Një nga motërzimet e dyvargëshit të famshëm, që ende
këndohet sot, është:
Unë jam Smail Qemali
Prapa më vjen historia.
Ky është thelbi i portretit. ‚Themeluesi i shtetit të parë shqiptar është ende pa histori. Historia do të zhvillohet përtej tij, në zonën kur ai do të jetë i mënjanuar nga kjo botë. Ai është themelues i tipit të ri, jo vetëm pa tmerre e pa vrasje, gjë e rrallë për një themelues, sidomos në Ballkan, ku një ndërtesë e rëndomtë kërkonte fli, pa folur për urat apo pirgjet, e jo pastaj një shtet i tër.
Historia e martesës së pazakontë të Themeluesit të shtetit shqiptar, shumë kohë përpara se ai të bëhej i njohur, u shfrytëzua prej shtypit të huaj, kryesisht atij grek, për të hedhur baltë mbi atë vetë, e natyrisht mbi shtetin e porsathemeluar. E vërteta ishte se thelbi i historisë, ndonëse i rikujtuar në mënyrë shpërdoruese dyzet vite më pas, jepte dorë për sulm ad hominem. Që Ismail Qemal Vlora ishte martuar në mënyrë jo fort të rregullt, kjo ishte më e pakta gjë mund të thuhej. Në të vërtetë, ai nuk e kishte marrë, por e kishte rrëmbyer të zgjedhurën e zemrës, një gjë jo fort e rrallë dhe aspak turpëruese për kohën. Por rrethanat kur kishte ndodhur aventura, mosha e re, e të tjera, nuk kishin penguar që Themeluesi i shtetit shqiptar, i famshmi aristokrat plot thinja e dinjitet, të merrej thjesht si një gruarrëmbyes, pra aventurier. E kur shefi i shtetit është një rrëmbyes grash, merrej me mend se ç’do të ishin shtetasit.
Ngjarja, sipas njërit prej motërzimeve të shumta të telenovelës, ku nuk përjashtohen hollësi fantazish, ka ndodhur pak a shumë käshtu: I. Qemal Vlora, djalë i ri (cili je ti, more djalë?), tepër i hijshëm e nga dera e madhe shqiptare e Vlorës, është joshur nga një vajzë e bukur, që e ka parë në treg. Natyrisht, në atë kohë nuk e kishte mendjen as te „vulat e Europës“, e as te Historia që do t’i vinte pas, kështu që fare mendjelehtësisht, i magjepsur prej buzëqeshjes së vajzës, pa folur kurrë me të, pa i ditur as emrin e asgjë tjetër, veç rangut të saj të fismë, merrej me mend prej sjelljes e dados shoqëruese, dërgoi dikë për ta kërkuar për grua. Përgjigjja pérçmuese e familjes, se vajzën nuk ia jepnin një horri të panjohur, jo vetëm nuk e kishte ligështuar djaloshin, por e kishte nxitur ta zgjidhte punën ndryshe, sipas dokeve të vjetra, aq të njohura në Ballkan: me rrëmbim.
Fundi i historisë, jeta e gjatë me nusen dhe dhjetë fëmijët e lindur me të, zakonisht nuk pärmendeshin për të mos zbehur viktimizimin e nuses.
Dosja e tij e përtej varrit“
Pas disa ditësh, një torpedinierë lufte, nëpër një det dimri, e sillte trupin e tij në Vlorë. Sipas shtypit të kohës, gjatë gjithë bregdetit shqiptar, prej nga mendohej se torpediniera mund të dukej, në faqe malesh, kodrinash e pllajash, mijëra njerëz qëndruan në pritje me orë të tëra, si në një apoteozë vagneriane.
U vendos në fillim në Kaninë, në pronat e tij, pranë kështjellës së vjehrrit të Kastriotit, e më pas më 1932, me urdhër të mbretit Zog I, në Vlorë, atje ku kishte ngritur së pari flamurin e shtetit.
Një histori surrealiste do të përbënte atë që mund të emërtohej si „dosja e tij e përtej varrit“, e që nuk ngjante me asnjë tjetër. Ishte historia groteske e atij mëngjesi të vitit 2009, kur 90 vjet pas sjelljes dhe varrimit të trupit në Shqipëri, gazetat botonin vendimin ngjethës, si të dalë nga një ëndërr e keqe, për sjelljen dhe varrimin përsëri të trupit të tij né Shqipéri!
Pas sqarimit të vështirë se kishte qenë thjesht një gabim nga mosdija e kurrsesi ndonjë ngatärresë makabre, trupi i pasjellë herën e parë, ose trupi i gabuar, ose trupi i çuar fshehurazi prapë në Itali, nga kushedi kush e kushedi pse, e tani po sillej prapë, e kështu me radhë.
Kjo gjë nuk kishte penguar vazhdimin e përsiatjeve të ngritura tashmë në sfera të epërme, që e lidhnin me vetëdijen shqiptare, e cila rrekej ta flakte Themeluesin, të krijonte, si të thuash, një nxjerrje nga varri virtuale, të ngjashme me atvrasjen frojdiane etj., etj. Zëra të tjerë më gjaktfohtë e që s’merreshin fort me zonën transcedentale, duke u kujtuar për përpjekjen për t’ia hequr universitetit të Vlorës emrin e personazhit të madh, hidhnin dyshimin për një shpërfillje gjysmëzyrtare ndaj tij, madje e lidhnin atë me ndonjë ndërhyrje të mundshme turke, siç kishte ndodhur me heqjen e bustit të Kastriotit nga ministria e Jashtme, e që mund të përfundonte kështu në serialin komiko-epik „këngë bustesh te hequra nga sallonet zyrtare‘ .
Me këtë fundjavë pëshpërimash, vargu i famshëm „prapa më vjen historia“, mund të kujtohej, por në një kah më pak monumental.
(Kadare►“Mosmarrveshja“ )