„RA KY MORT E U PAMË“

17157780_1896664227237592_4082716711370179156_o

24 gusht

Në avion, duke udhëtuar për në jug të Francës, lexoj në „Liberation“ për gazin helmues sarin, përdorur nga serbët qysh prej dhjetë vjetësh, kundër shqiptarëve të Kosovës. Në fillim, kundër fëmijëve, kohët e fundit, kundër UCK-së.
Nga zyrtarët e OKB-së pranohet, me në fund, një e vërtetë e fshehur, e mbrojtur në mënyrë cinike nga organizmat ndërkombëtare, që janë marrë qysh më 1989. Është ngritur shumë herë zëri për këtë, por veshët janë bërë shurdh. Veshët e botës, përgjithësisht, kanë qenë të shurdhët për shqiptaret. Sytë, gjithashtu, kanë qenë të verbër. Para dy muajsh, në artikullin e gjatë, botuar në „El Pais“, kam bërë, midis të tjerash, një thirrje për ndriçimin e ‚këtij krimi, duke kërkuar dënimin e mjekëve dhe të politikanëve, jo vetëm e mbyllën gojën, por ua mbyllën edhe të tjerëve. Ndoshta, artikulli ka luajtur një rol për rihapjen e dosjes. Sido që të këtë ndodhur, një mësim del nga kjo histori. Një mësim që duhej ta kishim nxjerrë prej kohësh: për krimet në Kosovë nuk duhet lodhur së kërkuari drejtësi, dhjetë herë rresht, po të jetë nevoja, njëqind herë, një mijë herë rresht.

25 gusht

Vajza ime e madhe kap në internet një koment te shkruar në anglisht të një intelektuali e politikani të shquar shqiptar, që nuk dua t’ia përmend emrin, ngaqë e çmoj. (Nganjëherë më duket se po bëjmë kritika më shumë se ç’duhet. Mirëpo, nga ana tjetër, ç’të bësh, kur e keqja duhet ndrequr me çdo kusht?)

Komenti titullohet „Fashizmi kosovar, turp i shqiptarëve“ dhe i është dërguar Institutit të Paqes e të Luftës. Merret me mend përse flet: në mbrojtje të serbëve kundër hakmarrjes shqiptare.
Në parim, shqetësimi është i drejtë. Para pak kohe, në një intervistë në „Kohën ditore“, e kam prekur unë vetë këtë problem, duke u kërkuar haptas bashkëkombësve të mi të mos kryejnë hakmarrje, sepse kjo nuk e forcon, përkundrazi, e dobëson një popull, edhe në rastin kur ai ka shkaqe për ta kryer.
Mirëpo komenti i mësipërm është shqetësues. Është bërë pa kurrfarë kujdesi, për të kuptuar rrethanat në të cilat po ndodh kjo. (Administratori i OKB-së, Kouchner-i, nuk harron kurrë ta kujtojë këtë.) Do të mjaftonte kujtesa për mijëra të burgosurit shqiptarë, që mbahen peng në mënyrën më banditeske prej regjimit serb, për të shpjeguar një pjesë të nervozizmit të shqiptarëve. Është i palejueshëm, sidomos titulli i shkrimit.
Edhe më dëshpërues është zelli i një tufë djemsh e vajzash shqiptare, që punojnë, siç duket, pranë organizmave ndërkombëtarë, për ta shpërndarë me shumë entuziazëm këtë shkrim. Shtrohet pyetja: çfarë i ndezi kaq shumë këta të rinj në këtë artikull? Si është e mundur kaq shpejt e harruan martirizimin e Kosovës, për të klithur për fashizmin kosovar, në kohën që Serbia kriminale nuk pipëtin asgjëkund për të kërkuar ndjesë për krimet e saj?
Shpjegimi nuk është i ndërlikuar, po të kihet parasysh ajo sëmundje e rëndë i ra një zhgani intelektualësh në Shqipëri, për t’u ngritur kundër popullit të tyre. U ngritën në emër te paanësisë, të „mungesës së nacionalizmit“, të një vizioni kinse të emancipuar,
modern të politikës etj., etj., kurse, në të vërtetë, u ngritën te shtyrë nga interesat më meskine: të fitojnë simpatinë e zyrave sterile ndërkombëtare, e bashkë me simpatinë, të fitojnë paratë e tyre, bursat, udhëtimet, stazhet etj.
Djemtë e vajzat e reja shqiptare, që e vazhdojnë këtë hulli, kujtojnë se janë modernë, kujtojnë se, duke e përçmuar popullin e vet, jané sipéranö ndaj tij, kurse, në të vërtetë, s’janë veç një mjerim i pafund.
Shpesh në shtypin shqiptar në Tiranë, Prishtinë ose diasporë ndeshet kjo alternativë: ta mbrosh popullin tënd në mënyrë primitive, apo ta shesësh në mënyrë moderne.
Alternativë e aspaktë, e mosqofshme, tragjike.

