tregoja për të .
Ceremonia po shtyhej ngaqë Shqiperia pengonte … për të mos thënë s`donte…
U bë një tjetër heshtje, pas së cilës ajo tha : përse s`më pyet nga e di ? Kishte të drejtë, duhej ta pyesja nga e dinte,përndryshe kishte të drejtë të mendonte se si paranojaki ish Lindjes, mendja më vinte përherë në enigma me zbuluese etj.
Ajo foli një copë herë disi turbull,për gjëra që i kishim biseduar ndërkaq, se tani asgjë s`ishte më si më parëdhe Shqipëria quhej vënd demokratik, ndaj ishte e pakuptushme e gjihtë kjo… Akademia kishte vetëm dymbëdhjetë anëtarë të huaj nga gjithe bota, një nga anëtarët ishte mbreti i Spanjës , unë po zëvendësoja Karl Popper-in, që sapo e kishte lënë këtë jetë , pra Shqipëria zëvendësonte Gjermaninë, ky ishte një nder i madh…Atëherë, cili ishte shkaku që presidenti i Shqipërisë nuk i përgjigjej ftesës? Ishin rregulla shekullore, mbreti ose presidenti i shtetit që fitonte vëndin ne Akademi, merrte pjesë në ceremonine e pranimit…Mos kujtonte presidenti juaj se do të ç`njihej , do të anulohej ceremonia, pra pranimi yt nga mosardhja e tij? Apo se mund të ndërhyhej te Franca që ta bënte ketë? A e dinte ky president se Akademia, në raste të tilla, ishte më e fortë se Franca?

Së fundi, tha përsëri, por këtë herë gati me qortim , se pse nuk e pyesja nga i dinte të gjitha këto?
E prisja ndërhyrjen e saj, madje pa dashur po përpunoja njëfarë pergjigjeje të tërthortë, të llojit trillan, gratë dinin gjithmonë meë shumë se burrat, sidomos në Francë, dhe se kjo ishte puna e saj, dhe unëm s`doja të futesha në intimitetet e një gruaje…I kisha rënë në të ,për çudi ,pikerisht ngaqë ishte grua ishte në dijeni të asaj që se dinte askush.
Ajo që mora vesh pastaj, më la me gojë hapur: i fejuari i saj sekret, ai për të cilin binte fjala shpesh, na qenkësh një nga shefat e Akademisë!
Biseda u kthye prapë te moskuptimi i Shqiperisë, për të përfunduar te pyetja e saj: përse s`të duan? dhe përgjigja ime se di. Kurse pyetjes tjetër, se cila ishte më e ftohtë me mua , edhjathta apo e majta, i kënaqur që s`do të më duhej të thosha s`e di ,iu përgjigja : të dyja .
Ajo tha: e çuditshme. Pastaj shtoi se ceremonia , sidoqofte, do të bëhej madje e tillë do të ishte më tërheqëse.

Ç`do të thotë e “tillë,, ? E tillë… si të thuash më tërheqëse për ty , për imazhin tënd.
Një shkrimtar që nuk e do vëndi i vet, ose që ka probleme me vëndin e vet, është gjithmonë më joshës… Së paku gjer vonë ka qenë kështu, apo jo ?  S`di ç`të them , ia përsërita se s`dija ç të thosha aty pyeta se do të kishte ngjyrim kundër Shqiperisë? Natyrisht që s`mund të shmangej ai ngjyrim. Krijohej vetvetiu… E shoh që s`të pëlqen.
S’e pata të lehtë t`ia shpjegoja se Shqipëria ishte ende tepër e brishtë, me shpatulla të dobëta , që nuk mbante dot pesha, të cilat të tjerët i mbanin lehtësisht. Së paku, unë s`do të bëhesha shkak për ti krijuar ndërlikime.
Të kuptoj, tha ajo. Ti mund ta bisedosh me Henrin , nënkryetarin e Akademisë, është ai … më fal që s`ta kam thënë më parë që është partneri im . Mezi po merja veten nga habia. Të duket pakëz jo i ri për të qene “i fejuar,, ? Kam qenë gazetare 17 vjeçe kur kur e kam njohur, dhe qysh atëherë ….
Pas dy ditësh fola me Henrin , dhe ramë dakort të gjendej një rrugë e mesme : Franca të bënte sikur nuk i vinte re trillet, për të mos thënë marrëzitë e Shqipërisë dhe gjithçka bëhej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veç diçka , përsërit Hanri: himni i Shqipërisë nuk do të luhej. Mëkat , shtoi ai. M`u duk aq i bukur kur e dëgjova.Pjesë nga: Mëngjeset në kafe Rostand – © ISMAIL KADARE

KUKULLA E KADARESË – MBRESA LEXIMI                      Gazeta suedeze: Ismail Kadare është “Kafka shqiptar”         NJË HYRJE E FSHEHTË, JA TA ZËMË NJË DALJE



Kategori: Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: