Poezi & POEMA – @Kadare

Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

Kadare Pas darkave.

 

Pas Darke

Qelqet e lodhura të gotave
Rrëzëllojnë zbehtë. Më pas
Gjithë natën mallëngjyeshëm do kujtojmë
Buzë të bukura grash.

Në mëngjes te lavamani i bardhë
Ujët do të vërshojë me furi.
Dhe qelqi, si pas heqjes së kujtesës
Do të ndritë, steril përsëri

Ndonëse, ndoshta, po ta shohësh me kujdes
Një spikamë do ketë mbetur zbehtë.
Sa darka do të duheshin vallë
Për të ngjallur të akulltin qelq?

Sa dihatje, frymëmarrje, buzë
Të bukura grash..Ku ta dish
Por gjatë udhës drejt ndërgjegjësimit
Qelqi do të thyhej natyrisht

Dhe në rënien e tij Kristalore,
Në përndritjen e fundit tek plas
Do të ketë si ofshamë të fundit
Të qeshura e lotë grash.                                  KADARE 1984

 

Advertisements
Postuar te Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Kadare lexon shqip për publikun gjerman.
Më të rejat
Fotografi
Këtë e pëlqejnë %d blogues: