Pjesë e emisionit që i kushtohet librit të sapo botuar të Kadaresë „Muzgu i perëndive të stepës“ në gjuhën gjermane nga shtëpia e madhe botuese Fischer Verlag e Frankfurtit
Maxim Biller: Ismail Kadare është njëri nga rrëfimtarët e mëdhenjë të shekullit XX që sipas meje mund të krahasohet me Milan Kundera-n, Murakam-in dhe Philip Roth-in. Ai ka shkruar mbi 20 romane. Fati i tij i keq është se ai është vetëm një shkrimtar shqiptar. Ai shkruan që nga vitet ’60, ’70 dhe ai ka shkruar …. një roman, i cili tani është botuar, por që vjen nga vitet ’70, ai quhet „Muzgu i perëndive të stepës“. Ngjarjet zhvillohen në Moskën e vitit 1958 në mesin e studentëve të letërsisë. Shumë prej tyre vijnë nga republikat sovjetike, disa nga vendet e huaja komuniste mike. Rrëfimtari në vetën e parë njejës ka shumë tipare biografike të përbashkëta me Ismail Kadarenë, i cili në të njejtën kohë si shqiptar ka studiuar në Moskë, por që pak kohë më vonë atij iu desh të largohet, sepse Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik nuk grindeshin. Ai është një komunist me bindje. Dhe në rrjedhën e kësaj historie ku natyrisht shfaqet edhe dashuria, letërsia, etj. ai zgjohet krejt ngadalë para së gjithash nga bindjet e tij komuniste. E gjitha shkaktohet nga dy gjëra: së pari, për shkak se Boris Pasternak-u për „Doktor Zhivagon“ e merr çmimin Nobel dhe në ditën tjetër, në po atë ditë menjëherë propaganda sovjetike fillon të godas nga të gjitha tytat, duhet thënë në të njejtën mënyrë si Putini sot, kundër Pasternak-ut. Fshatarët e kolhozeve që kurrë nuk e kishin lexuar një rresht deklarojnë se Boris Pasternak-u është armik i komunizmit, të gjithë shkrimtarët në këtë Institut të letërsisë hidhen menjëherë kundër Pasternak-ut. Kjo është një linjë, linja tjetër: ai si shqiptar sheh si kthehet në outsider. Mua ky libër më ka bërë, dhe tani vjen edhe arsyetimi i shpejtë, pafundësisht, ndoshta pikërisht edhe si shkrimtar, pafundësisht të lumtur. Gjithçka aty ia ka shkuar për dore autorit, kjo gjuhë jashtëzakonisht melodike, këtë gjë e shpjegova më parë në një shembull tjetër, kjo gjuhë pafundësisht melodike, kjo gjuhë poetike, konstruksionet fund e krye gracioze, por që janë megjithatë shumë të ndërgjegjshme, dramturgjia… Këta pesë kapituj që në dukje s’kanë të bëjnë me njëri-tjerin, por që gërshetohen mes veti, gjithçka bie në vendin e vetë. Para së gjithash, thotë njëra nga figurat në libër, kjo dhembje universale për botën [Weltschmerz] që nuk shprehet hapur, njeriu e ndjen këtë dhembje, njeriu e ndjen që rrëfimtari e ka këtë dhimbje universale për botën dhe më e mira këtu është se ai nuk është aspak pesimist, ai e do jetën, ai është optimist. Dhe gjithë kjo më ka prekur pa masë. Unë do të isha shumë i gëzuar, nëse Ismail Kadareja më në fund do të bëhej aq i famshëm si Kundera, Murakami apo Philip Roth.