Kadare & Librat

I Kadare lexon per publikun gjerman pjese nga libri i tij “Pallati i endrrave,,

 

Ky korpus i veprës së plotë të Ismail Kadaresë është i katërti që sheh dritën e botimit. Përmbledhja e parë prej dhjetë vëllimesh u botua më 1980 në Prishtinë. E dyta, në Tiranë, më 1981, në dymbëdhjetë vëllime. Botimi francez në vitet 1994-2004, gjithashtu në dymbëdhjetë vëllime, ka qenë në dy gjuhë, frëngjisht dhe shqip. Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht shkrime të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret e duhura artistike, ky botim e jep veprën e Kadaresë në përmasën integrale të saj. Si botim testamentor, nën kujdesin e vetë autorit, ky korpus do të jetë referencial për të gjitha ribotimet e mëvonshme në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera të botës. Si letërsi e krijuar, në pjesën më të madhe të saj, në një hapësirë dhe kohë problematike, ajo mban gjurmët dhe shenjat e tyre, të cilat nuk prekin as thelbin e as artin e saj. Të gjitha veprat e kësaj përmbledhjeje janë pajisur me një aparat shoqërues dhe përcillen nga parathënie autorësh nga Shqipëria, Kosova dhe gjithë bota shqiptare, si edhe nga kritikë e analistë të huaj

 

Vepra 1.I.Kadare

Vepra 1, Ismail Kadare: Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, “Qyteti pa reklama”, i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.

 

Vepra 2 Ismail Kadare:” Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprësVepra 2 . I Kadare së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta. Pjesën e dytë të këtij vëllimi përbëjnë njëmbëdhjetë tregime, të shkruara e të botuara gjatë dhjetëvjeçarit.

Vepra 3, Ismail Kadare, Rrethimi: Titulli fillestar i romanit “Rrethimi” ka qenë “Daullet e shiut”. Në botimin e parë, 1970, me qëllim për të theksuar praninë shqiptare në vepër, u propozua titulli “Kështjella.” Ndërkaq, në botimin francez, më 1971, doli me titullin origjinal “Daullet e Shiut”, me të cilin u njoh në shumicën e përkthimeve të tjera.

Vepra 4. I Kadare

Vepra 4 Kadare: Ky vëllim përbëhet nga dy romane: “Lëkura e daulles” dhe “Kronikë në gur” ku “Lëkura e daulles” u shkrua dhe u botua në vitin 1967, në revistën “Nëntori”, për të dalë një vit rnë pas, si libër më vete, me titullin “Dasma”; L Bërthama e romanit “Kronikë në gur” ka qenë novela “Qytetí í jugut”, shkruar dhe botuar në vitin 1964. Romani u shkrua disa vite më pas, për t’u botuar më 1971, me titullin e sotëm.

 

Vepra 5 Kadare: Romani “Dimri i vetmisë së madhe” u shkrua më 1971, për t’u botuar një

Vepra 5. I Kadarevit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut “Koha e grindjes”, një sagë bashkékohore mbi tre acarimet e Shqipérisé komuniste me ish-aleatët e saj, kornunistét jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë. Libri i paré, grindja me jugosllavët, nuk u shkrua asnjéheré, kurse i treti, “Koncert në fund të stinës”, i ndaluar për një kohë të gjatë, u botua pak kohë para rënies së komunizmit. I pritur keq prej kritikës zyrtare, “Dimri i vetmisë së madhe” nuk u lejua të ribotohet, veç pas një rishikimi të autorit, në vitin 1978, nën titullin e ndryshuar “Dimri i madh”. Versioni i tanishëm është kryesisht kthim te botimi i parë. Disa retushe artistike, që autorit i janë dukur të vlefshme, janë ruajtur nga botimi i dytë. Ndryshime të natyrës politike nuk ka.

Vepra Vepra 6. I Kadare6 Kadare: Pjesa përmbyllëse e diptikut “Koha e grindjes”, romani “Koncert në fund të stinës”, i shkruar në vitet 1980-1981, nuk e pa dritën e botimit, veç pas shumë vitesh. Një raport sekret i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, i vítit 1983, duke e cilësuar romanin si vepër antisocialiste, që satirizonte komunizmin shqiptar dhe atë botëror, ka qenë fatal për fatin e tij., Romani u botua më 1988, në prag të rënies së komunizmit. Teksti i versionit të botuar në këtë seri nuk ka asnjë ndryshim nga botimi fillestar.

