Tema brilante këto me ç’do gjë rreth I. Kadaresë. Ai sapo ka botuar librin „Mjegullat e Tiranës „. Librit i është bashkangjitur një intervistë, e cila shkaktoi një keqkuptim, apo kritike të tipit , jo s’është e vërtetë , ti po gënjen etj… N. Jorgaqi, shkrimtar, ish koleg e mik i dikurshëm i Ismail Kadaresë, shkruan një letër të hapur dhe të gjatë në “ Gazeta Shqiptare,, me titull „E kaluara, as shitet dhe as blihet dot . Kjo letër është bërë objekt prononcimesh nga letrarë, botues e gazetarë , studiues, kritike e publicistë të shumtë etj.. Shumica e këtyre prononcuesve flasin në mbrojtje të shkrimtarit I.Kadare .
Muharrem Dardha: Ja kush ishte e dashura e Kadaresë, u skuq kur pa romanin e Jorgaqit
Edison Ypi jo vetëm mbron Kadarenë, por sulmon me zjarr mbrojtësit e Nasho Jorgaqit. Ruaju prej meje Ardian Vehbiu !- shkruan E Ypi. Luftë letrarësh si duket , s´ta mer mendja të ketë teori djallëzore këtu. Por debati është tejet i tendosur.
Në gazetën Mapo“ Letër Kadaresë,, Alfred Lela shkruan se ky sulm ndaj I. Kadare nuk është rastësi pikërisht tani para shtatorit . Është kohë e mirë për të penguar shkrimtarin me gurë rrugës për në Suedi , aty ku ndahet çmimi Nobël për Letërsi .
Spartak Ngjela shkruan: Nuk preket shenjtori !
Sadik Bejko: Nasho gaboi, Kadare s’foli për romanin, miqtë atëherë të shisnin
Bujar Hudhri, botuesi i I.Kadaresë dhe i Nasho Jorgaqit, u pyet nga një gazetar. E mbroni Kadarenë se jeni mik i tij ? -Unë nuk jam mik i Kadaresë, unë jam botuesi i tij. Miq të Kadaresë janë Homeri, Dantja, Shekspiri, Servantesi- përgjigjet botuesi. Gazetari mblodhi veten , vendosi, t’mos e bëjë pyetjen ndonjë miku tjetër të Kadaresë.
Agron Gjekmarkaj e quan sulm politik nga ish-Nomenklatura
Bardhyl Londo: Irritimi i Kadaresë, jo me Nasho Jorgaqin, por me librin.
Ismail Kadare nuk flet shumë për k’të tym ngritur kundër tij. Ai është sferë më vete. Po ta pyesin ai përgjigjet shumë thjesht:
Ç´të them, është dukuri e njohur kjo për shkrimtarin. Lexoni librat që kam botuar , aty do të gjeni zanafillën e sulmeve të tilla .Kur në Francë, më 1988-n , u botua Eskili, një akuzë e njëjtë me këtë të N.Jorgaqit, iu bë atëherë Kadaresë nga një eskilolog francez, profesor i Universitetit të Caenit, njëfarë Bernard, ç´ka tregonte se idiotësia shqiptare dhe ajo franceze mund të ngjanin me njëra tjetrën. Artikulli i francezit , i vetmi kundër veprës , i botuar në „Quotidien de Paris“, thoshte se atë pranverë , në OKB, Shqipëria paska përkrahur Francën në një nga votimet për Kaledorinë e Re dhe , si shpërblim , Franca ka bërë të njohura veprat e I. Kadaresë. Është kaq budalla ky profesor , saqë harron se autori shqiptar ka 20 vjet që nga kjo kohë, që botohet në Francë. Në fund të shkrimit profesori e nxjerr arsyen e zemërimit kundër I.K. Është e turpshme , shkruan ai , që ne, studiuesit franceze te Eskilit , që kemi një jetë të tërë që po na bien flokët mbi Eskilin, s´na përmend askush , kurse vjen një shqiptar nga larg dhe shtypi dhe TV-i francez po e mbytin me lavde. Si gjithë meskinët , ai e mbyll shkrimin me një frazë të mjerë: Eskili, sipas tij, do të tmerrohej , po ta dinte se do të lavdërohej nga një shqiptar.(.. ftesë në studio )
Piramida e Ismail Kadaresë, për shembull, hyri në 5 librat më të këshilluar të muajit qershor 2014-ën në Gjermani .”Ein überwältigendes Bauwerk und Machtsymbol”, shqipëruar: „Një ndërtesë mahnitëse dhe simbol tiranie,, Ç’mund t’ju thotë kritiku gjerman lexuesve të Kadaresë mos lexoni Piramidën se ai kshu e ashtu? Po juria e Nobelit a ndikohet nga ndonjë shpifje shqiptare? Po, me siguri të plotë që ndikohet, shumë bile.
Me ç’të drejtë morale ti zotëri akuzon I.K si bashkëpuntor të regjimit komunist ? Ç’ke bërë më shumë ti për atdheun se shkrimtari? A e di ti se shtëpia botuese Feyard deri më 1989- ën ka paguar tre milionë dollarë në arkën e shtetit komunst nga botimet e Kadaresë. Ke dëgjuar që I.Kadare është gati 30 e ca vjet kandidati i përhershëm në marjen e Çmimit Nobël për Letërsi , njëlloj si Stefan Zweig, i cili nuk e mori Çmimin por…dihet mirë emri i tij sot? Po Tolstoin, Xhojsin, Franc Kafkën, L. Borgesin, Kunderën që nuk e kanë marë Çmimin Nobel i njeh? A e di ti se në sa vënde të botës ështe përkthyer vepra e Kadaresë ? Shkurt, ke lexuar ndonjë vepër të tij , nëse po , si të duket ? Po ty ç’të ka bërë I.Kadare , pse nuk të pëlqen ty kur Ai mbron Skënderbeun, Nënë Terezën si testament të civilizimit shqiptar perëndimor? Apo mos vallë Skënderbeu dhe Nënë Tereza nuk po janë shqiptarë? Nuk të pëlqen rruga europiane që tregon I.Kadare popullit shqiptar? Do hapen dosjet , di gjë ? Jo ? Pse ? … etj . Këto janë disa pyetje, megjithëse s’mbarohen, që mund t’i bëhen kësaj lukunie kundërshtuese turpëruese.
Në çdo vjeshtë Ismail Kadare, kandidat suprem i Nobelit në Letërsi mund të marrë çmimin e mirëpritur letrar. Mund të thuhet ndryshe, Nobelin zëre sikur e ka marë dyzet herë, sepse aq herë kandidat i rangut të parë në botë ka qenë dhe është akoma shkrimtari Ismail Kadare.
Sikur nga Suedia të vijë lajmi se: Nobelin në Letërsi këtë vit e mer Ismail Kadare , atëherë, çdo ndodhë me shpirtrat e atyre që s’lanë gurë pa lëvizur për t’mos u marë Nobeli nga shqiptari I.Kadare? A është ky sulm kundër Kadaresë ndoshta nje „Projekt i Zi“ që çel gjithmonë në vjeshtë? Ndoshta vallë nuk i shkon çmimi Nobel në Letërsi një shqiptari ?-
A do të mendonte profesori cmiranjoz i Universitetit të Caen-it të Francës, njëfarë Bernard-i , të njëjtën gjë? -Oboboooo kushedi ç’do i shkrepte Nobelit në kokë sikur të dëgjonte se emrin e tij e përdor një shkrimtar shqiptar.