MOTËRZIM FEMËROR I “KËNGËS SË URËS SË QABESË”

Ka ca kohë që shtysa për diçka të tillë më vjen si detyrim, trokitje në ndërgjegje, për të mos thënë në trajtë pengese (Pengesë e çuditshme që s’të lë të shkruash tjetër gjë, pa e shlyer detyrimin e hershëm.).

A janë në borxh kombet e botës ndaj vajzave dhe grave të tyre? A është në detyrim të tillë kombi shqiptar, krijuesi i “Këngës së Urës së Qabesë”?

Ja motërzimi për vajzat e sotme shqiptare, ato që në heshtje dhe pikëllim durojnë atë që meshkujve u qëllon më rrallë.

Mbeta, moj vajza, kësaj ane

Në trotuare, n’Itali.

Në Western Union merrni dollarët

Se unë vetë nuk do vij.

Në pyettë nëna, ç’fat më doli,

I thoni se një burrë kam marrë.

Im atë në pyettë, i tregoni

Se u martova me një varr.

Në pyettë shoku i shkollës, Bledi,

Nga klasa fqinje, “E treta B”,

I thoni se një peng më mbeti,

Që nuk u putha dot me të.

Më pas vinte vazhdimi me krushqit apo korbat që shkonin në dasmë a në varrim, e padurueshme zakonisht.

Në pyettë se ç’krushq i vanë

Policë belgë a italianë…

Vargu i nji rapsodie të vjetër : “ M`ka zanë vorri o me besë të dhanë ,, ngjason me : Në pyettë im atë, tregoni – Se u martova me një varr … Dramën e shton fakti qe edhe pas vdekjes njeriu jepet i gjallë, por tortura është se varri me pllakë mermeri të rëndë sipër nuk të lë me dalë…Motërzimi femëror ,Mëngjeset në kafe Rostand