…Shqiptarët, me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin jo pa drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës sé Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje per të.
Se Zoti veté e kishte théné me gojé…
Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i një prej dramave, ndoshta asaj kryesores, së këtij vendi. (MOSMARRVESHJA)

Shpallësi i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, ndonëse vinte në një vend të vogël, nga poste të larta të një perandorie të madhe, nuk u shqua asnjëherë për delire mendjemadhësie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja të tilla peshkopi Fan Noli, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se ishte kryeministri më i kulturuar i Ballkanit dhe një nga krerët e kulturës europiane të kohës
ZËRI: Zoti Kadare, si na sheh bota, të emancipuar apo të prapambetur?
Për fat të keq, bota na sheh më keq se ç’jemi. Pra, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar. Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash. Në radhë të parë ka qenë modeli i komunizmit tonë, më i keqi në kontinent. Dihet se fajin për të e kemi vetë, ashtu siç vetë ne dhe askush tjetër, do të paguajmë kujtimin e tij. E keqja s’mbaron me kaq. Prirja e mbrapshtë për të rendur pas së keqes ka dhënë shpesh frytet e saj. Për të dhënë një shembull pak të njohur, pak kohë përpara bombardimit të Serbisë, në Paris qarkulloi pëshpërima se gjenocidi armen i vitit 1915 ishte drejtuar nga gjeneralët shqiptarë. Pëshpërima synonte armiqësimin e lobit të fuqishëm armen me shqiptarët, rrjedhimisht me Kosovën. Ajo u përhap aty-këtu në Tiranë, e shoqërua nga një tjetër pëshpërimë e rreme: mohimi i mbrojtjes së hebrenjve, e shpallur prej “çmitizuesve” vendas si “mit kombëtarist”. E vërteta ka qenë krejtësisht ndryshe, jo vetëm për hebrenjtë, që është vënë në vend, por edhe për armenët, me dosjen e të cilëve nuk është marrë askush në Shqipëri. Ndërkaq, Ismail Qemali, i cili, ndonëse i dorëhequr, ende pranohej si kryeministër historik i Shqipërisë, ishte i pari shef shteti në botë që, në tetor 1917 (pra vetëm pak kohë pas gjenocidit), dënoi publikisht në shtypin e Londrës, në një studim madhështor, të vërtetën e tmerrshme të masakrës. Ende sot historia jonë nuk e përmend këtë akt, që e nderon aq fort Shqipërinë.
Suksesi në Lidhjen e Kombeve i dha Nolit, vendin e figurës kryesore në jetën politike shqiptare. Nga Gjeneva u kthye në Shqipëri, dhe nga 1921 deri më 1922 përfaqësoi Federatën ‘Vatra’ në parlamentin shqiptar. Me ketë mund të themi se shqiptarët pas Skënderbeut deri tek epoka e Ismail Qemalit nuk dinin vetëm të bënin luftë, por bënin edhe diplomaci shumë herët, madje edhe para se të bëhej shteti shqiptar, të pushtojnë kancelarët e OKB në favor të njohjes dhe internacionalizmit të Shqipërisë, çështjes sonë kombëtare.
Në vitin 1917, Fan Noli kishte takuar personalisht presidentin amerikan Wilson, i cili i kishte dhënë fjalën se do të mbrojë pavarësinë e Shqipërisë.
Wilsoni e mbajti deri në fund besën e tij, pasi ishte ai që dha një kontribut të madh për zyrtarizimin e shtetit shqiptar në Gjenevë.
Në dhjetor Shqipëria, me ndihmën e presidentit amerikan Wilson – pranohet në Ligën e Kombeve të Bashkuara sot OKB, si vend i pavarur dhe sovran.
Por nuk duhet harruar roli patriotik i Fan Nolit. Ai u kthye në Evropë për të promovuar pavarësinë e Shqipërisë, vendosjen në Shqipëri për herë të parë në vitin 1913. Ai u rikthye në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore, duke shërbyer si kreu i organizatës ‘Vatra’, i cili në fakt e bëri atë njëherazi dhe udhëheqës të diasporës shqiptare. Falë përpjekjeve të tij patriotike dhe diplomatike në Shtetet e Bashkuara, në Gjenevë ai fitoi mbështetjen e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur. Noli i rikujton Wilsonin gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht:
“Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, e ai ishte emri i Presidentit Wilson”, mësohet të ketë thënë Fan Noli.
Mirëpo një pjesë e “liderëve”, si në Shqipëri, si në Kosovë, nuk heqin dorë nga mburrjet. Ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dramës së popullit, që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme, vazhdojnë të jenë si të dehur nga telefonat celularë, nga mikrofoni që iu afron çdo gazetar, nga nderimet me të cilat i presin andej këndej. Harrojnë se ai interesim e ato nderime nuk janë për ta, por për popullin martir shqiptar. ( pjesë të ndryshme interviste për mediat shqiptare, SHKRUAR këto edhe te libri i Kadaresë „Mosmarrveshja“
Kur permenden figura historike qe kan dhene shume per ceshtjen kombetare ndjej krenari dhe brsim per te ardhemen. Kur shoh politikanet sot e ndjej veten ne mes te fekaleve. Prandaj Faik Konica e tha fiks se ne se do vdiste ndonjehere shqiperia ne rpitafin e saj do shkruhej:“dhurat nga zoti
E shpetoi rastesia dhe e vdiqen politikanet „Por ne cdo kohe vendit drejte i eshte gjendur heroi i saj per ta shpetuar nga lugetrit e politikes qe po e shkaterrojne. Shqiperia do fitoj.
LikeLike