Prezantim-përmbledhje e librit ,,Mbi krimin në Ballkan”


                                                                                       
Në Köln me Kadare ..

© L.Lapi , “Mbi krimin në Ballkan,,- të I.KADARE

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj!-Në vjeshtën e vitit 2011 Ismail Kadare boton librin „Mbi krimin në Ballkan“. Të gjithë menduam , se integrimi dhe njohja e Kosovës me të drejta të plota në OKB , do të ishte i shpejtë dhe i vetëkuptueshëm. Por, për fat të keq, gjërat u kthyen në të kundërt . Është një moment tepër i vështirë , propoganda sërbe post-millosheviç kap kulme të reja antishqiptare. Nga kjo rrjedhë e ngjarjeve Ismail Kadare e ndjen të domosdoshme botimin e librit ..“Mbi Krimin ne Ballkan“. Me një analizë të hollë dhe moral të lartë qytetar, autori trajton në këtë libër ngjarjet delikate të fundshekullit të XX (1987-2011) në Kosovën shqiptare.

Krimi sërb mbi shqiptarët, është dëshmia që alarmon autori në këtë dosje. Një masakër e paparë në gjithë shekujt e historisë iu bë popullit martir shqiptar të Kosovës. Njëzetmijë gra u përdhunuan anembanë saj , mbi 800 fëmije nën moshën 5-vjec u therën si berrat , mijëra gra, pleq e burra u vrarë. Mbi një milion popull u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre. Mizori të papara në fytyrën e dheut iu bënë këtij populli martir.

Dëshmia shqiptare mbi këto tmerre vononte dhe sillte me vete ftohjen e shqiptarëve me kontinentin mëmë, Europën. E tmerrshme ku arriten punët! Papritmas Serbia kërkon nga Europa dhe SHBA-të të pranonin gabimin ndaj tyre,..pasi shqiptarët, sipas tyre, nuk kishin merituar asgjë, ata kishin luftuar për islam dhe jo për liri. Serbët edhe në kohën e postkrimit (atij postmillosheviçit) nuk heqin dorë nga racizmi ndaj shqiptarëve. Provokuan në 2004 djegien e kishave dhe sulmin ndaj Nënë Terezës. Serbia pranoi dëmtimin e vetë, sipas llogjikës së mbrapshtë : të nxjerjes së njerit sy vec kundërshtari ti humbiste të dyja. Ata bënë ç’mos për të mos u njohur Kosova nga vendet myslimane , madje u vunë edhe vetë në shërbim të këtyre vendeve. Serbët nënshkruan në Stamboll rezolutën, e cila dënonte masakren e Sebrenicës. Me këtë fanatizëm donin të thoshin :- Ne të gjithëve u kërkojmë ndjesë veç juve shqiptarëve jo.

Paqja mbetej akoma në errësirë…Në libër është botuar një letër e hapur e Vuk Drashkoviçit (shkrimtar sërb ..më vonë Minister i Jashtëm i Serbisë), drejtuar shkrimtarit Kadare nëpërmjet shtypit sërb e më pas gazetës „ Le Monde” në qershor të vitit 1987. Drashkoviçi e akuzon shkrimtarin pse nuk heq dorë nga përralla për «kombin liridashës dhe kalorsiak shqiptar» Ai kritikon shkrimtarin Kadare si përhapës të ideve antiserbe të Vatikanit dhe Austrise katolike. Në këtë letër të gjatë Drashkoviç, paraqet serbët si viktima e shqiptarët si xhelatë.

Në libër janë botuar letërkëmbimet e autorit I.Kadare me presidentin George Bush të ShBA, Francois Mitterran, Jacques Chirac letër Vaslav Havel-it.,letër drejtuar Gjon Palit të dytë , e letra të tjera me rang të madh diplomatiko-shtetëror. Nëpërmjet letrave autori bën thirrje dhe alarmon opinionin mbarëperëndimor, se një masakër e përgjakshme po përgatitej ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndaj lutet për parandalimin e kësaj tragjedie .

Në pjesën tjetër të librit është botuar një intervistë me gjykimin mbi letrat. Shkrimtari ynë denoncon edhe një herë me forcë para Perëndimit qëllimet ogurzeza të “Doktrinës Çubrilloviç”, e cila i ka keqtrajtuar dhe shfarosur kosovarët në atë shkallë sa të kujtojnë hebrenjtë e fundit të kohëve moderne. „ Nato dhe bota ndëshkuan Serbinë por jo doktrinën e saj antishqiptare, e cila vazhdon akoma tek serbët sot – me deshqiptarizim. Në fund të letrës së tij, Drashkoviç kritikon romanin „ Krushqit janë ngrirë.” Krushqit janë ngrire ,, flet për ngjarjet e vitit 1981. Ky libër ishte i besdisshëm për serbet, ishte dëshmia e parë dhe e vetme, në trajtë artistike, e një masakre të papërfytyrushme mu në mes të Evropës. Ndaj Drashkovic sulmon autorin. Sulmi që bëjnë S. Hamiti dhe R. Qosja ç´ishte ? S´dija ç´emër t´ju vija ! Ti mbron Kosovën, me libra, me letra, artikuj, intervista, ti shkruan mbi 1000 faqe për të, që botohen në dhjetëra gjuhë, e këta akademikë vazhdojnë sulmin kundër teje, kjo është për të vënë duart në kokë, siç thuhet. Madje i pari, S.Hamiti, është përqëndruar pikërisht te ,, Krushqit janë ngrirë” duke e quajtur njëlloj si Drashkoviçi, libër pa vlerë. Është i kuptueshëm qëndrimi i Drashkoviçit, si avokat i krimit sërb. I pakuptueshëm është qëndrimi i akademikëve nga Kosova. Kanë 20 vjet që bëjnë këtë punë .

