AFTER NOBEL PRIZE LITERATURE

Nobel kandidatën.
Joyce Carol Oates, Péter Nádas, Philip Roth, Ismail Kadare, Swetlana Alexijewitsch, Haruki Murakami, Adonis, Jon Fosse, Ngugi wa Thiong’o, Philip Roth.

Nobelin në Letërsi e mori para ca ditëve bjellorusja Swetlana Alexiewitsch. Kurrë dhe asnjëherë në historinë ruse nuk është parë që rusët ta nxjerin bukën e tyre me punë e zhvillim, por vetëm me luftë, dhunë dhe grabitje , do të shprehej para ca kohësh një gjeneral i Natos. Nobelistja e sapo bërë, Svetlana Alexijeviç, do të theksonte proverbe dhe mesazhe të ngjashme në librat e saj si :“Prej rusëve mund të bësh një shkop gome apo Ikonë,- thotë një proverb i vjetër rus, por ikonë rusët kurrë s’u bënë „. „Mendja e rusëve është shumë e thjeshtë, ata janë vetëm  për luftra ose të modernizohen ushtarakisht për një luftë të re ,,
„Pothuajse gjithë Rusia është një Putin kolektiv“ do të jetë tituli i një artikulli gazete gjermane ..etj. Ngjarjet e fundit të rusëve Putinistë në Siri tregon se në çfarë alarmi është bota. Tridhjetë sekonda larg luftës së tretë botërore fluturojnë avionat rus dhe ata turq ..etj
Te nobelistja shihet qartë qëndrimi i palëkundur politik me fuqi të lartë poetike. Për shumë kritikë , e publicistë të njohur Svetlana ka qenë një kandidate e fortë në marjen e Nobelit. Një paratregues i mirë për Nobelisten  ka qenë edhe shitja dhe lexueshmëria e lartë që i është bërë ramaneve të saj.

Joyce Carol Oates, Péter Nádas, Philip Roth, Ismail Kadare, Swetlana Alexijewitsch, Haruki Murakami, Adonis, Jon Fosse, Ngugi wa Thiong’o, Philip Roth u konsideruan si pretendentët më të fortë të letërsisë nga kritiku, gazetari Mikael van Reis. Pretendentja e tij ishte pikërisht ajo që fitoi sipas gjithë kritereve të mundshme. Kadareja është një kanditat dinjitoz, shtoi kritiku , por se nuk ka shumë njerëz  sot që lexojnë romane me temë të para njëmijë vjetëve ..etj

„Nobeli ka shkuar gjithmonë te letrari i merituar,“- thuhet, sipas mendimit të përgjithshëm të expertëve letrarë të botës.

Na erdhi keq që nuk ju dha Nobeli juve zoti Kadare, iu tha atij në 2010-tën gjatë një takimi letrar me shkrimtarin. Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi, çmimi letrar iu dha një shkrimtari të madh, romancierit  Mario Vargas Llosa, u shpreh Kadare. Llosa, i cili ishte dhe anëtar jurie në festivalin e Kanës,  mbrojti shqiptarët  duke qortuar rëndë  filmin me tematikë raciste kundërshqiptare “ L’america“. Pra, Nobelin e mori, do të shtonte Kadare, një njeri joshqiptar që mbrojti aq bukur dinjitetin shqiptar, gjë që rralë e bëjnë shqiptarët këtë për veten  e tyre. Në një takim tjetër, me pak humor, pyetëm shkrimtarin se ku është Franca me gjenitë letrarë. Franca ka shkrimtarë shumë të mirë, por gjeni nuk ka sot për sot , tha Ai.

Për ironi të  fatit atë vit, 2014-tën, P. Modiano, shkrimtar shumë i mirë francez, mori Nobelin në letërsi. Jam i saktë të përsëris një kritik letrar me peshë botërore, Reich Ranicki († 18.09.2013) , i cili në emisionin e tij “ Quarteti Letrar ,, bëri një krahasim të spikatur. R.Ranicki është shprehur : Stefan Zweig ka qenë shpesh herë afër marjes së Nobelit dhe nuk arriti dot ta hedhë në dorë atë. Edhe Ismail Kadare është përherë afër marjes së çmimit . Por nëse Kadare nuk e mer çmimin Nobël në Letërsi , ai mbetet një Stefan Zweig, pa çmim por tepër i madh në dimensionin letrar.“ 

Fat të njëjtë patën  Tolstoi, Xhojsi, Franc Kafka, L. Borgesi, Kundera. Këta shkrimtarë konkurencën kryesore kanë përmendjen e veprave të tyre sa më gjatë pas vdekjes. Gjenitë kujtohen gjatë!

                                                                                                                                                                                                                 ™L.Lapi, më 13.10.2015

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..