LETËR FRANÇOIS MITTERRAND-it

*FRANÇOIS MITTERRAND

                                                              President i Francës,                                                                                                                                                           Paris, 12 shtator 1991

kadare,leter.Zoti President,

Pata nderin të marr pjesë në mbledhjen e Pragës, në mbyllje të së cilës ju mbajtët një fjalim, që me të drejtë u gjykua prej të gjithëve i shkëlqyer. Nuk pata mundësí t’ju takoj në mbarim të konferencës suaj të shtypit, por edhe po t‘ju kisha takuar, vështirë se do të mund t‘ju shtjelloja në ca çaste të shkurtra, atë çka po ju parashtroj këtu.

Kjo letër ka lídhje me fjalimin tuaj dhe unë po ju drejtohern si Presidenti Francës e, njëkohësisht si burrë shteti vizionar, një nga arkitektët kryesorë të Europës së nesërme. Shumë mendje të fuqíshrne janë të angazhuara sot për projektin e kësaj Europe, që është një nga aksionet më madhështore të ndërmarra ndonjëherë në historínë e njerëzimit. Sa më shumë të kalojë koha, aq më qartë do të spikatín përmasat e vërteta të kësaj ngrehine monumentale, mbi të cilën popujt kanë vënë aq shumë shpresa.

Do të jetë në nderin e përbashkët të kontinentit tonë, gjetja e rrugëve dhe shtrimi i tyre i vështirë, për të mbërritur te Europa e nesërrne. Në këtë kontekst, mendova t’ju drejtohem.

Europa e nesërme s‘mund të ndërtohet pa e çliruar ndërgjegjen nga gabimet dhe fajet e vjetra. Historia e botës sonë është e mbushur me faje të tilla, por ato që u bënë në çerekun e parë të këtíj shekullí prej Fuqive të Mëdha europiane, janë tepër të ndjeshëm ende sot. Midis dy seanca mbledhjeje, midis dy cerernonive, u bënë prerje tragjike kufijsh, popujve iu këputën pjesë të tëra, dhe ndonjë populi u pre me dysh. Tani, pas kaq vitesh, ashtu si plagët e vjetra, që dhembin sa herë ngryset rnoti, ashtu dhe këto prerje shkaktojnë dhimbje e tragjedi të reja.

Në këtë kirurgji të rëndë, ai që humbi më shumë, ishte kombi shqiptar. Bashkëkohës i grekëve të vjetër, një nga më martirët e kontinentit, pas dy mijë vjet jetë në bashkësi, ai u pre më dysh më 1913 dhe 1918. Qysh nga kjo kohë ajo prerje kullon gjak.

Në korrik të vitit 1989, gjatë mëngjesit që më ftuat në Elize, për të cilin ruaj një kujtim aq të bukur, gjatë bisedës sonë folëm, midis të tjerash, edhe për çështjen e shqiptarëve e të kurdëve, si dy nga problemet etnike më të ndërlikuara. ]u thatë atëherë me të drejtë, se ndërsa problemi kurd, për rrethana që dihen është tepër i ndërlikuar, çështja e shqiptarëve paraqitet më e qartë. Pas luftës së Gjirit, gjithë bota ishte dëshmitare e tragjedisë kurde, kurse për tragjedinë shqiptare ende nuk duket ndonjë projekt zgjidhjeje në horizont.

Në atë takim, unë ju kujtova se mbi kombin shqiptar rëndojnë për fat te keq dy diktatura: ajo e komunistëve vendës dhe ajo e komunistëve serbe.Tani, mbas dy vjetësh, njëra nga diktaturat, ajo shqiptare, ka rënë por ka mbetur  tjetra, serbja.

Unë ju shkruaj këtë letër me besim të plotë se ju si President i Francës, si europian i shquar dhe si  njeri i kulturës e i ndërgjegjes botërore, do të bëni diçka për zgjidhjen e këtij problemi dramatik. Unë e di mirë se sa të vështira janë çështjet etnike, sa ndërlikime të papritura krijojnë aty ku nuk priten, dhe sa shpesh bien ndesh me harmoninë e arritur me aq vështirësi.

Ju siguroj, Zoti President, se shqiptarët nuk do të kërkojnë kurrë në mënyrë të paduruar e egoiste, të rregullojnë çështjen e tyre, në kurriz të paqes europiane ose të cënimit të popujve të tjerë. Por në qoftë se ata kurrsesi nuk duan të bëhen shkaktarë të prishjes së harmonisë në kontinent, kjo s’do të thotë se ata do të vazhdojnë të vetëflijohen e të mos kërkojnë ato të drejta elementare, për të cilat bota e sotme është krejtësisht në një mendje.

Mendoj se ajo që kërkojnë sot shqiptarët janë dy gjëra. E  para, të ndihmohet demekracia në Shqipëri. E dyta, të mos lihet gjysma e kombit shqiptar që jeton në Jugosllavi, nën meshirën e terrorit serb, kësaj skëterre të papërfytyrushme të kohës tonë.

Çështja e parë, ndihmesa për demokracinë e re shqiptare, është e qartë dhe e thjeshtë, dhe kohët e fundit, për fat të mirë, janë ndërmarrë disa hapa te ndjeshme. Çështja e dytë lidhet me kërkesën e ngutshme që sbqiptarët, populli i tretë në jugosllavi, të vendosin, si çdo komb tjetër, për fatin e tyre.

Lidhur me këtë, do të dëshiroja të shtoja diçka të rëndësishme. Nga të dhëna të sakta, që kam mundur të grumbulloj vërtetohet njoftimi që liderët demokratë të Kosovës i kanë bërë të ditur gjithë botës, se komunistët serbë po përgatisin kundër shqiptarëve një masakër të përgjithshme. Sado që një gjë e tillë tingëllon  mesjetare dhe e kapërcyer nga koha, më besoni Zoti President, se në gadishullin ballkanik, mesjeta është ende e pranishme. Unë ju lutem që ta vlerësoni këtë paralajmërim, këtë klithmë për ndihmë, përpara se tragjedía të ndodhë dhe përpara se të jetë vonë.

Duke ju kërkuar ndjesë për këtë letër të gjatë, jam i sigurt Zoti President, se megjithë punët dhe angazhimet e shumta që keni, do të bëni diçka të ndjeshme për popullin tim, i cili përherë ka pritur diçka më shumë nga Europa, e veçanërisht, nga Franca. Drama e tij është pjesë e dramës botërore, por aq më tepër drejtësia që ai kërkon është pjesë e saj.

Pranoni Zoti president, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

ISMAIL KADARE    Paris, 12 shtator 1991

Advertisements
Postuar te Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Kadare lexon shqip për publikun gjerman.
Më të rejat
Fotografi
Këtë e pëlqejnë %d blogues: