Viti 2016, si çdo vit, bëri lajm të veçantë për shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, të cilit iu festua 80 vjetori i lindjes. Mediat dhe kritikë letrarë nga gjithë bota shkruan shumë për të. Disa nga nderimet thelbësore që iu bënë shkrimtarit ishin, inaugurimi i shtëpisë , tashmë muze, së lindjes në Gjirokastër, e cila pasoi edhe me aktivitete të ndryshme letrare ndërkombëtare.
Një tjetër nderim këtë vit për KADAREN, ishte: „Ismail Kadare bëhet „KOMANDANT I LEGJIONIT TË NDERIT“ në FRANCË. Ai i mbante deri tani dy shkallët e para të këtij titulli: Kalorës i Legjonit te nderit dhe Oficer i Legjonit te Nderit. Secili është titull me vete, pra Kadareja është dekoruar tre herë me ketë titull të lartë.
Në botë ka shumë çmime, ka kaq shumë çmime sa që të ikën mëndja e kokës… si i thonë . Por njeriu nuk duhet të dalldiset nga çmimet që mer, – shprehet modestisht Ismail Kadare.
Po ashtu, si gati çdo vit, shkrimtari ishte përsëri kandidat cilësor për marjen e çmimit Nobel në Letërsi. Kritika letrare gjermane, për shembull, ishte mprehur për marje çmimin Nobël të Letërsisë.
Fakti briliant është se shkrimtarit shqiptar, nëpërmjet veprave të tij letrare e publicistike, të gjitha në to Shqipëria, kultura , historia, letërsia, mendimi përparimtar e moderrn kombëtar shqiptar, përkthehen në mbi dyzet gjuhë të botës.
Një nderim të veçantë në këtë 80 vjetor i bönö shkrimtarit edhe përkthyesë e studiuesitë të huaj, të cilët u bashkuan në Tiranë këtë dhjetor 2016. Personazhe të njohur të botës akademike ndërkombëtare, njerëz me peshë në botën e letrave, përkthyes të veprës së Ismail Kadaresë në gjuhë të tjera, u bënë bashkë në Tiranë, në një konferencë të organizuar nga Universiteti i Tiranës Departamenti i Letërsisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë) në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me 80-të vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Konferenca u mbajt në Tirana International u drejtua nga profesoreshë Floresha Dado, studiuesi Francesko Altimari, dhe kritiku i njohur Petër Morgan.
I pari që mbajti kumtesën kushtuar këtij eventi të rëndësishëm ishte kritiku francez Eric Faye, me temën “Kadare përtej Oruellit”. Faye është autor i librit “Tri biseda me Kadarenë”, tri biseda të kryera në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë është bërë në Tiranë në prill të vitit 1990.
Pas tij, fjalën e ka mbajtur përkthyesi anglez John Hodgson, duke lexuar kumtesën me titull “Pritja e veprës së Kadaresë në Angli e Amerikë në vitet 1971-1990”. David Bellos një tjetër përkthyes i veprës së shkrimtarit shqiptar ka folur për temën “Ismail Kadare dhe çështja e pushtetit”.
Për pritjen e veprës së Kadaresë për lexuesin italian, ka folur Matteo Mandala, duke u ndalur tek romani “Kronikë në gur”.
Përkthyesi gjerman Joachim Röhm ka folur për pasojat e përkohshme të “grindjes letrare gjermano-gjermane“ për receptimin e veprës së I. Kadaresë në gjuhën gjermane. Konferenca ka bashkuar përfaqësues prestigjozë të qarqeve akademike e kulturore nga mbarë bota, nga Australia në Francë, nga Anglia në Rusi, nga Gjermania, Italia, Rumania etj., me studiues të dalluar prej krejt hapësirës shqiptare. Marrin pjesë, ndër të tjerë, akademikë, profesorë e përkthyes të huaj: Peter Morgan (Australi), John Hodgson (Angli), David Bellos (Angli), Joachim Röhm (Gjermani), Eric Faye, Jean Paul Champseix dhe Alexandre Zotos (Francë), Aleksander Rusakov (Rusi), Marius Dobrescu (Rumani); profesorët italo-arbëreshë Matteo Mandalá (Palermo) dhe Francesco Altimari (Kozencë); nga Kosova studiuesit Agim Vinca, Kujtim Shala, Bajram Kosumi etj., studiues nga Maqedonia dhe nga dispora (SHBA), akad. Floresha Dado, akad. Gjovalin Shkurtaj e prof. Shaban Sinani të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Xhevat Lloshi nga Akademia Shqiptare e Shkencave dhe e Arteve, përfaqësues të Qendrës së Studimeve Albanologjike si dhe një numur i madh profesorësh e pedagogësh të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
„ E kemi thënë më parë do ta themi prapë: Kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli„ – Figaro Littéraire
„ E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Orwellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjët thellë në tokën e vet.“ Shusha Guppy, Independent on Sunday
“ Ismail Kadare është padyshim shkrimtari më i famshëm i kohës sonë.” Alain Boquet, Le Quotidien de Paris
„Kadare është i rrahur me të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjyithë luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve “tanë të kritikës… Vepta tij, sa ç’është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.“Michael Kleeberg, die Welt
Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. “Përballë pasqyrës së një gruaja“ dhe i përket më të madhit shkrimtar të gjallë të kohës: Ismail Kadaresë. – Guillaume Allary, Elle
“Çdo vit, pothuaj gjatë një dhejtëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella…Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton…Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!“ Magazine littéraire
Kadare është një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët“ Bruce Bawer, Wall Street Journal
„Kadare është i rrahur me të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve “tanë të kritikës… Vepta tij, sa ç’është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.“ Michael Kleeberg, die Welt
“Çdo vit, pothuaj gjatë një dhejtëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella…Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton…Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!“ – Magazine littéraire
Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, të pasionit, të folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një nga shkrimtarët universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën që nga Homeri. – John Carey
“Kadare mundi titanët ndërkombëtar të letërsisë me çmimin “Booker“. The Guardian
Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të nja njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane.Histori e Letërsisë Europaine, Hachette, Paris
“Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe, me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve, dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura“-Dominique Fernandez