Vepra 7. I Kadare

Vepra 7 KADARE: Në këtë vëllim përmblidhet vepra poetike e Kadaresë, krijuar midis viteve 1957 dhe 2005. Vjershat dhe poemat janë nxjerrë nga Librat “Ëndërrimet”, “Shekulli im”, “Përse mendohen këto male”, “Motive me diell”, “Koha” dhe “Ftesë në studio”. Një pjesë, që s’kanë qenë përfshirë në këta libra, janë nxjerrë nga shtypi periodik, ku janë botuar fillimisht. Gjashtë vjersha, që botohen për herë të parë në këtë vëllim, janë nxjerrë nga arkivi personal i shkrimtarít.

Vepra 8 . I Kadare

Vepra 8 Kadare: Në këtë vëllim të tetë përmblidhen tri vepra, romanet “Muzgu i perëndive të stepës” dhe “Kamarja e turpit”, si dhe novela “Komisioni i festës”, të shkruara midis víteve 1972-1976. Ndërsa “Kamarja e turpit” dhe “Komísioni i festës” kanë si fill bashkues marrëdhëniet e Shqipërisë me Perandorinë Otomane, rebelimin e Ali Tepelenës dhe terrorin shtetëror osman, “Muzgu i perëndive të stepës” është vepër bashkëkohore me elemente autobiografike nga jeta studenteske e autorít në Moskë.

Vepra 9. I Kadare

Vepra 9 I. Kadare: Në këtë vëllim përfshihet romani “Nëntori i kryeqyteti„ shkruar dhe botuar në Tiranë, në vitin 1974, si dhe një numër i madh tregimesh e novelash, shkruar midis viteve 1981 dhe 2008, në Shqipëri dhe në Francë. Një prej tregimeve “Leximi i Hamletit”, si edhe dy novelat “Raportí i fshehtë” dhe “Bisedë për brilantët në pasditen e dhjetorit”, botohen për herë të parë.

VEPRA 10

I.Kadare Vepra 10… Në këtë vëllim përfshihen romanet “Kush e solli Doruntinën” dhe “Ura me tri harqe”, si dhe rrëfimi i gjatë “Breznitë e Hankonatëve”Dy romanet janë bazuar mbi legjendat e njohura mesjetare të kthimit të nuses së martuar larg dhe te ndërtimit të një ure, e cila, për të qëndruar kërkon një fli.Të dyja veprat janë të përkthyera dhe të njohura gjerësisht në me shumë se tridhjetë gjuhë të botës.Vepra e tretë, saga e familjes së vjetër të Gjirokastrës është një krijim i veçantë, shkruar në formën e kronikës, një traditë në kulturën shqiptare nis me “Rrethimin e Shkodrës”, shkruar në latinisht prej Marin Barletit.

kopertina Kadare vepra

Vepra 11 I. Kadare: Në këtë vëllim përfshihen dy nga rornanet më të njohura e më të rëndësishme të autorit, “Prilli i thyer” dhe “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. ” Të shkruar njëri pas tjetrit gjatë viteve 1976 dhe 1980, janë botuar në dy përmbledhje tregimesh, pa dalë kurrë si libra më vete, veçse pas rënies së komunizmit. “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, botuar më vonë me titullin “Pallati i Ëndrrave”, është kritikuar rëndë dhe më pas ndaluar si vepër me aluzione kundër regjimit. “Prilli i thyer” është ekranizuar tri herë në versione të ndryshrne kinematografike, ndër të cilat, rnë i fundmi, i titulluar “Përtej diellit”, ka qenë i regjisorit të „ shquar brazilian Walter Sales.

 

Vepra 12. I Kadare

Vepra 12 KADARE:Në këtë vëllirn të dyrnbëdhjetë përfshíhen katër vepra: “Dosja H.”, “Krushqit janë të ngrirë”, “Qorrferrnani” dhe “Vití i rnbrapshtë”. Veprat janë shkruar midis fillimit dhe gjysmës së viteve tetëdhjetë. Njëri prej tyre, “Dosja H.”, u botua më 1981 në revistën “Nëntorí”, kurse “Krushqit janë të ngrirë” dhc “Viti i mbrapshtë” në përmbledhjen “Koha e shkrimeve”. Ndërsa asnjëra prej këtyre tri veprave nuk u botua si líbër më vete gjatë kohës së komunizmit, “Qorrfermani” mbeti krejtësishtí pabotuar për shkak të subjektit delikat.

 

Vepra 13. I Kadare

Vepra 13 I.Kadare Në këtë vëllim botohen katër vepra, tri prej të cilave “Hija”, “Vajza e Agamemnonit” dhe “Nata me hënë”, janë shkruar në vitet 1984-1986 në Tiranë, kurse e katërta, “Pasardhësi”, është shkruar gati njëzet vite më pas, në Paris. “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhësi”, ndonëse të shkruara në kohë dhe regjíme të ndryshme, përbëjnë një diptik, çka ka kushtëzuar botimin e tyre bashkërisht në këtë vëllim të 13-të të veprave të autotit.

