Një prill për Fredin…Ismail Kadare

Frederik Rreshpja

lshte e natyrshme që poeti me emrin Fredi, emër që ngjante si pjesë e dimrit, t’i drejtohej këtij të fundit me fjalët:

O dimri i drerëve me brirët në erë.

…Orët e harmonisë nuk janë të shpeshta. Edhe kur e dëshiron atë, ka gjithmonë një pengesë midis:

Dua të bëhem shtator
Té shpërndaj vjeshtën mbi pyje,
Por dëbora…

Eshtë dëbora që në këtë rast nuk e lë. Dhe në s’do ishte dëbora, diçka tjetér do ta pengonte mirëkuptimin. Dhe poeti përpara pengesës do ta pranonte humbjen. Pa u brengosur fort se do ta quanin pesimist ose të thyer, ai do të shpallte se fati i kishte ruajtur shumë zymti dhe akull, thënë shkurt: në jetën e tij kishte pasur shumë dhjetor.

Nuk ishte hera e parë që koha e ashpër shqiptare ua mbyllte portat e saj poetëve. Me vite rresht, disa herë me dhjetëvjeçarë, ata ngeleshin përjashta, në pritje të orës së hapjes.

Merrej me mend që çastet e rikthimit do të duhej të ishin të tilla që poetët t’i përballonin sa më lehtë. Në rastin e Rreshpjes, poetit që kishte vuajtur aq shumë nga braktisja dhe klima e ftohtë, do të ishte e domosdoshme që rikthimi të bëhej sa më kujdesshëm. Né këtë rast ky kërkim për klimën e përshtatshme do të mund të përcaktohej si kërkim i stinës së
butë, ta zëmë, i muajit prill.

U plak kali i bardhë i lodhur qëmoti
Tërë vdekje u rrëzua në fushën me shi

Nisur nga kjo, i gjithë aksioni do të mund të quhej… Një prill për Fredin.

…Diku nga fundi i vitit 1972 kam pirë kafen e fundit me Frederik Reshpjen. Ka ndodhur në Kafe Tirana, një lokal i njohur në atë kohë, ku mblidheshin zakonisht intelektualët e kryeqytetit. Përveç ne të dyve, në tryezë ishte Todi Lubonja, me të cilin doja ta njihja Reshpjen, siç kisha bërë me shkrimtarë të tjerë të rinj, që ai, si drejtor liberal i TV-it shqiplar, kishte mundësi ta ndihmonte.

Frederiku ishte në atë kohë poet i njohur jo pak, një yll në ngjitje, siç thuhej, por pikërisht si i tillë, ngaqë shquhej për shkujdesje, e sidomos për talent të veçantë, ngjante veçanërisht i rrezikuar.

Ndër thëniet që qarkullonin për Kafe Tiranën, përmendej ajo e një të ç’menduri, i cili e cilësonte si “kafeneja e tri gjysmave”, çka do të thoshte se gjysmën e klientëve, sipas tij, e kishte të ç’mendur , gjysmën tjetër të dalë nga burgu dhe giysmën e tretë që do të përfundonte atje.

Më pas, kur për një befasim të keq, Todi Lubonja, mentori i mundshém i poetil, do të binte në burg, e pas tij vetë poeti, kjo thénie do të kujtohej shpesh. Ishin të dy të burgosur poliliké, me të vetmin ndryshim se, ndërsa burgimi i të parit do të ishte i pandërprerë, siç ishin zakonisht dënimet për “cenimin e vijës së partisé“, Frederiku do të kryente dy-tri burgime radhas.

