Turk Elhamdulilah

mes shkrimtareve tö Kosoves
Ismail & Helena Kadare mes shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë , nëntor 1980

Kadare ka shkruar te libri „Mosmarrveshja”

…Një vjershë që u bë e famshme më 1954, shkruar nga Esad Mekuli, poeti më i shquar i Kosovës, dëshmohej se turqizimi i shqiptarëve të Kosovës vazhdonte me ngulm në Jugosllavinë komuniste të Titos.

Vjersha titullohet „ Turk Elhamdulilah“dhe në pak vargje jepej përshkallëzimi i një prej tragjedive më të mëdha që po ndodhte në Europë:

Turk Elhamdulilah

Turk Elhamdulilah
Turku me shpat sundoi,
Me shekuj liri skemi pa
Tirani mbi ne gërmoi:
Je turk Elhamdulilah

Dhe gjuhën tonë e ndaloi
Kush turqisht flet fé s‘ka
Ashtu thanë, Zoti urdhëroi
Je turk, Elhamdulilah!

Je turk Je turk kanë shti
Shqiptarin me shekuj pa da,
E nji ditë ndër ne u ndi:
Jam turk, Elhamdulilah!

Siç është thënë shpesh, Serbia me Greqinë, ndonëse afishoheshin si antiosmane të thekura, kanë kryer radhazi punë të pista të perandorisë, e para për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll, e dyta për varrosjen e gjuhës shqipe, duke arritur gjer te mallkimi zyrtaro-kishtar i alfabetit të saj latin.

„Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historiografia shqiptare. Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive ( me nyja e parafjalë ). Falë kësaj cilësie e, padyshim , gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë , sulmin osman . Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative ( që manovron me prapashtesa ), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat“ “ Ismail Kadare.

Essen 21.03.2017, admin ®topkadare.com

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..