“SHQIPËRIA E MADHE”, gogol i shpikur nga serbët

                                             Miti serb! 

Miti serb ka zanafillën e tij që prej betejës kundërosmane të Fushë Kosovës më 1389. Serbët e përvetësuan këtë luftë si heroizëm të tyre, paçka se në këtë betejë mori pjesë gjithë aleanca ballkanike(serbë, bullgarë, shqiptarë, turq, bizantinë), pra edhe shumë kryezotë shqiptar. Serbet e thelluan urrejtjen ndaj shqiptarëve edhe shekuj më mbas. Kosovën ata e kanë quajtur si djepin e saj, gjë që se kanë pasur kurrë, por propagandën antishqiptare ata nuk e kanë lënë pas dore. Duhen bërë më shumë studime nga historianët për këtë temë, pasi që shumë hollësira nuk kuptohen akoma sot nga disa popuj të perëndimit. Një ndër propagandat serbe në europën perëndimore është zmadhimi deri në  gogol i termit “Shqipëria e Madhe”

Si do të jetë puna e shqiptarëve gjatë integrimit në Europë, a do ndikojë Europa në bashkimin kombëtar shqiptar?

(shiko videon)

Kadare: Varet se me çfarë vizioni e sheh. Si rrethanë kjo e favorizon atë. I heq dramacitetin, i heq tmerrin , i heq atë të »gogolit«, sepse nqs ka pasur ndonjë gogol, ai ishte gogoli i “Shqipërisë Madhe”, të cilin Serbia diti ta shfrytezojë këtë… Le të jemi të sinqert e ta themi se kishim një gjë të favorshme, që për fat të keq të termit u bë nga fashizmi ky favor. U krijua diçka që i ngjante asaj të krijimit të Shqipërisë Madhe, të cilin Serbia diti ta shfrytëzojë jashtëzakonisht mirë këtë në mendimin demokratik të europianëve për llogari të sajën. Shikoni tha, se Shqipëria po do të ribejë modelin e Hitlerit, atë të Shqipërisë së Madhe.

Ne nuk kemi qenë të aftë ta shpjegojme këtë koncept. Kjo, në të vërtetë, s’ishte shkrepje në kokë e Hitlerit pooor ishte një mënyrë e të menduarit tradicionalisht gjermane e austriake e jo projekt nazist, siç e paraqesnin serbët. Ishte menduar që Kosova me Shqipërin të ishin bashkë. Ne shqiptarët s‘kemi qenë të aftë ta shpjegojmë me urtësi. Sepse nuk është e thënë që ne tashi duhet të bëjmë të kundërtën e asaj ça thoshte Hitleri. Propaganda e Hitlerit ishte nga më populistet, ai thoshte të vdesim për liri, populli mbi të gjitha ..! Ç`farë, do dalim tani ne të bëjmë të kundërtën? Tani s´do të thotë që ça ka thënë Hitleri ne duhet të bëjmë të kundërtën, të themi se, nuk e duam lirinë? Në mendimin austriako-gjerman kombi shqiptar perceptohej një shtet i bashkuar. Por meqënëse kjo u tha prej Hilerit mbeti si një gogol, që serbi e shfrytëzon akoma. Prandaj permenda pak më parë – durim, do paguajme nje takse! Populli duhet të dijë kur të paguajë dhe për çfarë të paguaje nje taksë. Ka shumë popuj që i paguajnë borxhin historisë së tyre.