Si shumëçka tjetër, dënimet e poetëve do të ishin të një stili që të kujtonin kujtonin teatrin absurd. Ngaqë tiranisë shqiptare, ushtu si çdo tiranie, nuk i pëlqente t’i dilte‘ nami se fuste në burg poetët për arsye të poezisë, ajo përpiqej të gjente të tjera vjega. Loja e bixhozit shthurja morale, hornoseksualiteti, e gjer tek akuza për gjegie mullarësh të kooperativës, ishin disa nga shkaqet e parapëlqyera.
Vjershat dhe poemat e tij të bukura u zhdukën nga libraritë dhe nga bibliotekat. Ai vetë natyrë e vetmuar dhe e pikëllueshme, u bë shumëfish i tillë..Gjithshka shkretohej në jetën e tij , venitej , vyshkej, vetëm poezitë i bëheshin më të bukura.

I vrarë nga pranvera e kotë
Braktisur nga bota e tërë.

Shumë njerëz do të donin të mos e ndeshnin në rrugë. Hetuesit e tij në radhë të parë, gardianët e burgut ,dëshmitarët e rremë, pa dyshim,por më tepër se këta, letrarët që kishin brohoritur arrestimin e tij.
Ai ishte mësuar me këtë, ashtu siç e dinte se gjithë ky fat i mbrapshtë i vinte nga letërsia.Në shënimet e fundit të jetës së tij gjenden fraza të tilla, si “ unë hyj ndër ata shqiptarë që nuk kamë lexuar asnjë rresht të botuar nga F.Reshpja“
E dinte që jo vetëm nuk ishte ashtu, por ishte e kundërta. Letërsia kishte qenë në të vërtetë fati i tij, por me të dy anët e veta: i mire dhe i keq. Dhe kjo ja bënte të natyrshme perifrazimin e thënies së Jezusit, se secilës ditë i mjaftonte pikëllimi i vet.

“ Çdo ditë ka dhjetorin e vet dhe kjo i mjafton“, do të shkruante pak përpara fikjes së vet.

„Pse u braktis aq çnjerëzisht dhe si u la të vdiste në atë vetmi të frikshme? lshin vetëm dy shtetet që do ta mbanin fajin: ai komunist në fillim dhe shteti “kapitalist” më pas, apo faji do të kërkohej gjithkund, më thellë, më gjerë, gati-gati te të gjithë?“

Fati nuk kish pasur mëshirë për Fredin në asnjë moshë

E ç’do të preferoja tjetër përveç luftës
I ndjekur pas nga ky fat budalla.
Vërtet që kam fituar shumë pak në këtë jetë,
Por humbjet i kam pasur të mëdha.

Poetit si mbetej tjetër veç të ngushëllohej me greminën e vet . Edhe kur fati, si për ti punuar një rrëng të fundit, u duk se po i busëqeshte( historia e tij në fillim tranzicioni, me vetura luksi e me bodigardë), ai, si ta kishte kuptuar se ajo s’ishte  veçse një pamje e rrejshme, kishte vazhduar rrugën e tij drejt rrënimit.

I tregoi botës , e në radhë të parë vetes, se as fitimi e as luksi s’ishin për të, në një botë që i dukej pa shpirt e, mbi të gjitha pa dashuri .

Fred Rreshpja, ai që, siç na e kishte thënë vetë, ishte rrëzuar, domethënë larguar nga kjo botë „tërë vdekje“, pra, tërë perla, lajme, kambana e zi zotërinjsh, po kthehej. Kthimi i një poeti do të kërkonte kujdesin, klasin dhe fjalën e duhur. T’i thoshim se ndryshe nga ç’iku „tërë vdekje“, po kthehej tani tërë jetë ndoshta do ta fyenim.
Metaforat me vdekjen janë të papërballueshme, ndaj ne do të ishim ndoshta më të përkorë, nëse, duke iu kundërvënë jetë-vdekje, dhe pa e lënduar këtë të fundit (gjë që poetët nuk e bënin zakonisht), t’i thoshim thjesht se ai po kthehej pasi e kishte lënë vdekjen pas. Ngaqë si dzhej më luksi i saj. I mjaftonte i veti.“

2 Kommentare

Schreibe einen Kommentar

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..