Të Rrafshuar Nga Tragjedia

Pjesë nga: Ra Ky Mort e u Pamë

14 maj

Ata kalojnë përpara kamerave të mpirë nga tragjedia, pa britma e lëvizje histerike, shpesh me sy të ulur për poshtërimin që kanë pësuar. Duket në pamje të parë se është një popull i tërë e, megjithatë, shumë shpejt vihet re se diçka e rëndësishme mungon në këtë portret. Mungojnë burrat e rinj. Ata janë mbajtur peng në Kosovë.
Né një interviste né TV, vëllai i diktatorit serb, me ligësi dhe cinizëm, përmendi vajzat e bukura shqiptare, qe duken midis turmës. Pas kësaj deklarate te tij, vajzat e bukura u rralluan. E vërteta makabre po merrej vesh ato ditë: vajzat e bukura ndalohen për të mos ngjallur simpati te telespektatorët. Sipas dëshmive të të shpërngulurve, shumë prej tyre janë vrarë, zhdukur ose përdhunuar.                     

Portreti i popullit shqiptar të Kosovës është gjymtuar edhe më. Mbeten kryesisht fëmijët, një pjesë e nënave dhe pleqtë. Këta të fundit janë pjesë e popullsisë shqiptare, që, sipas vizionit serb, mund të ndihmojnë për të mbajtur gjallë imazhin e keqësuar të popullit shqiptar. Njerëz të drobitur, të nxirë nga vuajtjet, veshur një pjesë me petka të kujtojnë pleqtë myslimanë. Gjithë propaganda serbe, ajo përgatit këtë katakombe, pasi falsifikoi të vërtetën për historinë, doket e fenë e shqiptarëve, u përpoq njëlloj si nazistët që, për të poshtëruar hebrenjtë, të përhapë mashtrime për pamjen e tyre të jashtme. Mbi një çerek milion fëmijët e Kosovës, shumica biondë, si shumica e fëmijëve të Europës, janë një befasim për të gjithë. Fëmijët e foshnjat shqiptare po bëhen mbrojtësi i imazhit të kombit që i lindi. S‘ është e rastit urrejtja serbe është përplasur shumë herë me ta. Rrjedhimisht, s’është e rastit që  janë të pavaksinuar. Çdo mbrëmje, përpara ekraneve të botës vazhdon kalvari i një populli. Ndonëse portreti i tij vazhdon të jetë i gjymtuar, midis kësaj morie njerëzore, midis pleqve të nxirë e fëmijëve plot dritë kalojnë gjithfarë njerëzish: priftërinj, hoxhallarë, profesorë universiteti, shkencëtarë, artistë, por ata nuk njihen më. Ata janë të rrafshuar nga tragjedia. Dhe kur qëllon flasin anglisht, frëngjisht e gjermanisht, kjo duket e pabesueshme. Po i shkruaj këto  për „World Media“.

Ah…

                                                                                                                              17 maj

Një miliarder serb, nga Peja e Kosovës, jep intervistë në TV. Mustaqe tipike ballkanase. Mburrje, gjithashtu, tipike të gadishullit: e ka shtëpinë ngjitur me Millosheviçin. Ka shtatëmbëdhjetë miniera në Rusi. Pas një ngacmimi të gazetarit, pohon se ka mjaft njohje dhe shpërndan shpërblime për ata që ndihmojnë çështjen serbe.                                       (Ah…)

Shpesh, kur vrasim mendjen të gjejmë „arsyen e mos-arsyes“, përse X-i ose Y-i sheh f’ëmijë të masakruar në Kosovë e thotë se nuk ka parë gjë, pra, kur kërkojmë shkaqet e thella të kësaj ngatërrese intelektuale, e zhbirojmë përsëri nga ana psikike, psikoetnike, filozofike, fetare etj., etj., harrojmë të bëjmë një pyetje të vogël, një pyetje të thjeshtë fëmije alla Andersen: „mos e njihni miliarderin nga Peja?“
Një nga dy gazetarët që shoqëruan në Kosovë Regis Debray ishte Paul Watson (tjetri është serbi Aleksandër Mitiç). Ja ç’shkruan Watson „Los Angeles Times“, me 7 maj „Unë nuk kam prova se këtu janë bërë vrasje e përdhunime, gjë që s’do të thotë se s’kanë ndodhur“. Ç’farë shtirjeje, kinse naive.

Dhe ja, më poshtë bisha nxjerr dhëmbët. Pasi thotë se nuk ka spastrim etnik në Kosovë, Watson vazhdon: „Është e kundërta Autoritetet jugosllave duan kthimin e të ikurve. Kjo është thënë zyrtarisht dhe se në Prishtinë policia serbe po i mbron shqiptarët“.           (Ah…)


*Regis Debray filozofi proserb i Francës që nga miqësia që pati me Vuk Drashkoviçin i ishte mbushur mendja prej këtij të fundit se Millosheviçi nuk ishte diktator. Gjatë luftës së Kosovës ky propagandoi për „vuajtjet e serbëve“ …Ky i shkroi presidentit të Francës se në Kosovë nuk ka të burgosur politik etj ..Ah…▬ e ka diskredituar Kadare

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..