Lexo: KTHIM TE “COURRIER INTERNATIONAL”, 31 MAJ 1999

Kadare: Është tmerr në Kosovë. Është kulm i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe, me frymén e fundit të saj, kërkon të pérligjé masakrën, atë për të cilën po ndëshkohet nga Europa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve.
I kanë shpenzuar të gjitha argumentet, ndaj bëjnë ç’béjnë i kthehen më të vjetrit, atij prej té cilit kanë pasur gjithmonë fat: Kosova djep i Serbisë e i serbizmit.
Kanë shpresë se edhe këtë herë kjo histori nuk do t’i lërë në baltë. Në mos i përligjt plotësisht, së paku për të zbutur disi zemërimin europiano-amerikan, vetëm ajo mund té shérbejé,  historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kané qené gjithmonë të përshtatshme për të ndjellë keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtë te bombardoje Serbiné, por duhej béré një përpjekje për të kuptuar shpirtin e saj, brengën shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vështirë për ballkanasin të ndahej nga djepi historik. E aq mé tepër për serbin. Ndaj dhe në ishin bërë gabime, për diçka që quhej e shenjté ishin béré, për kujtimet e vjetra, nostalgjinë, ahtin e madh. Dhe historia, e përmendur qindra-mijëra herë, përsëritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshëm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithka nis e po ashtu sos.
Në shkrimin e tij, Vuk Drashkoviqi, shkrimtar dhe minister i Jashtëm i Serbisë, flet për të gjitha këto. Autori i këtyre radhëve e ka një kujtesë më tepër për këtë tekst, për arsyen e thjeshté se teksti i Drashkoviçit është shkruar në trajtë letre të hapur, drejtuar pikërisht “kolegut I. Kadare”.
Pas daljes në shtypin serb me 1987, letra e hapur éshtë botuar né “Le Monde Diplomatique”, né prag të festimit të gjashtëqindvjetorit të betejës se Kosovës, aty ku Millosheviçi lëshoi rrufetë kërcénuese kundër shqiptarëve. Ajo është ribotuar, në të njéjtën gazetë, dymbëdhjetë vjet më pas, më 1999, kur Kosova digjej në fiakë, pikërisht nga këto rrufe. Drashkoviçi, në të dyja rastet, më drejtohej si kolegu kolegut, më kujtonte shenjtërinë e artit, më bënte thirrje të braktisja vegullitë kombëtariste shqiptare e ti bashkohesha me të (për çeshtjen e djepit nalyrisht) dhe kétë ma thoshte me zemër në dorë, duke pasur si déshmitare Francën, në kryeqytetin e sé cilës e shpallte këtë kumt ngashëryes.
Duke qenë vetë lehtësisht i sulmueshém, siç janë zakonisht shkrimtarét, Drashkoviçi mé drejtohej me njé keqardhje prej kolegu, duke mé kujluar, ndér té tjera, gjithë kronikën e “djepit”, historiné, kujtimet, manastiret, betején e Kosovës e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithë shenjat dhe vulat tokësore dhe hyjnore, dëshmonin, sipas tij, pérkatësinë serbe té Kosovës.
Ndërkaq, pikërisht në radhën e këtyre vulave, ai shtonte diçka që, ndonése e përmendur edhe më parë aty-kétu, kétë herë merrte një ngarkesë simbolike të dorës parë: zanafillën serbe të Skénderbeut. Me fjalë të tjera, jo vetëm që Kosova, bashkë me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e giithçka tjetér té epérme, ishte kryekrejet serbe, por dhe veté kryeheroi i shqiptaréve Gjergj Kastrioti Skénderbeu ishte i tillé. Thénë ndryshe, Kosova, perveç djepit, métonte tani edhe kurorën.
Në letrén e tij, Drashkoviçi, pasi më hapte zemrën, siç ndodh midis kolegësh, kujtonte se isha njé përhapës i ideve antiserbe të Vatikanit dhe të Austrisë katolike, gjithmonë si kolegu kolegut, më shkruante me keqardhje se isha në anën e gabuar, domethënë, sipas tij, në anën e vrasësit të Arkimedit, të atyre që dogjën Xhordano Brunon, që i morën jetën në duel Pushkinit, madje që torturuan njëzet e tri herë rresht Kampanelën!
Këtë tekst ka kopjuar ç’mitizuesi i vockël shqiptar F. Lubonja, në maj të vitit 1999, në kohën kur Kosova, për shkak të teksteve  të tilla, digjej, masakrohej e përdhunohej.
Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, por sidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët.
Por historia e djepit nuk mbaronte me kaq. Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë te veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Europë. Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik i kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillén serbe te Skënderbeut.
“Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer mé 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb.” (In Wahrheit ein Serbe, mit einer serbischen Mutter und einer serbischen Vater.)
Është pikërisht koha kur strehsat kanë vënë re se Oliver Schmitt, autor i librit kundérthënës për Skënderbeun, bashkë me përkthyesin e tij të palodhur, vërtiten nëpër Vjenë, duke u bërë publicitet tezave të tij.
Është disi e çuditshme që kryetari i forcës së tretë politike në Austri, në vitin 2008, në paraqitjen e thukët të programit, siç janë zakonisht programet në fushatat zgjedhore, të merret me çështjen e Kosovës. Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur. Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur né Tirané, né kryeqytetin shqiptar, vlon njé polemikä e ashpär pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për té, e qä duhen emitizuar, pra, rrénuar me ngut. E midis kétyre kinse miteve, ai që siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.



Kategori: Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: