“KOHË BARBARE” bisedë e KADARESË me skenaristin D. F. RECATALA

UÇK-ja duhet armatosur!

Recatala: -Kjo njësi e popullit shqiptar figuron në programin e UÇK-së me ideologjinë e së cilës ju nuk pajtoheni...

Kadare : Nuk po lihet gjë pa thënë për UÇK-në, asaj i vishen ide marksiste-leniniste, idetë e maoistëve të vonuar. Nga ana tjetër, në një mënyrë kontradiktore, pretendohet që lëvizja udhëhiqet nga islamistë, sikur feja të mund të shkonte shumë me ateizmin e shpallur. Sigurohet se ajo strehon veç terroristë, ngandonjëherë dhe fashistë të vjetër. Në të vërtetë, bëhet çmos me të gjitha mënyrat për ta hequr qafe dhe propaganda serbe nuk është pa gjë. Për mua, si për shumë shqiptarë, UÇK-ja është një lëvizje për çlirim kombëtar. Ajo mbledh ushtarë në të  gjitha mjediset, në të gjitha vendet ku ekzistojnë fije të diasporës shqiptare, në Europë, Shtetet e Bashkuara, etj. Ç’të kërkosh më Shumë, në mos një mbështetje aktive dhe materiale nga demokracitë perëndimore? Ka pak më shumë se gjashtëdhjetë vjet që opinioni publik kërkonte avionë për Spanjën republikane. Unë nuk dua të krijoj paralelizma të rreme, por UÇK-ja duhet armatosur. Duhet që kosovarët të jenë në gjendje vetëmbrohen… Ma do mendja se pozicioni im nuk ju çudit.

Recatala: Jo përnjëmend. Po qe se do duhej të çuditesha, kjo, mbase, më së shumti, nga mbështetja juaj për UÇK-në.


Kadare: Epo mirë! Do t’ju tregoj një ndodhi të panjohur nga bisedimet e Parisit, nga negociatat e fundit që u zhvilluan për t’i dhënë fund persekutimit të kosovarëve. Në zhargonin gazetaresk, kjo quhet skup. Delegacioni i UÇK- së gjendej në dilemë. A duhej nënshkruar apo jo një marrëveshje që mund të kërcënonte një pavarësi të ardhshme të Kosovës, e cila figuron në programin e tyre dhe për të cilën po luftojnë partizanët e UÇK-së…

– Recatala: Kjo marrëveshje, Ismail Kadare, u nënshkrua. ..

Kadare: Në fakt, po, në çastin e fundit, ditën e fundit, pak para orës së caktuar nga fati: mesnatës. Prandaj, gjithë diaspora shqiptare ishte e pagjumë, sikur pagjumësia të kishte qenë ngjitëse… Për UCK-në, alternativa ishte serioze, e rëndë. Delegatët e saj partizanë ishin objekt i presioneve të ndryshme. Nga njëra anë NATO dhe Shtetet e Bashkuara, domethënë, në këtë rast Havier Solana dhe Madlain Ollbright i mëshonin me sa mundnin për të arritur një përfundim; nga ana tjetër, udhëheqësit e UÇK-së në terren druanin se mos pranohej një marrëveshje që t’ i kundërvihej ndonjë aspekti thelbësor të kërkesës së tyre.

Recatala: – Cili qe pozicioni juaj?

Do t’jua them. Atë natë të famshme, thuajse në mesnatë prita në shtëpinë time kryetarin e delegacionit të UÇK-së. Ai dëshironte të më parashtronte të dhënat e problemit. Ne diskutuam dhe une e nxita dukshëm ta nënshkruante marrëveshjen e paraqitur.

Recatala: – Ju e bindët UCK-në që të nënshkruante? Cilat qenë argumentet tuaja?

Kadare: Pa hyrë në imtësi, unë isha i mendimit që kjo ishte mënyra më e mire për të nxjerrë në pah mosbesimin serb. Në rast dështimi të bisedimeve, fajet nuk do të ndaheshin midis viktimave dhe xhelatëve të tyre. Duke vepruar siç vepruan përfaqësuesit e UÇK-së, i zunë në beft serbët që shpresonin te rrëmuja, mosmarrëveshjet. Për pasojë, e këshillova kryetarin e UÇK-së që të firmoste. Firma e tij nuk do ta vinte në rrezik të ardhmen e Kosovës dhe unë mora zotim ta mbështetja hapur në publik. Po ju rrëfej që fakti i marrjes së mendimit të një shkrimtari “në çastin e fundit”, pas gjithë gjeneralëve, ministrave me tituj mbresëlënës, përfaqësues institucionesh të mëdha, për të mbështetur mendimin e vet, më shtyti të marr vendimin për t’i besuar, për të pasur besim në lëvizjen që ai përfaqësonte. Ai do të donte të merrte mendimin tim për këtë çështje, çështje tejet delikate. Te kjo gjë pikasa një shenjë qytetërimi.

Pjesë nga biseda e dhjetë (5 maj1999)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.