
Muaji qershor është i mbushur plot ngjarje për hapësirën shqiptare . Shqiptarët duan, ose, synojnë fort Europën. Kosova bëri zgjedhje të reja parlamentare dhe më e hareshmja është festimi i lirisë ,15 vjetorin e çlirimit të saj nga barbaria sërbe. Në Shqipëri jehoi një lajm tepër emocionues, Papa Francesku vjen tek ne në shtator . Shteti shqiptar ngul këmbë në luftën kundër drogës dhe vendosjen e rregullit qytetar në vend. Në mbrëmje luhet kampionati botëror i futbollit në Brazil , aty shqiptarët shohin sa me zemër kombet e ndryshme të botës këndojne hymnet e tyre . Shqiperia ndodhet në prag të statusit: kandidate e Evropes . Mediat anembanë në Kosovë e Shqipëri bëjnë një punë jashtëzakonisht të shkëlqyer, gati zënë vend të parë në misionin e orientimit shqiptar në Evropë. Nje punë kolosale, të pashembullt për orientimin shqiptar drejt kombeve te perendimit, bën shkrimtari Ismail Kadare . Pas publikimeve të fundit Ismail Kadare ka dhënë intervista të shumta në mediat shqiptare dhe atë të Kosovës.
Prononcimet dhe veprat e shkrimtarit janë shkollë e madhë kulturore e letrare për të gjithë, jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për të huajt. Romani Piramida i përkthyer në gjermanisht po inspiron lexuesit gjerman kohët e fundit Deutschlandradio Kultur. Piramida hyn në 5 librat më të këshilluar të muajit qershor në gjermani. „Ein überwältigendes Bauwerk und Machtsymbol“-(Një ndërtesë mahnitëse dhe simbol i pushtetit).
Në shtator vjen Papa në Shqipëri, po në shtator Ismail Kadare hyn në garën e kanditatëve për çmimin Nobel, do jetë nderi jonë „Nderi i Kombit,,marja e kësaj trofeje. Ismail Kadare, personalitet gjenial i letrave shqipe, këmbëngulës në përhapjen e frymës europiane vizionit shqiptar, bën alarmin e radhës te shqiptarët që ti ruhen rreziqeve penguese. Kurthi serb: turqizimi i shqiptarëve deri te armiqësimi me Europën.
“Famëkeqi drafti i Çubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarëve me Europën. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës. Dhe sidomos për turqizimin e tij”, – thotë Kadare .
Kadare bën alarm në mbrojtjen e figurave tona kombëtare:
„Skënderbeu, mbështjell rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me kombin shqiptar. Sot, pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin themelor të kohës: Rikthimin e Shqipërisë në Evropë. Ai është programuesi i parë i këtij projekti. Ka 600 vjet që himnizohet për këtë projekt dhe po aq vite që sulmohet pikërisht për të. Në këtë pikë ai është i pamposhtur dhe do të dilte i pamposhtur, qoftë edhe kundër vetë Shqipërisë, në rast se ajo do ta humbte përkohësisht orientimin, siç i ndodhi gjatë komunizmit,,Gjergj Kastrioti ishte prijesi më i madh i Ballkanit, absolutisht , më i madhi i epokës së vet . I pari që përpunoi me mendje të hekurt e me vizion madhështor rrugën e Shqipërisë , se nga do të ecte lindja apo andej në perëndim. Ai ishte themeluesi i idesë shqiptare me tërë ndërlikimin e saj. Prandaj ka marë kaq famë në Evrope ai, nuk e mori për sytë e bukur. Ka më famë,ç’është e vërteta, se Shqipëria vet. Ky Prijësi me i madh i Ballkanit i dha një orientim drejt Europës vendit të tij deri në fund, sa vdiq. Ishte testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve.