 

 

 

Vepra 14. I Kadare

Vepra 14 Kadare: Në këtë vëllim janë botuar vepra të shkruara në Tiranë dhe në Paris, në kohën e komunizmit dhe pas rënies së tij. Përveç romanit “Piramida”, gjysma e të cilit ishte shkruar në Shqipëri dhe gjysma tjetër në Francë, dy nga pjesët e “Rrëfimit trikohësh”, si dhe dy nga novelat e përfshira në “Shtatë novelat”, janë të shkruara në Tiranë, në vitet tetëdhjetë. Të tjerat janë shkruar dhe botuar në Paris dhe në Tiranë, midis viteve 1993-2000.

 

 

 

Vepra 15. I Kadare

Vepra 15, KADAREVëllimi i pesëmbëdhjetë i veprave përmban dy romane të shkruara në Francë, “Spiritus” dhe “Lulet e ftohta të marsit”, respektivisht në vítet 1995-1996 dhe 1998-2000, si edhe novelën “Tri këngë zie për Kosovën”, botuar më 1998. Te “Spirítus” trajtohen ngjarje që u përkasin dy kohëve: përpara dhe pas komünizmit. Kurse “Lulet e ftohta të marsit” është një nga weprat e rralla të autorit, subjekti i të cilit bazohet tërësisht mbi ngjarjet pas rëníes së kornunízmit në Shqipëri. Novela “Tri këngë zie për Kosovën”, u shktua dhe u botua në prag të shpërthímít të luftës në Kosovë.

Vepra 16. I Kadare

Vepra 16, KADARENë këtë vëllim, përveç dy romaneve të shkurtra “Shkaba” dhe “Çështje të marrëzisë”, është përfshirë romani tjetër “Aktori”, i njohur rnë parë me ti tullin “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, si edhe drama “Stinë e rnërzitshme në Olymp”. Në këtë të fundit, e vetmja pjesë teatrale e Kadaresë, autorí rindërton, sipas versionit të vet, trílogjinë e famshrne të Eskilit, prej së cilës, pas humbjes së pjesës së parë dhe të tretë, ka mbetur vetëm pjesa e mesme “Prometheu i lidhur”.

 

Vellimi 17-te I.Kadare

Vepra 17 I.Kadare: Në këtë vëllim botohen tre romanet e fundit në kohë të autorit, “Aksidenti”, “Darka e gabuar” dhe “E penguara”. “Aksidenti”, shkruar në vitet 2003-2004 dhe publikuar, për herë të patë më 2008, nga shtëpia botuese “Fayard”, në frëngjisht, botohet për herë të parë në këtë vëllim të veprave. “Darka e gabuar” është botuar në Tiranë, më 2008, kurse “E penguara”, shkruar në vitet 2008-2009, është botuar për herë të parë në këtë vëllim të shtatëmbëdhjetë, dhe si Libër më vete njëkohësisht.

Vellimi 18-te I.Kadare

Vepra 18 – KADARE: Në vëllirnin e tetëmbëdhjetë, përveç sprovave të njohura “Ftesë në studio” dhe “Eskili, ky humbës i madh”, të shkruara e të botuara, e para plotësisht dhe e dyta pjesërisht, nën rendin komunist, janë përfshirë tri sprovat e mëvonshme: “Dantja i pashmangshëm”, “Hamleti, princi i vështirë” dhe “Don Kishoti në Ballkan”, të tria të shkruara e të botuara pas rënies së komunizmit.

Vepra 19. I Kadare

Vepra 19 – Kadare: Në vëllimin e nëntëmbëdhjetë të veprës, përveç ditarit për Kosovën, të vitit 1999, të njohur nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, dhe dialogut me shkrimtarin dhe publicistin e shquar francez Alain Bosquet, botuar disa herë në Shqipëri, përfshihen dy sprovat “Kushëriri i engjëjve” dhe “Arti si mëkat”. Kjo e fundit botohet për herë të parë në Shqipëri. Po ashtu për herë të parë botohet si libër më vete në Shqipëri “Legjenda e legjendave”, kurse “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” është publikuar për herë të parë në Paris, si parathënie e “Novelave të qytetit të Veriut” të Migjenit, përkthyer në frëngjisht.

