Mbrëmjen e 24 marsit 1999 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Javier Solana dhe komandanti i NATO-s , Gjenerali amerikan Wesley Clark urdhëruan sulmin ajror kundër Serbisë për parandalimin e masakrave serbe mbi popullin shqiptar. Goditjet filluan me katër avionë luftarak gjermanë të tipit „Tornado“. Rreth orës 20 të mbrëmjes nga aeroporti i Avianos dhe i Piaçensës ngrihen avionët e parë luftarak „Tornado“ të Natos me destinacionin shkatërrimin e sistemit antiraketor në Pançevo, Beograd, Prishtinë, Novi Sad dhe Podgoricë… etj , shkurt filloi „Ndëshkimi shembullor i Serbisë“.
Në tv-in gjerman „ZDF – Auslandsjournal“ shefit të edicionit Peter Frey-it, i ngeci fjala në grykë. Lajmi atij i erdhi drejtpërdrejtë në studio, i zënë në befasi dhe i hutuar emocionalisht shprehet: Po, po… Tornadot gati për fluturim!…kapërdihet, pastaj vazhdon, … gjermanët janë në luftë! Ështe për tu sqaruar këtu se për të parën herë gjermanët ngriheshin në „luftë“ me vendim të prerë në kuadër të Natos me Tornadot e tyre, që pas luftës se dytë botërore.
Populli shqiptar u mor në mbrojtje nga fuqitë më të mëdhaja të botës kundrejt egërsisë barbare sërbe, e cila kishte filluar shfarimin e popullit shqiptar. Kujto Rambuje, Milutinoviç kryetar i delegacinit sërb, i drejtohet Vedrinit, ministrit të jashtëm francez: Përse shqetësoheni kaq shumë për shqiptarët, na e lini neve në dorë këtë punë se e përfundojmë për një javë. Nga ana tjetër krimineli Millosheviç thoshte se vetëm me ca gjahtarë serbë i hedhim për tërë natën në det shqiptarët!
„Marja në mbrojtje e popullit shqiptar, siç ndodhi në fundshekullin e kaluar me Kosovën martire, është histori që nuk përsëritet sa herë të duam ne. Para vendimit bombardues, Nënë Tereza ( 1997) i lutet Klintonit me fjalët: Biri im bëj dicka për shqiptarët e mi. Nuk ishte e lehtë të jepje urdhër të bombardohej një shtet tjetër, paçka se ne na vjen mirë, „epo mire ja bënë Serbisë , ta mbysin fare…! Duke ja thënë kjo Nënë Klintonit, ai çlirohet nga ç´do skrupull moral, pasi atij po i lutet një njeri i shenjtë. Nënë Tereza theu ligjin e fesë për popullin e saj, pra ligjin e fesë për shqiptarët dhe kjo kurrë s’do harruar“- do të shprehet Ismail Kadare në një intervistë.
Nuk harrohen kollaj gjithë ata diplomatë të botës perëndimore që ndihmuan me ndërgjegje e vendosmëri të paparë në projektin më të epërm human, atë të shpëtimit të një populli nga një gjenocid, i cili ishte përpunuar aty e njëqind e ca vjetë më parë. Masakrat, barbaria, krimet, zhdukja përfundimtare e shqiptarëve përpiluar në draftin famëkeq “ „Çubrilloviç“ janë nga më mostruozet në botë, është si të thuash, një ministri e posaçme eksperimentoi hapur në sytë e botës varrimin e një populli.
„Para se Nato të merte masë ndëshkimi ndaj Serbisë së Millosheviçit, dilemat kishin qenë tepër të mëdha. „U ndjeva keq për faktin, se sa afër kishim qenë nga vendimi për ti braktisur shqiptarët e Kosovës“- do të shkruante Tony Blaer në librin e tij të kujtimeve „Një rrugëtim“, botuar para ca kohe në Londër. Tony Blear kryeministër, në atë kohë, i një shteti më gjakftohtë në botë, shfaq shqyrtim të ndërgjegjes së tij“ shkruan Kadare në libërthin „ Mbi krimin në Ballkan“
Artikulli i shkruar @http://www.topkadare.com, ®KULTURË & INTEGRIM – ESSEN GJERMANI.