Testamentin e tij e zgjohu rilindja shqiptare.. Ky është një rrugëtim shumë i gjatë. Prandaj ka edhe lloj lloj sofistash që thonë, po jo turqit skanë qenë aq të k’qinj,.Thuhet, po pse qëndruam ne 500 vjet me ta ? Pesëqind vjet e patën të gjithë me turqinë në qfë, jo vetem ne. E pati greku, që quhet flamurtare kundër turqise, serbet , bullgarët e me radhë, nuk është teori, kjo është e vërtetë. Kanë dalë tani ca gjoja si shkencëtarë , dhe po ti shikosh dalin studiuar në Turqi. Këta vijne me idenë që Shqipëria të kthehet përsëri në zonë turke. Kjo është e turpshme.
Shqiperia është europiane dhe pike, Shqiperia ka qenë europiane, Shqipëria ka qen shtet tipik europian, ashtu siç ishte me principata feudalësh. Europa ka qene me principata feudalesh ne ate kohë, se ne kujtojmë që ajo ka qenë si sot me tërë ato shtete të ngritura. Italia ka qenë jo e përçarë por dhjet herë me e përçarë se Shqipëria . Italia ka qenë me tërë ato mbretëri që ziheshin dhe përgjakeshin me njëra-tjetrën.
Ja ç`thotë për Nënë Terezën shkrimtari.
„Me Nenë Terezën, ne duhet të krenohemi, ajo është e të gjithë botës, gjithë planetit. Ç’do njeri i shquar në botë ka dy informacione bazë. E para, ku ka lindur ajo dhe e dyta e ç´populli është? Ky është ligj universal i njerëzimit. Tani të heqim dorë ne nga modestia. E dime ku ka lindur, po atë punën popullit nuk e dimë mirë ne ,. Popullin nuk e dime qe i ka varret e nenes dhe motrave ne Tirane! Pse duhet të tregohemi kaq modest papritur? Kur të tjerët s´na kanë lënë gjë pa na thenë. Na kanë bërë, egërsira, gangstera, kodoshë e prostituta .. Ç´nuk kanë thënë për shqiptarët. Po ja që paskemi një figurë ne që se paskan të tjerët. Të ishte nje vendi tjeter Nënë Tereza hajde de , ajo s´është e ndonji vendi tjetër , ajo gjakun e ka shqiptar. Shqipëria komuniste nuk e deshi për turp të saj. Ajo ka kerkuar disa here te vinte ne Shqiperi.
Pse të mos mburremi me të? Sepse kjo tregon një prirje humanizmi.Pse ky popull mburret me një njeri te kultivuar? Do të thotë se ky popull e pëlqen këtë cilësi. Në një kohë kur popullin shqiptar e cilësojnë për mëndjemadh, dhunë karshillëk ,..e dokrra të tjera.. papritur, me nënë Terezën krijon një model, jashtëzakonisht emancipues. Ç´të keqe ka? e zemë se jemi europianë dhe gjykojme punën e Nënë Terezës. Vjen njëri e thotë, Nënë Teresa është e këtij populli. Ne do themi shumë mirë, që ky popull që është akuzuar për të kqija paska këtë Nënë të tijën.
Nënë Tereza ka marë në telefon Klintonin dhe i ka thënë, – Biri im bëj dicka për shqiptarët e mi. Nuk ishte e lehtë të jepje urdhër të bombardohej një shtet tjetër. Ne na duket e lehtë së jemi shqiptarë e themi , epo mirë ja bënë Serbisë, pune e madhe! Por nuk ështe e lehtë. Edhe dilemat duhet të kenë qenë të mëdha. Duke ja thënë kjo Klintonit, ai çlirohet nga ç´do skrupull moral, pasi atij po i lutet një njeri i shenjtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, ligjin e fesë për shqiptarët-//nqs se ka gazetarë të mos e thonë ketë,,Me ketë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët .. për sharjnet ndaj Nënë Terezës !
Ismail Kadare krahas letërsisë gjigande që i dhuron njerëzimit, kryesisht popullit të tij shqiptar , ai është i ngjashëm me figurat e lartpërmendura në çuarjen e testamentit të Skënderbeut deri në emancipimin plotë europian të shqiptarëve. (Copëza interviste me I.Kadare )