Kritikët botërorë në Tiranë

kadare-por-top

Kritikët botërorë në Tiranë: Ismail Kadare e meriton Nobelin .. Morgan: Kadare shkrimtari më i miri në botë Nobeli për Dylan?Faye: S’duhet të përfshihen muzikantët..

TIRANE-Botuesit dhe studiuesit e veprës së Kadaresë nga e gjithë bota janë mbledhur këtë enjte në Tiranë në një aktivitet të organizuar si dëshmi nderimi për veprën e Kadaresë. “In Honorem” Kadare titullohet aktiviteti i organizuar nga Departamenti i Letërsisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës.

Erik Faye, botuesi francez i Kadaresë, u shpreh gjatë konferencës se vepra e Kadaresë ka qenë një mesazh i vazhdueshëm që u jepej shqiptarëve për demokracinë, ndërsa diktatura e kuptoi dhe e dënoi për nëpunësin e “Pallatit të ëndrrave”

Faye u shpreh më tej për Report TV se Kadare e meriton Çmimin Nobel.

“Kadare nuk është shkrimtar i një vendi të vogël, por është një shkrimtar i madh nga një vend i vogël. Për këtë arsye të shkruarit e veprës së tij përbën një rekord shumë të madh për letërsinë. Ai ka shkruar në një nga diktaturat më të egra, ku ishte e pamundur të shkruaje dhe ai për këtë arsye ka arritur të bëjë një vepër shumë të magjishme dhe interesante. Tek vepra e tij përmblidhet e gjithë historia njerëzore, jo vetëm e vendit të tij. Gjejmë tiparin universal luftën e njeriut kundër pushtetit e me radhë. Kadare është një shkrimtar që e meriton Nobelin,  dhe shkruan një gjuhë ballkanike. Do të ishte mirë që Nobeli që prej kohësh ka munguar në Ballkan të jepej për një shkrimtar ballkanas“, shprehet Faye.

Ndërsa i pyetur nëse ishte e drejtë që Bob Dilanit iu dha Nobeli i këtij viti Faye përgjigjet: “Duhet krijuar një Nobel për muzikantët sepse nuk duhet të përfshihen muzikantët tek Nobeli i Letërsisë.”Me tej për Report TV kritiku nga Australia Piter Morgan vlerësoi Kadarenë. “Kadareja është një nga shkrimtarët më të mirë të Europës dhe në botë. Letërsia shqiptare me Kadarenë është në nivele të respektueshme të letërsisë botërore. Kadarenë duhet ta shikojmë në kuadrin e letërsisë botërore dhe jo të së kaluarës. Këtu qëndron edhe thelbi për të cilin ai e meriton çmimin Nobel”.

Ndërsa kritiku John Hodgson nga Anglia ka preferuar të flas shqip për veprën e Kadresë.

“Disidentizmi është një term i shpikur nga perëndimorët për të përshkruar zërat krtikë që dëgjoheshin në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera të bllokut lindor pas mbarimit të periudhës së shkrirjes hrushoviane për shkrimatrët që shfrytëzonin mesa mundën atë hapësirë të paktë lirie të shprehjes që u kishte  mbetur. Prandaj më duket se fjala disidentizëm nuk na ndihmon dot për të kuptuar letërsinë shqiptare të asaj kohe”, shprehet Jonhn Hodgson.

Në aktivitetin e mbajtur në Tirana Hotel ishin të pranishëm përvecc studiuesve shqiptarë Shaban Sinani, Dhurata Shehri, Floresha Dado, e më gjerë dhjetëra kriktikë Botëror si Eric Faye nga Franca, John Hodgson nga Anglia, David Bellos nga Anglia, Peter Morgan nga Austria, Matteo Mandala nga Italia, Johachim Rohm nga Gjermania. Marius Dobresku nga Rumania e më gjerë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..