Kadare aty dhe ati i shenjtë

Shkrimtari i shquar shqiptar mes emrave të mëdhenj të akademisë më të famshme në botë

Ati i Shenjtë dhe Kadare, në të njëjtën Akademi në Francë

Ismail Kadare

“Vendet e përfaqësuara në më të shquarën akademi të botës janë tepër të pakta. Aktualisht nga gjithë ish-perandoria komuniste vetëm Shqipëria ka përfaqësues në këtë akademi. Asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk ka përfaqësues dhe vetë Papa Bonifaci XVI përfaqëson më shumë Vatikanin dhe Gjermaninë se sa Italinë. Vendi ynë, Shqipëria, në kohën që çdo vend kërkon të shpalosë vlerat e veta kulturore evropiane, ka të drejtë të ndihet krenare për këtë zgjedhje të çmuar.”

Akademia e Shkencave Moralo-Politike,pjesë përbërëse e Institutit të Francës, atë që shpesh emërtohet shkurt Akademia Franceze, cdo vit shpall ngjarjet kryesore që u ndodhin anëtarëve të saj. Para pak kohësh ngjarja më sensacionale ishte zgjedhja e njerit prej anëtarëve-shok të huaj të saj Kardinalit Joseph Ratzinger, në fronin e Papës së Romës.Kjo akademi prestigjioze ka gjithsej 12 anëtarë-shokë të huaj. Njëri ndër ta është Papa i Romës, zgjedhur më 1992 kur ishte kardinal. Një tjetër anëtar është shkrimtari ynë Ismail Kadare, i zgjedhur në vitin 1996.

Instituti i Francës është themeluar më 22 gusht 1795 nga Napoleon Bonaparti. Pas disa modifikimeve të bëra më pas nga mbretëria dhe republika, në gjendjen e sotme ai i ka të përcaktuara në mënyre rigoroze rregullat e tij,numrin e anëtarëve, numrin e anëtarëve-shokë të huaj dhe numrin e anëtarëve korrespondentë, për secilën nga të pesë akademitë që e përbëjnë. Ç’do anëtar i ri mund të hyjë vetëm në qoftë se një anëtar i vjetër e lë vendin bosh me vdekjen e tij.

Siç u tha më lart, Akademia e Shkencave Moralo-Politike ka 50 anëtarë, mes te cilëve 12 anëtarë-shok të huaj. Anëtari-shok i parë i huaj ka qenë presidenti i famshëm amerikan Thomas Jefferson. Qysh nga zgjedhja e tij më 1801 e gjer në vitin 2002, lista e anëtarëve të huaj përfshiu 122 emra, shumica personalitete të shquar botërisht në fushën e filozofisë, të letrave e sidomos të emancipimit moralo-politik të njerëzimit. Ëoodroë Ëilson, Thomas Masaryk, Rudyard Kipling, Ëiston Churchill, Franklin Roosvelt; Konrad Adenaëer, Sir Karl Popper, Andrei Saharov, Jorge Louis Borges, janë disa nga emrat e mëdhenj të kësaj akademie. Në vitet e fundit anëtarët-shok të huaj kanë qenë mbreti Huan Karlos i Spanjës, që u zgjodh në vendin e mbetur bosh prej Jorge Louis Borgesit më 1988, sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Perez de Kuelar më 1989, Vaslav Havel më 1992, kardinali Joseph Ratzinger, Papa i sotëm i Romës që zuri vendin e Andrei Saharovit në të njëjtin vit, princi Charl i Anglisë më 1992 dhe më 1996 shkrimtari shqiptar Ismail Kadare që zuri vendin e Sir Karl Popperit. Sic shihet, vendet e përfaqësuara në më të shquarën akademi të botës janë tepër të pakta. Aktualisht nga gjithë ish-perandoria komuniste vetëm Shqipëria ka përfaqësues në këtë akademi.

Asnjë nga vendet e tjera të Ballkanit nuk ka përfaqësues dhe vetë Papa Bonifaci XVI përfaqëson më shumë Vatikanin dhe Gjermaninë se sa Italinë. Vendi ynë, Shqipëria, në kohën që çdo vend kërkon të shpalosë vlerat e veta kulturore evropiane, ka të drejtë të ndihet krenare për këtë zgjedhje të çmuar.

 FJALIM I PRANIMIT NË AKADEMINË  FRANCEZE

(Pjesë)

bedroht-ismail-kadareKur pak më parë zoti kryetar i Akademisë duke folur për gadishullin ballkanik, shfaqi mendimin e tij se nga ky rajon i botës nuk presim vetëm tmerre dhe prapësira, por edhe shenja të tjera, unë, si i ardhur këtu pikërisht nga kjo lagje e vështirë e botës i mora ato fjalë si një mesazh fisnik, drejtuar popujve të kësaj zone.

Sot ka shumë egërsi në gadishullin ballkanik, ka shumë ankth e sidomos ka shumë marrëzi. Por siç ndodh shpesh, kur pikërisht midis shtjellës së keqe shfaqet drita, të jeni të sigurt se atje dicka e mire e pret ditën e vet për t’u shfaqur. E ndër shenjat e mira që sigurojnë për këtë vizion shpresë, është dashuria për Evropën. 

Është paradoksale të konstatohet se sa më fort ballkanasit bëjnë marrëzira, domethënë sa më shumë largohen nga Evropa, aq më shumë ata flasin me nostalgji për Europën, madje disa prej tyre kujtojnë se edhe krimet që bëjnë i bëjnë kinse për të mbrojtur Evropën. Pavarësisht nga kjo, Evropa mbetet përherë një referencë e paluajtshme në mendimet e tyre, një shpresë, për të mos thënë një ëndërr.

Dhe unë mendoj se kj0, sado paradoksale duket është një shenjë e mirë. Një ëndërr është përherë paraprojekti i një kredoje, i një synimi.

Në antikitet, grekët e vjetër, që janë një ndër popujt më të vjetër të gadishullit, e përfytyronin Evropën si një qënie mitike. Edhe sot, po të lexoni këngët që vazhdojnë të krijohen atje, jo vetëm grekëve, por edhe të popujve të tjerë ballkanas, dhe ndër këta hyn edhe populli të cilit unë i përkas, vazhdon kjo traditë. Evropa vazhdon të përfytyrohet si grua. Një grua e bukur, inteligiente, disi e paarritshme. Dhe, siç ndodh shpesh me gra tilla, ato nxitin tek adhuruesit ndjenja kundërthënëse: dëshirën për ta dashuruar natyrisht, por në pamundësi të saj. deshirën për ta përdhunuar….. 

Seanca solemne në “Coupole„ të 

Institutit të Francës  më 28 tetor 1996

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Kadare lexon shqip për publikun gjerman.
Më të rejat
Fotografi
Këtë e pëlqejnë %d blogues: