MALLI I SHQIPËRISË – @ Poezi nga Kadare

vepra-2-i-kadare.jpg

MALLI I SHQIPËRISË

 

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë.
Sonte, kur po kthehesha me trolejbus,
Tymi i cigares “Partizani” që pinte një rus,
Dridhej, kaltëronte, bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh në gjuhën e shqiptarëve
Mua, bashkatdhetarit.

Të shkoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi,
Dhe në rrugët ku s’kam bërë asnjë marrëzi.
Më njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ma mbajnë,
Kokën do ma tundin,
Por unë s’do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.
Dhe t’eci rrugicave plot gjethe të thara,
Gjethe të thara, gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.

 

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë;
Për atë qiell të madh, të gjerë e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike,
Për retë që në muzg si kështjella digjen,
Për alpet flokëbardha e mjekërgjelbra,
Për netët e najlonta, që nga flladet fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indianë të kuq muzgjeve shtegtojnë,
Për lokomotivat dhe kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë dhe varret
Malli më ka marrë.
Malli më ka marrë
Për shqiptarët.

 

Më ka marrë malli dhe së shpejti vij atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat, si mbi dëshira.
Sa i largët, aq dhe i dashur je, atdhe.
Aerodromi do të dridhet nga uturima,
Mjegulla do të rrijë pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive.
Larg atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë.

                                                                                              Kadare, 1958

 

KOHA E POPUJVE

Kur superkafshët dridhnin botën,

Njeriu gjunjë nuk u ul

Ka pasur vite të mamuthëve

Po kohe të tyre s’pati kurre.

 

Me brire të tmerrshëm e klithma kobi

Mbi toke ata vunë ligjin bishë

Megjithatë ish kohe e njerëzve

Dhe ky planet i njerëzve ish.

 

Nga superpesha u vinte vdekja,

Ngecnin përbindshat në batak.

Kështu do ngecin supershtetet

Në llum të globit pak nga pak.

 

Dhe kur në të ardhmen do zbulojnë

Eshtrat e tyre nëpër botë,

Ashtu si eshtrat mamuthore,

Qe zoologet gjejnë sot.

 

Kur të zbulojnë konstruktet, dhëmbët,

Atë burokraci-hata,

Ç heronj, do thone, kane qene

Popujt qe rrojten tok me ta.

 

Ata q’u ngritën perballe tyre

Që u qendruan trimerisht,

Ish kohë e tyre ajo, do thonë,

Dhe ky planet i tyre ish.

Kadare, 1976

 

Poezi & POEMA – @Kadare

 

admin L.Lapi: ►www.topkadare.com◄

 

 

 

Advertisements
Postuar te Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Kadare lexon shqip për publikun gjerman.
Më të rejat
Fotografi
Këtë e pëlqejnë %d blogues: