„MOSMARRVESHJA“/ HAXHI QAMILI ISHTE NJERIU I PARTISË?

…Midis idilit në vitin 1947, shefi i Shqipërisë, Enver Hoxha, në të vetmen sprovë historiko-filozofike të tij, kishte bërë befas deklarimin tronditës se Haxhi Qamili, rimohuesi që ishte ngritur i pari kundër lirisë së Shqipërisë, ai nuk kishte kërkuar rikthimin te Turqia, që kishte shkelur e djegur flamurin shqiptar “ me sorrën e tij të zezë“ midis, Haxhi Qamili, pra ishte i Partisë.

Kjo rishfaqje e vegullisë së vjetër, e hijes së osmanizmit në mendjen e shefit komunist, mbeti jo vetëm e pakuptueshme në atë kohë, por nuk u zbërthye as më pas, gjatë komunizmit, madje as mbas rrëzimit të tij.

…………………..

Aleatja jonë (Jugosllavija) do të vazhdonte jo vetëm turqizimin e shqiptarëve të Kosovës e të Maqodonisë, por do të dëshironte shtrirjen e procesit në Shqipéri, me të njëjtin qëllim: defaktorizimin shqiptar, atë për të cilin Ilia Grashanini i kishte rënë kambanës plot një shekull më parë. Vetëm e tillë, e turqizuar, pra thellësisht joeuropiane, Shqipëria do të ishte përherë e dobët dhe e padashur prej Europës.*

…..

*Një sprovë (ese) tjetër e E. Hoxhës, e dyta dhe e fundit, u shkrua dhe u botua pak kohé pérpara vdekjes sé tij. Sprova titullohet“Qytetérimi arab né shekullin XIII“, dhe éshté pérfshiré né Iibrin “Shënime për Lindjen e Mesme” të vitit 1984. Përveç Arshi Pipés, që e përmend dhe e analizon shkarazi né librin “Politika e gjuhés né Shqipërisé socialists” (New York, 1989), asnjë studim shqiptar nuk ështé marrë me kété tekst, ku joshja e re e Hoxhës, shpaloset mé shumë se haptas.
Mund të thuhet se midis këtyre dy eseve, asaj për Haxhi Qamilin dhe tjetrës për Lindjen e Mesme, është zhvilluar gjithë kronika e trishtë e socializmit shqiptar. Tipari i të dyjave, nostalgjia për otomanizmin dhe ajo për Lindjen e Mesme, e tërheqin Hoxhën, si një liman i fundit,në prag të vdekjes.
Pas dashurive të shkuara, sllaves dhe kinezes, kjo sevda e fundit, po merrte trajtën e një testamenti, disi të papritur, të tiranit. Pëshpërima se ideja pér pérfshirjen e Shqipërisë në Lidhjen Islamike, ishte një shestim i tij, i Hoxhës, nuk u tha asnjë herë me zë të lartë, ngaqë, me sa dukej, Forcave politike shqiptare, e djathta dhe e majta, e para si nismétare, e dyta si miratuese, nuk u volitte t’ia sqaronin zanafillën, jo fort të fisme politikisht.
Gjithmonë sipas analizës së A. Pipës, mahnitja e vonë e Hoxhës frankofil ndaj qytetërimit arab do të shkonte aq larg, saqë do ta shpallte até mé té përparuar, madje mé demokratik se qytetérimi europian. Nostalgjia pér Francén, motiv i parapélqyer i tij, nuk do ta pengonte té shkruante se: “Né shekullin XIII kultura arabe ia kalonte kulturës europiane të kohës; Për të hyré né forumin e vjetér romak, duhej té shkelje nëpër bajga lopësh dhe ky Forum i famshém quhej “Foro
Vaccino” (Fusha e bagëtive), né njé kohé kur murct e pallateve né Bagdad dhe né brigjet e Tigrit dhc Eufratit, ishin veshur me mermer”.
Në këtë klimë arabofile, në mjediset e Komitetit Qendror, nëpërmjet mërguesit nga Kosova, A. Haxhia, një nga njerëzit më të besuar të sigurimit shqiptar e më pas të Partisë, qarkullonte ideja se falë osmanëve, shqiptarët e kishin ruajtur identitetin e tyre shqiptar!Ishte po ky mërgues nga Prishtina që shquhej për një mllef të palodhur kundër dy njerëzve të mëdhenj të kulturës, Fan Nolit në Shqipëri dhe Pjetër Bogdanit në Kosovë, duke e quajtur të parin „peshkop të kuq“ dhe të dytin „Neron i Kosovës“. -(Ismail Kadare shkruan në librin „MOSMARRVESHJA“, f 210)

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..