Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptareve me Evropën!
“Famëkeqi drafti i Çubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptareve me Evropën. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës. Dhe sidomos për turqizimin e tij”,
Zoti Kadare: Ku e ka hallin Serbia me shqiptarët, që të mos na shohë të europianizuar?
Kadare: Dihet se gadishulli ynë ka qenë vend keqkuptimesh të mëdha. Një nga këto, ndoshta më tragjiku, është keqkuptimi shqiptaro-serb. Testamenti i Cubriloviçit, ende i padënuar nga Serbia, e shpall të qartë se Serbia s’mund të ketë jetë normale me kombin shqiptar përbri.
Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhbërjen, shpërnguljen ose shfytyrimin e plotë të këtij kombi rival. Vetëm kështu, sipas mendjes së sëmurë nga shovinizmi, Serbia, përbri Shqipërisë së përçudnuar, do të dukej më e qytetëruar në sytë e Europës! Rrjedhimisht do të përfitonte favoret europiane dhe, kryesorja, një skajim sundues në gadishull. Qysh në lindjen e saj, doktrina, si çdo pjellë e urrejtjes, ka qenë e pamundur. Asnjëherë Serbia s’ka pasur asnjë shans të vetëm për zhbërjen e kombit fqinj. E vetmja shpresë, edhe ajo gjysmë haluçinante, ka qenë shfytyrimi i botës shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonjë shkollë e vetmuar (shkollat janë për sllavët, për ju mjaftojnë xhamitë), hapësira shqiptare përherë e më tepër do t’i ngjante Anadollit. Në draftin e tij, Cubriloviçi ka gjithmonë parasysh bashkëpunimin turko-osman. Qoftë marrëveshje të fshehta për shpërnguljen shqiptare, qoftë ndalimin e gjuhës shqipe. Për këtë të fundit, pavarësisht nga përgjërimet mallëngjyese për miqësi, ende nuk ka një kërkim ndjese. Më pëlqen të besoj se herët a vonë Serbia ka gjasë të çlirohet nga xanxa të tilla. Këto ditë, një koleg yni tepër i njohur, Dobrica Qosiq, në prag të ikjes nga kjo botë, e çliroi ndërgjegjen e vet duke lënë, më në fund, një porosi të arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb për Kosovën. Lumturisht, shqiptarët, ndonëse nuk falin lehtë, nuk kanë krijuar kurrë asnjë doktrinë për zhbërje, shfytyrim a dëmtim të kombit fqinj serb. Në Ballkan, ku arsyet për krenari janë zakonisht të pakta, kjo do të ishte njëra prej tyre.(intervistë me shkrimtarin Kadare, në 15 vjetorin e çlirimit të Kosovës)
Të vertetat e thena nga një shkrimtar si Kadare duhen dëgjuar nga politikanet për të bëre gjënë e duhur ne diplomaci e mbrojtur interesat kombëtare.
LikeLike