26 gusht

Miku im, Jean Manuel Bourgois, në shtëpinë e te cilit po pushojmë disa ditë në Antibes, më tha se do të ishte mirë që, së paku, këtë javë pushimi të mos e lexoja shtypin.
Dhe ja, është ai vetë që më merr në telefon nga Parisi dy ditë pas mbërritjes këtu, për të më thënë të blej revistën italiane „L‘ Expresso“, ngaqë ka disa shënime për Kosovën.
Mënyrë me të mirë për të prishur gjakun se kjo revistë as mund të gjendej. (Jean Manueli s‘ ka faj, më ka marrë në telefon, sepse e ka parë revistën, pa e ditur ende ç’shkruan.)

Është e pabesueshme verbëria e një pjese të shtypit italian për ngjarjet në Kosovë. Mund të përligjej disi në fillimin e konfliktit, por tani, kur numri i varrezave të përbashkëta të shqiptaräve e kaloi katërqindëshin, të mos thuash asnjë fjalë për to e të shkrihesh nga adhurimi për serbët, është e pakuptueshme.
Kulmi i mbrapshtisë është një shkrim i gazetarit Paolo Rumiz. Serbia, sipas tij, po kthehet në një shembull për italianët. Ngaqë Italia na qenka atdheu i antiamerikanizmit. Ngaqë Serbia na e paska sfiduar Amerikën. Dhe kjo Serbi na paska ngadhënjyer në luftën për të mbrojtur identitetin e saj kundër buldozerit rrafshues amerikan. Dhe, pas kësaj lufte, një shpërthim i madh kulturor po ndodh në Serbi (me fjalë të tjera, këto masakra, ky gjak shqiptar i derdhur e ka ushqyer shpirtërisht bishën serbe dhe tani italianët dhe bota po presin frytet). Shkrimi përfundon me një perlë tjetër: ka ardhur, ndoshta, koha që Italia, krejt Europa, të përfitojë nga serbizmi, domethënë të serbizohet, ashtu siç u helenizuan romakët pas pushtimit të Greqisë. (Saremo serbizzati, come i romani ellenizzati che pure la Grecia l‘ avevano conquistata.)
Me fjalë të tjera, ky farë gazetari, që punon në Beograd, i propozon Europës të ngjyejë duart me gjak si Serbia, për t’u emancipuar!

Që të mos zgjatem, po sjell një shembull mjaft të rrokshëm, që e lexova dje në gazetën «Rilindja». Një italian, a italo-gjerman me emrin Benvenuto, ka botuar një vargan shpifjesh për Shqipërinë në shtypin gjerman.
Ja ç’shkruan në fragmentin e përkthyer nga gazeta në numrin 26 shtator 1997. „Mé 1992 në Tiranë mbi 80 përqind e banesave kishin një vrimë në dysheme në vend të nevojtores“.
A e dini sa i kushton popullit shqiptar një shpifje e tillë e neveritshme e bërë nga ky horr italian? Është një trillim i pabesë, nga ato që i mbeten në kujtesë lexuesit.
Dhe lexuesi ka të drejté të mendojë: Ç’është ky popull barbar e pa kurrfarë dinjiteti, që as në kryeqytetin e vet ende nuk e njeh elementin e parë të qytetërimit njerëzor? Dhe thirrja e fshehtë e këtij palaçoje nga Italia është: ç`merreni me një popull të tillë? Lëreni në mjerim, lëreni të ngordh urie, ta godasë kamxhiku i serbit, sepse ai nuk meriton fat më të mirë. Shpifje të tilla i paguajnë veçanërisht shtrenjt refugjatët shqiptarë, kudo që ndodhen. Ndaj, shkrime të tilla mbajnë erë krim.

KADARE ►Pjesë nga shënimet për Kosovën nën titullin „RA KY MORT E U PAMË„ shkruar vitin 1999.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..