Kryeredaktorja e Onufrit, Afërdita Cesula me Ismail Kadare në Tiranë
Ceremonia do të mbahet, por himni i Shqipërisë nuk do të luhet.
…Ndryshe nga ç`kisha kujtuar , tani që ishim fare pranë, Collete D. vinte tepër rrallë në kafen „Rostand ,, .Thoshte se s`donte të më pengonte dhe kjo duhej të ishte e vërtetë, ndonëse e dija se një grua e hijshme mund të kishte gjithfarë arsyesh të mos vinte në kafenenë ngjitur me shtëpinë e vet.
Të shqetësoj ? tha fjalën e zakonshme përpara se të ulej. Në sy kishte si përherë atë që dikënd që s`e njihte mirë gjuhën , quhej përafërsisht ,,bukuri e besnikërisë“, por dukshëm e dendësuar.
I thashë dy tri herë se s`më pengonte aspak, çka ishte vërtet ashtu, ngaqë ora po i afrohej mesditës, koha zakonisht kur unë ndërprisja punën, por ajo ngulmoi në pandehmën e saj, gjersa ja përsërita për herën e katërt, këtë herë pa e fshehur njëfarë mosdurimi.
Kjo mesa dukej i bëri mirë ( sharja e shoferit të taksisë atje te Rruga Soufflot etj.), sepse, pas një heshtjeje, kundër zakonit të saj, më pyeti disi shkujdesshëm : kur do behet ajo ceremonia jote? Ishte fjala për ceremoninë e pranimit në Akademi ,për të cilën më kishte pyetur edhe një herë tjetër në telefon. Ngrita supet , për ti thënë se nuk e dija , pastaj shtova : c`domethënë kjo ceremonia ime „ ? Para se të ishte e imja , ishte e Francës, domethënë e juaja. Në të vërtetë, asnjë nga dialogët e mësipërm nuk u bë ashtu, por krejtësisht ndryshe. Dhe ja se si: Pas “ jo „- së sime të katërt , me një kujdes të tepruar prej infermiereje që heq fasha, ajo më pyeti për ceremoninë e pranimit atje në Coupole. Ngrita supet për ti thënë se nuk e dija, çka ishte e vërtetë, ndaj desha të ndryshoja bisedën. Thamë diçka që ndryshohej aty për aty, gjersa ajo u kthye tërthorazi ceremonisë dhe unë prapë po i thosha se nuk dija asgjë, me të vetmin ndryshim se këtë herë pata përshtypjen se ishte pikërisht ajo që, ndoshta dinte diçka.
Pyetja, që e prisja ndërkaq, m`u duk edhe më befasuese : Si i ke punët me vendin tënd ? Vështrimet na u ndeshën një grimë kohe . Nuk e di thashë. Sinqerisht se di. Pastaj shtova, dhe as që dua ta di. Domethënë keq? tha ajo . Domethënë si më parë ?
Ndoshta , me sa duket .Si më parë .. Colette D. dinte gjithçka për komunizmin shqiptar, përpara se ai të binte kur orë të tëra i tregoja për të .
Ceremonia po shtyhej ngaqë Shqipëria pengonte … për të mos thënë s`donte…
U bë një tjetër heshtje, pas së cilës ajo tha : përse s`më pyet nga e di ? Kishte të drejtë, duhej ta pyesja nga e dinte,përndryshe kishte të drejtë të mendonte se si paranojaki ish Lindjes, mendja më vinte përherë në enigma me zbuluese etj.
Ajo foli një copë herë disi turbull, për gjëra që i kishim biseduar ndërkaq, se tani asgjë s`ishte më si më parë dhe Shqipëria quhej vend demokratik, ndaj ishte e pakuptueshme e gjithë kjo… Akademia kishte vetëm dymbëdhjetë anëtarë të huaj nga gjithë bota, një nga anëtarët ishte mbreti i Spanjës , unë po zëvendësoja Karl Popper-in, që sapo e kishte lënë këtë jetë , pra Shqipëria zëvendësonte Gjermaninë, ky ishte një nder i madh…Atëherë, cili ishte shkaku që presidenti i Shqipërisë nuk i përgjigjej ftesës? Ishin rregulla shekullore, mbreti ose presidenti i shtetit që fitonte vendin ne Akademi, merrte pjesë në ceremoninë e pranimit…Mos kujtonte presidenti juaj se do të ç`njihej , do të anulohej ceremonia, pra pranimi yt nga mosardhja e tij? Apo se mund të ndërhyhej te Franca që ta bënte ketë? A e dinte ky president se Akademia, në raste të tilla, ishte më e fortë se Franca?
Së fundi, tha përsëri, por këtë herë gati me qortim , se pse nuk e pyesja nga i dinte të gjitha këto?
E prisja ndërhyrjen e saj, madje pa dashur po përpunoja njëfarë përgjigjeje të tërthortë, të llojit trillan, gratë dinin gjithmonë më shumë se burrat, sidomos në Francë, dhe se kjo ishte puna e saj, dhe unë s`doja të futesha në intimitetet e një gruaje…I kisha rënë në të ,për çudi , pikërisht ngaqë ishte grua ishte në dijeni të asaj që se dinte askush.
Ajo që mora vesh pastaj, më la me gojë hapur: i fejuari i saj sekret, ai për të cilin binte fjala shpesh, na qenkësh një nga shefat e Akademisë!
Biseda u kthye prapë te moskuptimi i Shqipërisë, për të përfunduar te pyetja e saj: përse s`të duan? dhe përgjigja ime se di. Kurse pyetjes tjetër, se cila ishte më e ftohtë me mua , e djathta apo e majta, i kënaqur që s`do të më duhej të thosha s`e di ,iu përgjigja : të dyja .
Ajo tha: e çuditshme. Pastaj shtoi se ceremonia , sidoqoftë, do të bëhej madje e tillë do të ishte më tërheqëse.