RA KY MORT E U PAMË

Ditari për Kosovën…

19 mars

Kein automatischer Alternativtext verfügbar.Pritje në ambasadën shqiptare pas nënshkrimit të marrëveshjes. Është ora tetë e mbrëmjes. Sallonet e ambasadës janë plot. Të gjithë presin me padurim personazhët e ditës: delegatët e Kosovës.
Ata mbërrijnë grupe-grupe. Janë të lodhur, të çlodhur, të kënaqur, gjysmë të kënaqur, me besim se kanë bërë atë që duhej, me mëdyshje se mund të bënin më shumë. Të gjitha këto ndjesi janë të shpjegueshme. Askush s’mund të jetë profet e të parashikoje gjer në fund atë që mund të ndodhë.
Urimet e njerëzve iu japin zemër. Shumica e të pranishmëve, francezë e shqiptarë, janë plot ngazëllim. Është bërë ajo që duhej bërë. Serbia do të ndëshkohet!
Ka edhe zëra të kundërt. (A mund të përfytyrohet që midis shqiptarëve të mos ketë të tillë?)
“Urime për tradhtinë!”, thotë dikush, duke i zgjatur dorën një delegati.
Është e habitshme xanxa e shqiptareve për të futur hundët në çdo gjë, për të ngatërruar, për të kundërshtuar, për të shitur mend, për të qenë në qendër të vëmendjes. I shikoj se si hyjnë në polemikë me delegatët, me ambasadorin shqiptar, me ministrin e Jashtëm, me këdo që iu del përpara. Japin mendime për atë që ka ndodhur, për atë që do të ndodhë, për atë që s’duhet të ndodhë, e kështu me radhë. Japin gjykime për platformën shqiptare, për zgjidhjen rajonale, për strategjinë globale. Kërkoj të marr vesh se ç’punë bëjnë ata më të zellshmit: një pjesë janë pa punë, disa janë shoferë djathi, të tjerë lyerës apartamentesh, pastrues në metro, përgjues hajdutësh në shitoret e mëdha. Natyrisht që s’kanë asnjë faj që janë të tillë, përkundrazi, kjo bën pjesë në fatin e të shkulurve nga toka e vet dhe, si e tillë, meriton ndjeshmërinë më të madhe ndaj tyre. Natyrisht që s’kanë faj që nuk dinë të flasin asnjë gjuhë, madje edhe shqipen e flasin gjysma-gjysma, por kur i dëgjon si përzihen me duf në bisedë, si kundërshtojnë për çdo gjë e japin mendime për gjithçka, ata që nuk dinë asgjé, s’ka se si te mos nervozohesh e t’u thuash: llafazanë të pandreqshëm, mbylleni atë gojë të prapë!
Pritja mbaron vonë. I vetmi që nuk ka ardhur është Rugova. Vazhdon armiqësinë me shtetin shqiptar.
Pas pritjes, shkojmë me disa miq për të ngrënë darkë në “Fouquet’s”. Nga një tryezë më përshëndet, Wolfgang Petrisch, që e kam njohur pak më parë në ambasadë. Edhe ai po ha darkë me gruan.


Kein automatischer Alternativtext verfügbar.

*Pjesë nga ditari për Kosovën nën titullin” Ra ky mort e u pamë”


 



Kategori: Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: