9*
Orkestrës hijerëndë do t’i bashkohej së fundmi dëshmia tronditëse e Elvira Donës, e dhënë näpërmjet njërës prej shtëpive më të mëdha botuese të Italisë dhe Europës, Einaudi. Roberto Saviano do të shkruante, se nga ky roman i shkëlqyer dokumentar, ka mësuar se s’mund të ketë rrëfim të vërtetë të një lufte, pa rrëfimin e grave që e kanë përjetuar atë.
„Nga ky konflikt i Kosovës, unë mësova shumë gjëra për qeverisjen, për udhëheqjen, për veten time“. Këtë herë fjalët janë të kryeministrit britanik, Tony Blaier, në librin e tij të kujtimeve „Një rrugëtim“ (A Journey), botuar pak kohë më parë në Londër. Më poshtë, pasi shpjegon se si e kishte parë çështjen e Kosovës, në radhë të parë si një problem moral, ai lëshon ahtin „O, Zot, asgjë s’kemi mësuar vallë, nga Historia e Europës? Më poshtë, kryeministri që ndoshta drejtonte shtetin më gjakftohtë të botës, nuk druhej të të shtone: „Ishte e tmerrshme“. Dhe të shpjegonte me sinqeritet të admirueshëm kuptimin e thellë të kësaj shprehjeje. E tmerrshme, natyrisht, ishte ajo që dëgjonte prej rrëfimit të refugjatëve shqiptarë në kampet e Maqedonisë. Por jo vetëm. Po aq e tmerrshme, sipas kryeministrit, do të ishte mosndërhyrja në Kosovë. Midis detit të refugjatëve, ai ishte krenar që ka qenë nxitës i ndërhyrjes, falë së cilës shqiptarët do të ktheheshin në shtëpi. Por ai s’kënaqet me kaq. Ai shpjegon se ndonëse krenar, e brente ndërgjegja për diçka. Dhe e shqyrton deri në fund ndergjegjen e vet për atë brengë. „U ndjeva keq për faktin, se sa afër kishim qenë nga vendimi për t’i braktisur ata“. Eshtë një shembull i rrallë i moralitetit, kur njembëdhjetë vite pas ngjarjes, kryeministri i largët, me pamje dialoshi të shkujdesur, vazhdon ketë këtë brerje ndërgjegje, jo për një gabim, (ngaqë gabimi nuk u bë), por për mundësinë e tij. „Tani kthejmë kokën mbrapa, dhe shumica e njerëzve do të thonë: sigurisht ne nuk mund t’i braktisnim ata, ndonëse desh i lamë në baltë“.
Kur lexojmë këto radhë, nuk ka se si të mos përsërisim shprehjen, aq shumë të përdorur „është e tmerrshme!“ , në tjetër kah, për njerëzit tanë të politikës, kendej e matanë kufirit. Nuk i kemi degjuar pothuajse kurrë të leshojnë ofshamën me të vogël, për një peng, për një gabim, pale pastaj për mundësinë e një gabimi. Sa për liderët serbë, në çështjen e shqyrtimit të ndergjegjes, ata ndodhen ende në një tjetër planet. Që kanë dëshirë dhe ngut për të hyrë në Europë, kjo është një gjë e mirë, ndoshta me e mira gjé e tyre, tani për tani, e keqja është se nuk po lirohen nga idea, se këtë hyrje ua ka borxh dikush, si shpërblim për një ndëshkim të padrejtë.
Të zënë në kurth, prej një racizmi që e kanë ledhatuar prej kohësh, në vend që të çlirohen, duke e flakur sa më larg, bëjnë të kundërtën, kujtojnë se pikërisht prej tij do t’u vijë shpëtimi. I dërgojnë kumte të njëpasnjeshme Europës, pa u kujtuar se ato mbetën të pakuptueshme, nga që, thelbi i tyre është i tillë. Siç thotë shkrimtari Vuk Drashkoviç, në një nga letrat që botohen në këtë libër, ende kanë shpresa se Europa do ta kuptojë më në fund të vërtetën serbe. lu duket e vështirë të kërkoinë ndjesë për krimet, por njëqind here iu duket po ashtu, në se ndjesën do të duhet t’ua kërkojnë shqiptarëve. Iu duket se tërë sistemi ngrehaluc e qesharak i racizmit të tyre antishqiptar, do të bjerë për shkak kësaj ndjese, e bashkë me të, gati gati do të bjerë vetë Serbia. Kjo vlen, me sa duket, se e vetpërkëdhelur prej miteve të veta, Serbia ka bindur veten për diçka krejtësisht të paqenë: përparësinë mbi kombe të tjerë në Ballkan. E, sidomos, përparësinë ndaj shqiptarëve.
E vërteta është se Serbia nuk ka asnjë përparësi ndaj askujt prej fqinjëve të saj, e sidomos, ndaj shqiptarëve. Serbia është njé vend modest, si shumica e vendeve të gadishullit. Njihet kompleksi i vendeve të tilla, që me anë të miteve e ngrefosjes, kërkojné t’i shpétojné brengës së modestisë. Shqiptarët, të skajuar përballë serbëve, e njohin gjithsesi ngrefosjen bashkë me rrjedhojat qé vijnë prej saj. Por, për një gërshetim rrethanash, nga ato shpesh cilésohen si ndërhyrje e fatit, mburrja dhe fryrja nuk ka ndikuar dot, në atë që mund të merret për doktrinë shqiptare. Për të dhënë nië shernbull tepër të thjeshtë, por po aq kokëfortë. Shqiptarët e asaj që quhet Shqipëri historike janë i vetmi komb në Europë, duke qenë gati pesë milionë banorë, kujtoinë sinqerisht se janë vetëm tre!
Gjatë konfliktit të fundshekullit, ishte e natyrshme që politologë, historianë e publicistë të shumtë, të kërkonin shkaqe të tjera, ato që ngjanin të fshehura të mosdurimit të ndërsjelltë shekullor shqiptaro – serb. Rrënjët historike, ndeshje interesash, çështje kufijsh, dokesh, besimesh, apo thjesht ajo që shpesh harrohet, por nuk mungon kurrë, smira midis popujsh.
Vete larmia e shkaqeve hamendsuara, ishte dëshmi se diçka mungonte përherë dhe diçka s’ishte e qartë gjer në fund. Në këtë kah, ishte kuptimplotë botimi i një shkrimi të filozofit dhe shkrimtarit të shquar francez, Jean-Pierre Faye, i cili, siç është përmendur një herë në kërkim të enigmës, zbriste në zona të thella, tejet të sofistikuara. Sipas tij, dy kulturat kundërshtare -shqiptare dhe serbe, kishin lidhje burimore me dy epoka të Greqisë. Kultura shqiptare lidhej me epokën homerike heleno-romake, kurse kultura serbe, me Greqiné bizantine. „Ky mospërkim orari a mund të përbënte në vetvete një konflikt“ (Ce decalage horraire serait-il lui seul un conflit?)
Nuk kishte rëndësi, në se qëndronte ose jo, një hamendje e tillë naziqe. Aio dëshmonte se sa pak bindëse tingëllonin të tjerat. Në fund të fundit, ajo të shtynte drejt pyetjes: përse duhej kërkuar, qoftë edhe tërthorazi, nje përparësi? Përparësinë, në këtë rast nuk mund ta kishte veçse ai, që do të ishte shpërfillës ndaj përparësisë.