Pyetjes nëse I Kadare kishte patur takime apo këmbim mendimesh me shkrimtarë serbë , Kadare  i përgjigjet :

„ Më i çuditshmi dhe i ngjashëm me një personazh të Dostojevskit, ka qenë Miodrag Bulatoviq, nacionalist i shpallur, ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve serbë. E kam njohur në të vetmen veprimtari ndërballkanike, ku Shqipëria ka marrë pjesë gjatë komunizmit, në Bor të Jugosllavisë. Kam qenë i ftuar me D. Agollin dhe, në darkën e parë zyrtare, na është ulur në tryezë, duke thënë se ishte armik i shqiptarëve, ngaqë i adhuronte ata. Ka vazhduar kështu një rrëfim delirant, për vuajtjet që i shkaktonte dashuria e përzier me urrjetje ndaj shqiptarëve, dhe për fatalitetin që mund ti përplaste këta dy kombe, gjersa njëri t’ia thyente kokën tjetrit. Stili i tij kishte dicka të përbashkët me atë të letrës së Drashkoviqit, por shumë më i turbullt dhe më befasues. Një cast, duke m’i ngulur sytë, më tha: tregohu i sinqert, Kadare, dhe pranoje se ka së paku 10 vila të fshehta në bjeshkët shqiptare, ku përpunohen plane për shkatërrimin e Serbisë.I thashë se nuk besoja një gjë të tillë, kurse me vete mendova, s’do të ishte keq sikur të kishte edhe një të vetme, ku të përpunohej strategjia shqiptare. Ai ngulte këmbë për vilat misterioze,dhe kjo i shkaktonte një tmerr e vuajtje të pafund. Here pas here shtonte:nuk do të arrini dot, sepse ne do të jemi më të shpejtë dhe sytë i shkreptinin. Kur e kapi prapë frika e vilave, më shkoi ndër mend se s’do të ishte keq të vetëvuante, ndaj për vilat nuk e kundërshtova më. E kapi këtë ndryshim, m’i nguli sytë në mënyrë dramatike dhe më tha: e pranove më në fund. Pastaj psheretiu, ku ku nëne më duket se do të na sulmoni…! Sado surrealiste të duket, e folura e Bulatoviqit e jepte më saktë skizofreninë e kohës: atë që serbët e mendonin vetë, e projektonin tek të tjerët.”–Zoti Kadare rrofsh ! Këln , më 15  qershor 2013

Ismail Kadare ashtu si Isak Dinesens në tregimet e tij pa kohë !

Është si një çudi e rrallë që një njeri i vetëm të ketë fuqinë e mahnitshme të përcaktojë saktë peisazhin kulturor historik legjenda, patriotik, kombëtar-identitar, letrar, artistik , gjeopolitik e të tjera me radhë të një kombi, siç është shkrimtari Ismail Kadare.
Po të lexohen me kujdes vlerësimet e kritikëve të njohur në botë për Kadarenë, pikërisht, vënë në thelbin e vlerësimit të tyre mjeshtërinë e shkrimtarit në tregimet e tij, të cilat nuk kanë kohë. Kjo nënkuptohet me atë, se rrëfimet e I. Kadaresë i përkasin çdo kohe.
Një shëmbull, menjëherë pas masakrës, gjenocidit që bënë serbët mbi popullin martir shqiptar të Kosovës, Ismail Kadare bën thirrje shqiptarëve shkrimtarë, intelektualëve të dy shteteve, shqiptar e kosovar, të bëjnë të gjitha përpjekjet të dëshmojnë mbi krimin serb ndaj shqiptarëve. Reagimi i intelektualëve shqiptarë erdhi me qeshje, si për të thënë, këtë herë s’na the gjë o Zoti Kadare. Dëshmimi i krimit serb mbi shqiptarët është detyrë shpie e vogël për ne të mëdhenjtë, do thoshin ata, prandaj nuk është kjo detyra jonë të merremi me këto  punë të vogla, me fjalë të tjera nuk ndienin më për atë gjëmë. 

“Edhe judët hezituan një kohë shumë  të gjatë të dëshmonin  krimet dhe përdhunimet gjatë luftës së dytë botërore mbi ta, por ata janë të mençur, ata gjetën kurajën dhe vendosën të flasin pa turp mbi krimet  e përdhunimet, sepse turpin e bënë vrasësi e përdhunuesi  dhe jo viktima „ – do të merte si shembull Kadareja për të shpallur gjenocidin serb mbi popullin liridashës shqiptar.

Shembulli tjetër, paralelisht me përgjumjen shqiptare, serbët postmillosheviça ngrejnë padinë ndaj shqiptarëve duke i kërkuar llogari Europës që shqiptarët ishin xhelata dhe vetë serbët  paskëshin qenë viktimat… lexo librin “Mbi Krimin në Ballkan.”- të I. Kadaresë.
Tabloja e tretë është, shqiptarët fituan lirinë e munguar, ngritën xhamija panumër dhe sot forcat e Issi-sit e përbëjnë kryesisht shqiptarët, vendin e dytë për mbrojtjen e allahut.
Edhe pse shumë shpjegime për shqiptarët  nuk duan shkrim e lexim, do të thotë se shqiptarët  kanë histori  të lavdishme, ata prapë shfaqen me prirje të çuditshme, plot mistere të pazbërthyeshme…Nuk i dihet nëse Europa perëndimore do t’na dojë gjithmonë në këtë mënyrë .. (Gjermani më 21.07.2015.. ™L.Lapi)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: