PIRAMIDA & DARKA E GABUAR

Në vitin 2018 shtëpia botuese *Fischer Verlag* riboton dy romane të Ismail Kadaresë: „Piramidën“ dhe „Darken e gabuar“.
„Ismail Kadare ka  rrëfyer për errësirën shekullit të  XX  më tepër se çdo autor tjetër bashkëkohor.“
Daniel Kehlmann

Dy romanet që do të ribotohen.png

FANTAZMA NË EGJIPT

„Piramida“ ngjan shumë me „Pallatin e Ëndrrave“: Keopsi i ri ishte po aq naiv dhe i sinqert, sa dhe Mark-Alemi. Por në ndryshim me këtë të fundit, qysh në fillim të romanit ai është i vetëdijshëm për pushtetin e tij. Atë çka ai nuk e koncepton dot,është nevoja e ndjekjes së traditës faraonike për varre të përjetshme. Mirëpo dëshira e tij për modernizim bie ndesh me këmbënguljen e këshilltarëve: ndërtimi i piramidës duhet përdorur si mjet ti shtypur popullin.

 Merret vendimi: përmes një ingranazhi njerëzor, tepër njerëzor, kantieri shkakton shpërbërjen fizike të vendit, dhe atë mendore të faraonit. Ironia dhe grotesku janë, për lexuesin, rrënojat e fundit të vitalitetit në këtë univers të molepsur. Duke përsëritur fantazmën e familjes, fëmijët e faraonit do ta çojnë në kulme të reja këtë rrënim.

„Një mëngjes dimri, faraoni i ri, Didufriu, shpalli përpara ministrave dhe këshilltarëve të vetë të ngushtë ndërtimin e Piramidës së vet. Ishin aty, djali tjetër i Keopsit, Kefreni, si edhe vajza e vetme Henotsen, ajo që prej kohësh nuk kishte shkelur në pallat, për shkak shthurjes.

Të githë, me fytyra të shtangura, dëgjonin fjalët e faraonit. Ai nuk dha ndonjë mendim të veçantë as për gjatësinë e brinjës, madje as për lartësinë e piramidës, dhe ata nuk dinin ç’kuptim ti jepnin kësaj.

E motra, me një mospërfillje të hapur, vështronte gjithçka. Flitej se kohët e fundit, duke përfituar nga trullosja e të atit, po bënte një profkë të re: një piramidë për veten e saj. Flitej se secilit dashnor i kërkonte një sasi gurësh, kështu që një zot e dinte se sa dashuri duhej të bënte ende, gjersa piramida të lartësohej.

Një pjesë e kryeqytetit nuk merrej veçse me të. E quanin piramidë femër, hije e seksit të Henotsenës, thellësia e tij, projektimi mbi sipërfaqe, phallusi vaginhondëshmues, apo sekskut etj.,etj.Ajo i dëgjonte të gjitha dhe aq i bënte. Madje, flitej se kishte thënë: meqenëse gratë e Egjiptit janë ftohur e kanë hequr dorë nga dashuria, do të bëj unë sa për të gjitha. Dhe piramida le të dëshmojë se nuk jam mburrur kot“.

JEAN – LUC TINGAUT

“ L ‚Oeil de doeuf“, Paris, maj 2000. 

Piramida mbeti atje,

Te dielli dhe rëra përvëluese.

Bijë e shkretëtirës,

Mbi gjoks shkretëtirës i rëndon.

E ngritur mbi rërë nga njerëz të panumërt e pa emër, si rëra,

E të gjithëve është ajo dhe e askujt.

                                                                      Kadare,1967

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..