Vepra 20. I Kadare

KADARE Vepra 20: Në këtë vëllim përrnbyllës të veprës së Kadaresë, përveç dy Librave dokumentaro-artistikë “Nga një dhjetor në tjetrin” dhe “Pesha e kryqit”, janë përmbledhur dy dialogë të tij, i pari me revistën shqiptare “Hylli i Dritës”, i dyti “E vërteta që del nga qilarët”, me shkrimtarin dhe publicistin e shquar francez Stephane Courtois. Ky dialog i dytë është botuar së pari nga shtëpia botuese franceze “Odile Jacob”, si pasthënie e botirnit frëngjisht të librit “Dosja K.”, e prof. Shaban Sinanit. “Sorkadhet e trembura”, një synops i gjerë për tjetër art, siç e ka karakterizuar autori, si edhe sprova “Identiteti europian i shqiptarëve”, janë përfshirë gjithashtu në këtë vëllim. Me përjashtirn të sprovës së fundit, si edhe të intervistës në “Hyllin e Dritës”, të gjitha veprat e tjera botohen për herë të parë në Shqipëri.

Vepra e plotë e Ismail Kadare

Opusi i tanishëm, që i paraqitet publikut shqiptar në njëzet vëllime, është, pa dyshim, më i ploti i Ismail Kadaresë. Duke lënë jashtë vetëm një pjesë të papërfillshme të krijimtarisë, kryesisht shkrime Të rinisë së hershme dhe disa herë krijime që, sipas gjykimit të autorit, nuk plotësojnë kriteret

Piramida, Ismail Kadare

Arkeolog i diktaturës, Kadareja zbërthen hieroglifet e tmerrit, që tiranët e të gjitha ngjyrave u kanë damkosur në trup viktimave të tyre. është më makiavelike se Makiaveli vetë. – Andre Clavel, L’Evenement du Jeudi.

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.

Breznite e Hankonateve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë “Breznitë e Hankonatëve” në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët “Emblema e dikurshme”, që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte “historinë a kronikën e një uzine”, e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të krahasohej me kronikën e një lufte.

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani “Çështje të marrëzisë” është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.

Dite kafenesh, Ismail Kadare 

Sa herë që ka rënë fjala për fillesën e tregimit “Ditë kafenesh”, sidomos pas përkthimit dhe botimit të tij si libër më vete në Amerikë, ka ndodhur pikërisht ky shpjegim i thjeshtuar, madje aq fort, saqë mund të quhet pa frikë njëfarë dhunimi i së vërtetës.

Pa forme është qielli, Ismail Kadare

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç’është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.

Dimri i vetmise se madhe, Ismail Kadare

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari Ismail Kadare.

Bisede per brilantet ne pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë.

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta n..

Pallati i Endrrave, Ismail Kadare

“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, – titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani”, shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela “Ëndërr mashtruese”, më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si “Kujtime të humbura”, shkruar në vitin 1955

Gjenerali i ushtrise se vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special “Olympias”. Në fillim ishin ca skuadra.

Perballe pasqyres se nje gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si “mikroromane”.

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në “botën e poshtme” është trajtuar për herë të parë te “Vajza e Agamemnonit”, në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.

Keshtjella, Ismail Kadare

Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Viti i mbrapshte, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit “Viti i mbrapshtë” ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.

Ra ky mort e u pame, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik, por që s’ishte veçse pjellë e jetës sonë.

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë.”

Kush e solli Doruntinen, Ismail Kadare

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.

Nata me hene, Ismail Kadare

Kur Ismail Kadare shkroi “Nata me hënë” mendonte se kishte bërë një novelë lirike, intimiste dhe ja përsëri rojet besnike të regjimit çirreshin si në rastin e “Koncert në fund të stinës”, tre vjet më parë. Në këtë rast kishte qenë pak pas “vetëvrasjes” misterioze të kryeministrit.

Ura me tri harqe, Ismail Kadare

Në qendër të librit “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës.

Perbindeshi, Ismail Kadare

Në laboratorin e tij të shkrimtarit, Kadare rimerr përvoja të provuara në të kaluarën nga tragjikët grekë, e më pas nga Dante e Shekspiri. Këto përvoja ai do t’i zgjerojë duke kërkuar formulën e një përmase, që të përmblidhte kohën dhe hapësirën.

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Lulet e ftohta te marsit, Ismail Kadare

“Lulet e ftohta të marsit” është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Koncert ne fund te dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve” tanë të kritikës.

Mengjeset ne Kafe Rostand, Ismail Kadare

Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.

Advertisements
One comment on “Kadare & Librat
  1. […] — Hinterlasse einen Kommentar […]

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Kadare lexon shqip për publikun gjerman.
Më të rejat
Fotografi