
Romani i Ismail Kadaresë “Aksidenti” është një ndër shtatë librat finalistë që garon në Poloni për Çmimin e Letërsisë së Evropës Qendrore “Angelus” 2014. Gara eshte e forte prandaj ti lejojme vetes ti bejme nje sherbim shkrimtarit Ismail Kadare . Ftojini miqtë tuaj për të marrë pjesë në këtë votim, shpërndaeni lutjen tek të afërmit tuaj, tek të njohurit në Shqipëri dhe jashtë saj. Shpërndajeni atë më mirë në adresat private. facebook e-mail ,apo c´do adrese interneti .Romani i Ismail Kadaresë “Aksidenti” është një ndër shtatë librat finalistë në garën në Poloni për Çmimin e Letërsisë së Evropës Qendrore “Angelus” 2014. Këtë vit, për herë të parë, njërit prej librave që kanë mbërritur në finale, do t’i jepet Çmimi i Lexuesve që mban emrin “Natalia Gorbaniewska”, për nder të kryetares së parë të jurisë së “Angelus”. Perveç „Aksidentit” ndërmjet librave finalistë të këtij konkursi janë libra të autorëve nga Çekia (2), Polonia, Rusia, Sllovakia dhe Ukraina. Në sajë të votimit të deritanishëm, Kadare kryeson me 50 vota diferenc me vendin e dy te. Votimi mbyllet ne date 16 tetor e, per te qene me te sigurte ne fitore, duhet akoma te votohet .

“ Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim , gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë , sulmin osman. Sulmi i turqishtes , që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat“ shkruan Ismail Kadare për Gjuhën Shqipe në “ Ftesë në studio ,,