«Piramida» në revistën gjermane

Revista gjermane’Bento’:’Piramida’ e Kadaresë libri që të ndryshon jetën

 ProveRevista letrare gjermane “Bento” e njohur në qarqet krijuese në Europë ka botuar listën e dhjetë librave që të ndryshojnë jetën. Redaktorët e revistës rendisin edhe  veprën “Piramida” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

“Nëse njeh të kaluarën të ndihmon ta kuptosh të sotmen. Kjo mund të jetë një klishe,  por Ismail Kadareja e ka aktualizuar në këtë vepër. Ai shkruan për Piramidën e Madhe të ndërtuar para 4500 vitesh, por vepra tingëllon aktuale.

Piramida është një metaforë për çdo lloj shtypjeje”, shkruhet në rekomandimin e revistës gjermane “Bento” për Kadarenë.

Përveç librit të shkrimtarit të njohur shqiptar kjo revistë ka renditur edhe titujt e autorëve më të famshëm në botë si libri “Persepolis” i autores iraniane Marjane Satrapi, “Effi Briest” i Theodor Fontane-it, “The Imperfect” nga Tom Rachman-i, “The Ëave” nga Morton Rhue, etj.

“Piramidës” së Kaderesë i është kushtuar vëmendje nga redaktorët e revistës gjermane, saqë ata arrijnë në një konkluzion interesant:

“Me heqjen dorë nga ngritja e piramidës nuk vihet në pikëpyetje ngritja përfundimtare e prijësit tek yjet, por rrezikohet dhe arkitektura e pushtetit të shtetit, mbi të cilën bazohet bindja pa kushte e popullit”, shkruhet në revistën “Bento”, referuar intrigës së romanit që nis me shqetësimin e hierakisë komuniste se mos diktatori heq dorë nga ideja e piramidës….

Burimi i shkrimit: Shqiptarja.com, Redaksia Online, XH.K/Shqiptarja.com

 

*Saktësim: “Bento” nuk është revistë, por një portal rinor, një degë e «Spiegel online» për lexuesit e rinjë mes moshës 18 e 30 vjeçare.

 



Kategori: Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: