URA ME TRI HARQE

Unë, murgu Gjon, biri i Gjorg Ukcamës, tue u kujtuem se në gluhën tonë ende s`ka gja të shkruom për urën mbi Ujanën e Keqe e, aq më keq, kur për të vazhdojnë të thurren gojëdhëna e histori të paqëna e gjithfarë dokrrash, tani që ajo mbaroi së ndërtuari, madje që u spërkat edhe dy herë me gjak, në themel e në kulm, vendosa të shkruaj kronikën e saj.“

URAT KRONOTOPIKE KADAREANE

(pjesë nga parathënia për romanin „Ura me tri harqe“ shkruar nga
*Matteo Mandala )

….Ura për të cilën flasim, nuk ishte ajo që lidh brigjet e Ujanës së keqe, por ajo që në trilogjinë e Kadaresë lidhin absentia tri përmasa kohore të historisë shqiptare, a ta themi me fjalët kriptike të Gjonit, „hataté e mëdha, që janë afërsisht aq sa ç’éshtë numri i harqeve të saj“. Pra, ura do ti ndërfohet prej fjalësh kyçe, prej diçkaje jo lëndore që simbolizon njësinë e përvojës historike, prej vlerash dhe antivlerash morale që karakterizojnë epokat e ndrysbme të përfaqësuara te tri romanet dhe në intermexon që përbëjnë trilogjinë. Te të gjitha këto wepra haset kjo përmasë njerëzore, fatalisht njerëzore, që nuk e lejon heroin e radhës të përshpejtojë ardhjen e Motit të Madh, pra, rilindjen e Shqipërisë. Duke ia lënë lexuesit të dallojë përsëritjen e shpeshtë të këtij motivi në trilogji, është rasti ti vihet në dukje se te të gjitha këto vepra moskthimi i heroit të vdekur jo vetëm pengon ringjalljen e shpresës, por thekson ekezistencën e një realiteti të padrejtë, shtypës, ç’njerëzor, si ai që në rrjedhë të shekujve përjetoi Shqipëria.
Përfundimi i spekulimit kadarean është ideologjikisht i qartë: totalitarizmat e ndryshëm përsëritin ciklikisht njëri-tjetrin në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin vend. Imazhi i Shqipërisë që del nga ‚Ura“ është vërtet i skëterrshëm: një varr që ndryn brenda personazhe që nuk janë as të gjallë e as të vdekur, të ngërthyer në një gjendje ontologjike pezullimi.
Në të vërtetë, ajo Shqipëri është simboli i një përmase hapësinore që mbetet pezull mes dy skajeve ekstreme, i një vendi kufitar mes jetës dhe vdekjes që ngjan me një fantazmë. Të gjithë aktorët e kitij ferri dantesk jani destinuar të luajnë rolin e heroit të palëvizshëm të Lotmanit. Të duken si të paralizuar, të flakur nga një cep i hapësirës në tjetrin, pa mundur të kalojnë kufirin. Për shumë, askush prej tyre, edhe po të donte, nuk mund ta kalonte: rajat e vendosura për të mbrojtur urën e larë dy herë me gjak u kujtojnë banorëve të zonës B të drejtën absolute që sundimtari i atyre trojeve kishte mbi kalimin. Do të ishte me interes të ndaleshim te personazhi Stres Gjika a Stres Gjikondi, por duke kujtuar që Kadareja jo rastësisht e quan urën „ndërtim shtetëror“, edhe këtë radhë ia lëmë lexuesit barrën të kërkojë faqeve të historisë bashkëkohore shqiptare përkimet konkrete me këtë figurë shqetäsuese.
Edhe Gjoni është hero i palëvizshëm, por ndryshe nga personazhet e tjera, e kupton së fundi vlerän e vërtetë simbolike të urës dhe ti flijimit, e kupton që funksioni i të flijuarit është të sjellë kumtin nga bota tjetë, ajo e të vdekurve, duke qenë ai vetë një i murosur në harkun e urës kronotopike që lidh epokat e ndryshme të historisë sbqiptare. Nuk është e rastit që ndërgjegja e detyron jo vetëm të mos dorëzohet para kësaj gjendjeje, por edhe t’ua përcjellë „kumtin“ brezave të ardhshëm që të bëhen, falë dridhjeve të tij letrare, të vetëdijshëm këtë vuajtje të përjetshme kolektive.
Në këtë pikë, është e tepërt ta mbyllim parathinien duke theksuar karakterin subversiv të romanit ‚Ura me tri harqe“. Por nuk është e tepërt t’i kujtojmë lexuesit se mesazhi kadarean nuk është vetëm një akt heretik kundër estetikë së realizmit socialist. Ai përbën edhe një akt mospajtimi ideologik të paramenduar dhe të qëllimshëm kundër shtypjes së njeriut, një akt që gjatë diktaturës komuniste në Shqipiri paguhej me kokë shkrimtari.

MATTEO MANDALA*
Hora e Arbëreshëvet, tetor 2008

*Matteo Mandala, albanolog, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Universiteti i Palermos (Itali).

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..