MESAZHI I ISMAIL KADARESË NË PANAIRIN E LIBRIT NË TORINO


E PADREJTË QË NJË POPULLI T’I MOHOHET E KALUARA – MESAZHI I ISMAIL KADARESË NË PANAIRIN E LIBRIT NË TORINO

“Unë e çmoj shumë këtë ngjarje që ka ndodhur. Më jep një gëzim të madh. Nuk është thjesht një gëzim që dëgjoj, sepse dëgjoj fjalë të mira për Shqipërinë. Është një lajm i gëzuar për vendin, por gëzimi shpërndahet në të gjithë qenien time.
Mendoj se kjo shpërndahet te gjithsecili prej nesh dhe kjo është ajo për çfarë popujt jetojnë për interesat e larta të tyre. Duan që të jenë të dobishëm për vetën, kur një popull është i dobishëm për veten është dhe për të tjerët.
Shqipëria dhe vendet që e rrethojnë, jem një shtet i vjetër evropian, i shekullit të XV dhe këtë s’para e themi. Nuk e thonë as të tjerët dhe kjo mua më krijon një acarim herë pas herë sepse më duket e padrejtë që t’i mohohet një populli e kaluara e tij.
Kjo nuk është një e kaluar për të shitur mend, për t’u mburrur kot së koti, për të bërë moral të tjerëve por është një e kaluar që lidhet me të ardhmen. Çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën, BE me ish-shtetet e vjetra të shekullit XV, ku Shqipëria ka qenë një ndër to. Dhe kjo s’para thuhet.
Në shekullin XV Shqipëria ka qenë vend i rrallë ku është botuar letërsi latine dhe shqip, paralele. Këtë ne e kemi harruar për duhet ta kthejmë dalëngadalë dhe duhet të jemi krenarë për këtë gjë. Duhet të kemi shpresë për këtë gjë. Ndaj këtë ndjesi ngazëlluese më shkaktoi mua sot. Ishte shumë e bukur dhe jam shukë mirënjohës”, ishte ky mesazhi i *Kadaresë./BW

*Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare që ishte i pranishëm me veprën e tij në panairin e 35-të të librit të zhvilluar në Torino, u shpreh se çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën.
*Shqipëria ishte e ftuar nderi në këtë event të rëndësishëm të librit botëror

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..