“PALLATI I ËNDRRAVE”, SIPAS BOSQUET

HIMN I SHUMËKUPTIMSHMËRISË

(Parathënie, shkruan Alain Bosquet për “Pallati i Ëndrrave”

Asnjë fushë dhe asnjë lloj gjendjeje shpirtërore nuk ishte e huaj për gjeninë krijuese të Ismail Kadaresë, që është padyshim shkrimtari më i begatë dhe më i larmishëm i kohës sonë.
Në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur, ai ka ditur të flasë për absurditetin e luftës, duke i dhënë një përmasë shpotitëse dhe epike njëherazi. Në “Kronikë në gur”, ka ditur të gërshetojë të kaluarën e vendit të tij me një element gojëdhënash, sa shfytyrues, aq dhe madhështor. Gjetiu, përmes një forme romaneske dhe ngashënjyese, ka ditur të shpjegohet mbi domosdoshmërinë e shkëputjes për një popull krenar dhe të izoluar, nëse dëshiron t’i mbetet besnik vetvetes. Po kështu, ai nuk e ka shpërfillur aspektin frojdist dhe pirandelian të çdo sjelljeje njerëzore, si në romanin marramendës “Kush e solli Doruntinën” Ai i ka kënduar kontributit të vendlindjes së tij në kulturën greke, pa harruar të ngrejë kurthe për historianët dhe ëndërrimtarët. Dhe shembujt mund të ishin të shumtë, secili me magjepsjen e vet të veçantë dhe joshëse.
Synimi i librit të sapobotuar “Pallati i Ëndrrave” mbetet i paparë deri më sot. Si dhe në rastin e “Don Kishoti” apo “Fausti i Dytë” shtjella është e qartë, ndërsa interpretimi me shumë të panjohura, si rrjedhojë, me mundësi të panumërta. Në një vend, i cili mund të jetë Shqipëria, por dhe Perandoria Osmane, biri i një familjeje të fuqishme, herë në pushtet dhe herë e përndjekur, i quajtur Mark-Alem, kërkon punë, pa pasur ndonjë mendim paraprak. Duket se perandoria qeveriset njëherazi në dy mënyra: në vështrim të parë, kemi të bëjmë me një diktaturë të njëmendtë, organizuar fort mirë, por ajo ishte dhe një hapësirë gjeografike, ku i kushtohet kujdesi më i madh grumbullimit, zbërthimit dhe interpretimit të ëndrrave të banorëve, të cilët nxitën për t’ia rrëfyer ato një organizmi po aq të rëndësishëm, sa dhe një ministri: Tahir Saraj ose Pallati i Ëndrrave. Pushteti i përkohshëm mbështetet kësisoj edhe mbi të padukshmen, të rastësishmen dhe të pavullnetshmen, për këdo. Nuk ke pse të parapëlqesh të njimendtën apo të panjimendtën. Dualiteti është i domosdoshëm.
Mark-Alemi fillon punë në zyrën e seleksionimit të ëndrrave. Fjala është të lihen mënjanë ëndrra të pa peshë ose të rreme. Ëndrrat pa interes të veçantë ose të ngjashme dërgohen në Arkiv. Kurse ëndrrat më të ndërlikuara ose me më shumë interes grupohen sipas rregullave të përpikta, si për çdo burokraci.
Mark-Alemi, pavarësisht nga angështitë dhe mëdyshjet, nuk mund ta quajë veten viktimë. Edbe pse vuan nga pesha e rëndë e sistemit, ai bën, sigurisht, pjesë në të. Mes së prekshmes dhe të paprekshmes, nuk duket se vuan shumë. Mirëpo, sa më shumë ngjitet lart, e kupton se organizimi i irracionales është po aq absurd dbe shterp, sa dhe ajo e ndodhive dhe e ndjenjave të përditshme. Pas seleksionimit të ëndrrave, ai kalon në interpretimin e tyre.
Bëhet fjalë për një përgjegjësi të lakmueshme, e cila përmban rreziqe të mëdha. Cilët janë eprorët e tij? Ai nuk do ta dijë asnjëherë: aparati shtetëror, në njëfarë mënyre, i ka zëvendësuar: duke pasur qindra fytyra, ai shndërrohet në anonim. Në këto kushte, si mund të përballesh me detyrat e reja?
Mark-Alemi, me ndjenjën e një funksionari të ndërgjegjshëm, kërkon të dokumentohet, zbret në Arkiv dhe merr mendimin e më të vjetërve. Ajo ç’ka është e vërtetë i lë vendin të besueshmes dhe ajo çka është besueshme shndërrohet në të rastësishme. Gjithçka është e papajtueshme wm gjithfka, pa as më të voglën shfaqje të kaosit apo çrregullsisë. Dita dhe nata, veçantia dhe ubikuiteti (mundësia për të qenë njëherazi kudo), siguria dhe pasiguria: a është vallë e mundur t’i veçosh ato? Mbi këto enigma qëndron një mister: autoritetet jetojnë me tmerrin e një lloji shumë të rrallë ëndrrash, që ato i quajnë si kryeëndrra. Këto nuk mund të interpretohen dhe janë ti afta për të paralajmiruar kataklizma të llahtarshme, si luftërat apo fundi i perandorisë. Mbasi arrin shkallë- shkallë deri në vetë majën e hierarkisë, Mark Alemi ndërgjegjësohet për këtë dukuri. Pushteti gjendet pranë apokalipsit dhe shembjes.
Më tepër sesa alegori apo rrëfenjë filozofike, ky libër i bukur dhe fërgëllues është një himn i shumëkuptimshmërisë. Dhe është pa kurrfarë vlere të gjykosh se ëndrra ka përparësi në raport me realitetin, sepse ajo përmban githashtu pjesën e saj ti arbitraritetit dhe tmerrit. Në këtë rast, demaskohet çdo besim, si dhe çdo Iloj ezoterizmi (errësire) apo ideje surrealisle. Në të njëjtën kohë, shpalosen pa mëshirë cenet e botës karteziane apo marksisie. As Të njëmendtë, as fé, as poezi! Mos vallë Kadareja kumton një fatalitet shumëkrerësh? Nuk bëhet fjalë për të zgjidhur dilemën: ajo është sinonim bukurie dhe madhështie. Para një viti, për të njëjtin shkrimtar, ne i kërkonim jurisë “Nobel” ta kurorizonte atë.
Po ç’presin vallë, ata zotërinjtë e Stokholmit?

ALAIN BOSQUET*
Le Quotidien de Paris, 12.10.1990


*Alain Bosquet (mars 1919-mars 1998), një nga shkrimtarët dhe kritikët
më të shquar të Francës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.