“Natyra e ka ditur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e saj, që t`i tregon botës se jemi një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeçare. Kadareja është fati historik i një mburrjeje kombëtare.”
Të ngritësh zërin pro Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritsh zërin pro një populli të tërë, pro popullit tonë e që fatbardhësisht Kadareja është “Nobeli” i kombit shqiptar. E neve kurrë më tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare. Po Kadaresë për çmimin Nobel!
Kombi ynë do te ndërronte imazhin e tij në botë sikur shkrimtari Ismail Kadare te fitonte çmimin Nobel. Të gjithë shqiptarët e botës ; të gjithë me një mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasëse të intrigave dhe intrigantëve , pa dallim të qëllimeve të njerëzve tanë që vuajnë nga” vetëm për inat”, pa dallim moshe ,gjinie- Po Kadaresë !
-Të gjithë ata që e duan të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë në Evropën e qytetëruar: Po Kadaresë çmimin Nobel!
– Dashuria ,atdhetaria ,mallkimi i vuajtjeve të së kaluarës të bashkohen: Po Kadaresë çmimin Nobel!
– Unë ,ti ,ai ajo , na ju , na ,ata dhe ato themi : Po Kadaresë çmimin Nobel!
– Sikur . S`ka sikur ; ardhmëria e atdheut thërret: Po Kadaresë çmimin Nobel!
Po Kadaresë çmimin Nobel!
Kadareja e ka vendin në ballin e oxhakut të Kombit, por edhe ju pajtoheni me këtë.
Në kohën kur Kosovës i duhet shlyerja e hipotekave të këqija, në kohën kur Kosovës i duhet Kadareja, në kohën kur Kosovës vetëm miqtë e vërtetë mund t`i ndihmojnë , atëherë : Po Kadaresë çmimin Nobel
E dimë mire që konferenca e Rambujes e kishte Kadarenë mbrapa. E dimë mirë që mos të ishte Kadareja, historia e Kosovës do të shkruhej ndryshe? Eh ,sikur historia të shkruhej ndryshe atëherë edhe kombi shqiptar do të ishte ndryshe !
Shqipërisë e të gjitha tokave mbarëshqiptare na duhet Kadareja. Neve na duhet Nobeli. Duhet t`i jemi natyrës mirënjohës që na e fali Kadarenë mu në kohën më të nevojshme për ne.
Këngjilli dhe gjerdani prej ari i nuk trazohen kurrë ndër veti : Po e citoj vetëm pak: “Çështja e faktorit shqiptar mund të përmblidhet në një frazë: shqiptarët kanë qenë në qendër të historisë së Ballkanit dhe sot janë kthyer përsëri në qendër. Ky fakt, fakti që ky kthim u bë në formën befasuese të dy shteteve, nuk ndryshon asgjë në thelbin e çështjes. Kryesorja është që populli shqiptar, në këtë fazë të re të historisë së tij, ka rastin të tregojë , përpara vetes në radhë të parë, por përpara aleatëve tanë gjithashtu, se ky rikthim i tij është i mbarë, i shëndetshëm, drejtpeshues për të dhe për të tjerët. Me fjalë të tjera, s’kemi të bëjmë këtu me një kërkim revanshi apo mburrjeje, e aq më pak me një synim për të dëmtuar dikë. Kam bindjen se kjo prani e fuqishme shqiptare do të thotë, në radhë të parë, përgjegjësi e dyfishtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Dhe seriozitet i dyfishtë gjithashtu. (Kadare)”.
Neve na duhet KADAREJA! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi!
“ Shqipëria me Kadarenë, e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris,17.03.1982) shkruanin në Evropë . E ende shkruajnë.
Fahri Xharra, Gjakovë