Kjo faqe administrohet nga kryesia e „Shoqatës Shqiptare për Kulturë & Integrim e V„ në Essen NRW të Gjermanisë. Faqja ka për lëndë kryesore shkrime të ndryshme rreth aktiviteteve që zhvillon kjo organizatë. Aktivitetet janë kryesisht takime letrare, festime kulturore e artistike, intervista të ndryshme , publikime, e tjerë. Vëndin kryesor zënë takimet me shkrimtarin Ismail Kadare. ( faqja është, http://www.topkadare.com, pothuaj I.Kadare )
,,Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim e.V.“që është themeluar muajin dhjetor 1996 në Essen të Gjermanise arkivon, ndjek me vëmendje , që gati 25 vjet rrjesht tërë veprimtarinë letrare të shkrimtarit gjenial Ismail Kadare . Lajmet kryesore në këte faqe – blog janë autentike të dorës së parë .
I. Kadare gëzohet shumë në takime me lexuesit e tij shqiptarë . Ja ç´thotë Ai në një bashkëbisedim:
™ Ismail Kadare
„Ju e merni me mend se si fillon një takim me bashkëkombësit. Unë jam shumë i gëzuar që ju takoj juve. Jam përherë i gëzuar kur takoj bashkëkombësit e mi , në Evropë dhe jashtë saj . Edhe kur jam i ftuar në forume të tjera , siç jam edhe tani në Këln. Si i ftuar në një forum ndërkombëtar letrar këtu në Këln, unë u propozova organizatorëve të më lejonin një kohë që unë të merja me lexuesit e mi shqiptarë të cilët jetojnë këtu në Gjermani„
„Jam i gëzuar këtu me shqiptarët e diasporës , sepse diaspora ka qënë dhe vazhdon të jetë një Shqipëri rezervë, një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e vërtetë. Deri para dy vjetëve, ishte një , tani janë dy Shqipëri, edhe sikur të ketë një Shqipëri të tretë , s`do kishte ndonjë gjë të keqe, këtë e them pa ndonjë përgjegjësi diplomatike„
„Shqipëria ndonjëherë shkakton frikë irracionale, tremben prej saj, thonë se mund të ketë edhe pesë Shqipëri…Pra sado Shqipëri të ketë, sot kemi dy Shqipëri në Ballkan, dhe duhet të jemi të lumtur. Sidoqoftë shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, janë bërë faktor i fuqishëm në Ballkan, gjë që nuk është e tepërt për ta. Për fatin tonë të keq faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i t’kurrur. Ajo nuk e ka zënë atë vënd real që duhet të kishte„ -™ I. Kadare.