DITARI: RA KY MORT E U PAMË
SHËNIME PËR KOSOVËN, TOKËN QË DESHËN TA ZBRAZNIN NGA POPULLI I VET. DHE NDODHI PASTAJ AJO QË E DIMË TË GJITHË: BRENDA NJË STINE, SHQIPTARËT JETUAN NJË MBREKULLI TË GJËMSHME: RANË E U NGRITËN PËRSËRI SI NË JAVËN E KRISHTIT
HYRJE
Mendimi per të mbajtur shënime në trajtë ditari për Kosovën më erdhi, me sa duket, gjatë kthimit nga Nju-Jorku, në një natë fillim janari, ndërsa kapërceja me avion oqeanin Atlantik.
Kishte kohë që njoftimet për Kosovën, shpalljet zyrtare, zhbirimet, shkoqitjet politike, parashikimet po mbushnin, përherë e më fort, hapësiren e lajmeve. Por, ashtu si në fillimin e „Hamletit“, kur vjen një çast, siç e ka vërejtur Thomas Elioti, që e folura e rëndomtë e rojave merr befas një tingull të veçantë, kremtor e të përzishëm sapo përmendet shfaqja e fantazmës, ashtu dhe në morinë e njoftimeve për Kosovën ndodhi befas një ndryshim. Ishte i parrokshëm, ndoshta, në vështrimin e parë. Fjalët e lajmeve, deklarimet ishin po ato, shestimet politike ngjanin me ato të hershmet, formulat dhe kërcënimet, gjithashtu. E megjithatë, po të hetoje me kujdes, midis tyre do të kapje një tjetër ritmikë, here më të ngadaltë, here më të shpeshtuar, një si dyzim, një si jehonë, nga ato që krijohen nën kulmoren e një tempulli. Në prozën e përditshme të gjuhës politike shfaqeshin përherë e më shpesh elemente të fatalitetit (në Kosovë ka nisur, atje do të mbarojë), të ardhura si nga një tjetër botë. Qerthulli po mbyllej, parandjenjat nxinin. Natyrshëm, si në kohët e moçme, pritej hapja e perdes së aktit të fundit të tragjedisë.
Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si né teatrin antik, por që s’ishte veçse pjellë e jetës sonë.
Kështu, përpara syve të të gjithë botës, popullit shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat e rralla që kanë tronditur këtë planet. Që nga lozhat e tyre, të tjerët e ndoqën me javë e me muaj krusmën e tij. Shumica, me dhembje e brengë, disa me shpërfillje e të tjerë, më të paktë, me cinizëm.
Kështu e panë si u godit me sëpatë, si u shkul nga themelet, si u rrëzua e si u ngrit prapë, duke iu marre këmbët nga ai tmerr.
Këto shënime japin ngjarje të përditshme e të veçuara, ashtu siç kanë ndodhur ditë pas dite, gjatë këtyre dhjetë muajve.
Ato janë lënda e një drame të shpërbërë ose, më mirë, gurët e saj. I përket lexuesit qé, gjatä leximit, t’i bashkojë në mendjen e tij, për të ndërtuar ai vetë katedralen e një vuajtjeje.
Tiranë, 12 tetor 1999
Sapo jam kthyer nga Nju-Jorku. Shqetésimi për Kosovén ndihej atje më fort se kudo. Né Nju-Jork ke gjithmonë përshtypjen se edhe e mira, edhe e liga jané mé të prekshme. Kjo vjen, ndoshta, nga pamja e rrokaqiejve. Sidomos në mbrëmje. Né katet e tyre të pafundme, mijëra dritaret, me ndriçimin që duket i zbehtë, për shkak té largésisé, te kujtojnë se njerëzit për të cilët flasin gazetat, ata që vendosin fatet e të tjerëve, politikanët, bankierét, artistét, vrasësit gjenden diku, si të varur në ere, midis asaj mizërie dritash.
Apartamenti i Richard Hollbrook-ut ndodhet në një nga këta rrokaqiej, përbri Central Park, jo larg hotelit “Plaza”, ku jam vendosur bashkë me Elenën. Një mospërputhje kalendarike, mungesa e tij në Nju-Jork, për shkak të Krishtlindjeve, u bë shkak që të mos e takoja dot, siç ishte menduar. Miqtë e mi njujorkezë më thanë se e shoqja e tij e donte shumë letërsinë. Shqiptarät e këtushëm, ashtu si ata te qyteteve të tjera, janë si në ethe. Venë e vijnë nga Nju-Jorku në Uashington, nga Detroiti në Boston, përpiqen të hyjnë në Senat, në Shtépiné e Bardhë, shtrojnë darka për kongresmenët, dérgojnë letra, bëjnë demonstrata. Për fat të keq, veprimet e tyre janë shpesh te gërshetuara keq. Qëllon që kokëfortësite, zemérimet ballkanase, sedra e sémuré, etja per lavdi ngadhënjejnë mbi nevojén për bashkim. Përpiqem ta ngushélloj veten me mendimin se popujt energjiké, si grekét e vjeter ose hebrenjtë, kanë qenë të tillë: plot trazim shqetësues. Mundohem të shmang mendimin se ka, megjithatë, një ndryshim të madh midis nesh dhe atyre. Në orën e ligë, ata kanë ditur gjithmonë të bëhen grusht, kurse në jo.