Lexim Libri në Gjermanisht


Lexim libri nën shoqërimin e Saksofonit

Aktorja e teatrit dhe e filmit gjerman Hella-Birgit Mascus do të lexojë të mërkurrën,

7.shkurt. 2018, ora 19 ,

në Shtëpinë letrare Herne Ruhr,

Bebelstraße 18,

pjesë nga romani i Ismail Kadarésë „Karvani i Ferexheve“. Shkrimtari shqiptar rrëfen me një gjuhë magjike histori imazhesh madhështore.

Sqarim: Libri «Karvani i Ferexheve», në gjermanisht me titullin përmbledhës “ Die Schleier Karavane“ rrëfen për prijësin naiv dhe injorant të karvaneve Haxhi Miletin, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës. Ky mision ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Europën qendrore dhe të cilave u kishin dhënë atuonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar. 

Hella Birgit Mascus

Pjesë në shqip nga SJELLËSI I FATKEQESISË, ► „Karvani i Ferexheve“

Asnjëherë në prag të ndonjë udhëtimi Haxhí Miletit nuk i kishin thënë kaq shumë “udha e mbarë” sa atë fillim shtatori, kur do të nisej për në viset e Ballkanit. Prej vitesh punonte si karvanar në Zyrat e Nozullimit të pallatít të Sheh-ul-Islamit dhe shërbimet në viset e largëta të shtetit ishin gjëja më e zakonshme për të. Çonte gjithfarë pajisjesh, duke nisur nga sixhadetë, që hiqeshin për shkak të vjetrimit prej xhamive të kryeqytetit dhe caktoheshin për xhamitë e vogla të provincave e gjer te cohat me mbishkrime të Kuranit, që i shpinin në qytetthe të humbura, në fshatra ose n gulime ushtarake, ku, sipas kumtirheve të mbikëqyrësve apo letrave padorase, ato ishin të pamj aftueshme ose mungonin krejtësisht.

Megjithatë, ndonëse i mësuar me udhëtimet dhe me gjendjen shpirtërore që krijohej në prag të tyre, Haxhi Mileti e ndiente se ky shërbim për në Gadishullin Ballkanik kishte diçka trazuese. S”ishte vetëm arsyeja që s”kishte qenë kurrë në atë anë të shtetit, por diçka tjetër, që lidhej ndoshta me ngarkesën që do të çonte (një sasi ferexhesh apo fytyrëzash, siç quheshin andej), për mbulimin e grave, si edhe me pëshpërimat e shumta që kishte dëgjuar për to gjatë kohës së përgatitjeve.
Nganjëherë përpiqej ta hiqte mendjen prej tyre. Ky ishte një shërbim si gjithë të tjerët dhe barra që po çonte ishte po ashtu e rëndomtë, njëlloj si dengjet me qilima të vegjël të lutjeve, si xhybet e hoxhallarëve e Iloj-lloj mallrash që ai me dhjetëra herë kishte shpërndarë andej -këndej me karvanin e tij të mushkave. Kështu që përpiqej t”ia mbushte mendjen vetes dhe arrinte ta bënte këtë, gjersa i kujtoheshin prapë “udha- mbar”-et e pafundme të njerëzve e bashkë me to mendimi se jo vetëm atij, por, me sa dukej, gjithë të tjerëve u ngjante gjithsesi i pazakontë ky rrugëtim, ndaj dhe i shpeshtonin urimet, si për ta bërë mbarë e për t’i shmangur çdo prapësi të mund-shme.
Pak a shumë këto gj ëra i vërtiteshin në kokë Haxhi Miletit në kohën që po mente në dorëzim ferexhetë në depon qëndrore.
Ishin shumë, gati gjysrnë milioni, të lidhura në dengje, mbi çdonjërin prej të cilëve ishte shënuar sasia e perçeve. Me një zë të mërzitshëm, kryemagazinieri murmuriste nëpër dhëmbë shifra pas shifrash ndërsa sytë e tij kalonin nga dengjet te shukui dëftesave që_ mbante në dorë.
Gjysmë milioni, tha me vete Haxhi Mileti. Kur kishin arritur t’i përgatitnin?