Mall i madh për Anadoll!

Turkogluve, këtyre ministrave turqë, ua ka ënda prapë Ballkanin ilirik. Ata duan, thënë më mirë, „Shpendin Shqiponjë Shqipërinë„ që ti mësojnë asaj atë gjuhën turke, me të cilën e (për)dhunuan  pesë shekuj. Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre europiane, nxjerin kokën nga ferra turkotersët, pra turqit e rinj. Shqiponja legjendë, e zënë rob dikur, arrin t`i  shpëtojë robërisë e të kthehet përsëri te familja e saj. Mirëpo, robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. Është kjo shenjë që e bën shpendin e arratisur të huaj për rracën e vet, Europën. Shqiptarët ndejtën gjatë para portave  të Europës , pa mundur të fshehin dot shenjën që u ka lënë në trup e ndërgjegje perandoria otomane. Turqit e rinj Erdoglu-të, paraardhësit e tyre që dikur na dogjën këmbën e na bënë me shenjë,  që na përdhunuan e robëruan ca shekuj , kanë mall tani t´na kenë në gjuhën e tyre. Alarm, duhet të bjenë këmbanat, rrezik i vjetër „filozofia e robërisë,, troket ! – thotë Ismail Kadare në qindra intervista, shkrime e publikime që bën ai për çështje themelore të kombit shqiptar. Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve, kërkojnë ta bëjnë sot  Otomanët e rinj turkoerdoglu, kinse  shqiptarët janë zbutur tashmë e ndoshta kanë „mall për Anadoll“, apo debulesë për  gjuhën e robëruesëve të dikurshëm të tyre.

Gjuha shqipe

Ismail Kadare

Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim , gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë , sulmin osman . Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat“ – Ismail Kadare për gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe  dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu  e kanë fituar me kohë betejën e tyre kundër osmanëve, tani ështe ora e shqiptarëve  europiane, premtimi i tyre ndaj vetes . Edhe sikur kurrë për jetë t’mos  bëhen shqiptarët, turkogluve të sotëm s’duhet kurrë t’ju nënshtrohen, atyre duhet t`iu bëhet e qartë, prerë e pa rezerva, se shqiptarët nuk bëjnë dashuri me ishdhunuesit e tyre. Boll fqinjë masakruesa e të poshtër kanë shqiptarët, ama tersin më të madh në jetë të jetëve kanë atë turko-osman. Tha mirë një gazetare e Kosovës, K.Berisha, se më mirë i bie turqve të mësojnë shqip në Turqi, pasi aty kanë katër, ndoshta më shumë milionë shqiptarë, atyre të cilëve nuk iu  lejojnë as edhe një shkollë të vetme shqipe. Pse nuk duam të çajmë kokën ne për këtë nëpërkëmbje? Por ne shqiptarët i detyrohemi gjuhës shqipe shumë herë më shumë, sepse është ajo që na mban bashkë, ajo që na ka pagëzuar me  emrin shqiptar.

Ismail Kadare
Ismail Kadare

Që të vendosësh turqishten gjuhë të dytë apo të tretë në Kosovë  ështe një aberracion i madh, për 3000 turq që ka Kosova . I thua rri pak, duro! Aq më tepër në Turqi ka katër apo më tepër milionë shqiptarë e s´kanë asnjë shkollë shqipe . – Ismail Kadare , Këln, 12.Dhjetor. 2010.

Otomanizimi i Ballkanit shqiptar  është rreziku më me urgjencë sot për sot, me të cilin duhet të përballemi prerë e me revolte të drejtpërdrejtë, pa i hedhur asnjë pikë diplomacie, mundësisht  me përbuzje e  urrejtje edhe  ndaj mbartësve të kësaj filozofie: «E dua robëruesin, anadollakun që më ka (për)dhunuar dikur»

Përmbledhja me tregime „Unaza në Kthetra„ e I.Kadaresë  trajton: – Shqiponjës së (për)dhunuar pesë shekuj me radhë nga Perandoria Otomane iu vendos në kthetra një unazë, si shenjë që të njihet se është mbajtur peng i orientit me djallëzinë që mos ta pranojë  më atë as shtëpia e saj,  – Europa Atlantike. (™ L. Lapi )

Ein Kommentar

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..