Nga tri tekstet e hartuara në mes të viteve 1980, tekste që në vetvete përbënin një sulm të drejtpërdrejtë kundër diktaturës, „Vajza e Agamemnonit“ ishte për autorin, ndoshta, më i rrezikshmi, ngaqë ai vinte në dukje haptazi gjithë mekanizmin e sistemit në fuqi. Ismail Kadareja e skicoi këtë roman të shkurtër qysh në vitin 1984, për ta shkruar atë në vitin në vazhdim, paralel me „Hijen“ dhe pak më parë se „Ikja e shtërgut“, krijime këto veçanësisht të mprehta, nga ato që mund ti shkaktonin probleme të rënda autorit. Kadareja arriti ta fshehë një pjesë të romanit „Vajza e Agamemnonit“ brënda dorëshkrimit të trashë të romanit “ koncert në fund të stinës“, që në atë kohë ishte akoma në gjendje të pabotuar. Në këtë mënyrë botuesi i tij francez e mori me vete dhe arriti ta nxisrrte jashtë Shqipërisë. Që nga ajo kohë, „Vajza e Agamemnonit“ bënte pjesë në tërësinë e teksteve, që botuesi *Claude Durand kishte marrë përsipër t’i botonte në Francë, në rast se autorit të tyre do t’i ndodhte ndonjë fatkeqsi….ÉRIC FAYE*
‾‾* Claude Durand është presidenti i “ Editions Fayard“, ÉRIC FAYE*është shkrimtar dhe analist i njohur francez
Nga James Wood ![]() Në numrin më të fundit të së përjavshmes letrare amerikane The New Yorker është publikuar një shkrim mbi Ismail Kadarenë. Titulli i shkrimit është «Chronicles and Fragments», dhe autori është James Wood, një kritik shumë i njohur. Novelisti Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, në Jug të Shqipërisë, në 1936. Gjatë luftës së dytë botërore qyteti u pushtua nga italianët, më pas i pushtuar nga grekët, dhe më në fund të pushtuar nga gjermanët. Romani i Kadaresë „Kronikë në gur“, u botua në shqip në vitin 1971 dhe në anglisht në vitin 1987. Ky roman lindi nga në kohën e tij djaloshare gjatë luftës dhe është një roman i hareshëm që shpesh të duket komik. Një djalë i vogël rrëfen ngjarjet, lufta vjen, dhe banorët flasin rreth saj, i gjithë qyteti hedh fall bashkë me shtrigat, fantazmat dhe legjendat. Rrëfimtari i ri zbulon „Makbeth-in“, dhe vendos paralele mes Skocisë mesjetare dhe Gjirokastrës moderne. Hija e Enver Hoxhës, liderit komunist, i cili mbante një kontroll të pamëshirshëm mbi Shqipërinë për dyzet vjet, deri në vdekjen e tij në vitin 1985, nxijnë faqet e fundit. „Kronikë në gur“, paraqet një akt të rezistencës politike të llojit “butë” që Kadare përdori për të’i mbijetuar regjimit të Hoxhës, edhe pse disa nga librat e tij u ndaluan. Novela „Vajza e Agamemnonit“ është ndoshta libri më i madh i Kadaresë, dhe bashkë me novelën e më pasme, „Pasardhësi“, janë me siguri dy nga tregimet më çoroditëse të shkruar ndonjëherë ndaj ndotjes mendore dhe shpirtërore të individit nga shtetet totalitare. Novela „Vajza e Agamemnonit“ është ri-interpretim i akullt i tregimit Ifigjinisë, ndofta vepra me e madhe Kadaresë. Ai është krahasuar në mënyrë të pashmangshme me Oruell-in dhe Kunderën, por ka një ironi më të thellë se i pari dhe, dhe më tregimtar sesa i dyti. Mjerisht, romani më të fundit i Kadaresë, “Aksident“, i përkthyer nga shqipja nga John Hodgson është si një lloj këmbimi dhe shpesh i fuqishëm, por me pak rezerva. Një mëngjes në Vjenë, diku jo shumë kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, një çift i ri shqiptar, diplomati Besfort Y. dhe të dashurën e tij Rovena S., janë vrarë në një aksident me makinë. Aksidenti është një roman i vështirë. *Marrë nga shkrimi i revistës prestigjioze letrare ”The New Yorker„ Dhjetor 2010-ën.
|
Kadareja, nji autor i gjithë viteve para, gjatë e paskomuniste qe me forcen e fjales arriti t‘ na lëjë vlera njohëse permes metaforës ne pasqyrimin e realitetit te dhimbshem per shqiptaret qe asnje bashkohes i tij nuk arriti ta bëjë nga frika, po edhe paaftesia per ta kamufluar nga “ vigjëluesit” besnikë te sistemit komunist.
Ështe nje fat i madh qe populli shqiptar pati kete autor qe e njohu ne thelb diktaturën dhe ua tregoi edhe vendeve me demokraci te konsoliduara qe ta njohin mire te kaluaren e martirizimit te popullit shqiptar.
LikeLike