Çmimi Ndërkombëtar «Neustadt» për Letërsinë 2020

Albanian author Ismail Kadare has won the 2020 Neustadt International Prize for Literature. | Literary Hub

  • Ismail Kadare është FITUESI i 26-të i Çmimit të njohur Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, i cili njeh meritat e jashtëzakonshme letrare në letërsinë në mbarë botën.

I njohur si “Nobel Amerikan”, çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri e letrarëve të shquar

Ismail Kadare është një nga zërat më të rëndësishëm në letërsinë botërore sot. I lindur në Shqipëri në vitin 1936, nisi botimin e poezisë dhe fiksionit në vitet 1960 kur Shqipëria ishte nën një regjim totalitar.
Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”. Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.

Ambasada e SHBA në Tiranë jep lajmin se shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Mes të tjerash, ambasada thekson se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës/BW.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Google Foto

Du kommentierst mit Deinem Google-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.