Filozofia e Robërisë

Populli shqiptar nuk mund të bëjë disa modifikime , si të thuash “gjenetike”, si bëjnë popuj të tjerë të Europës. Një nga modifikimet që kërkohet kohët e fundit është , të krijojë “filozofinë e robërisë”. Nostalgjia që shfaqet në Shqipëri për sundimin osman është një aberracion i rëndë, është një degjenerim jashtëzakonisht i rëndë. Nuk e pranon asnjë popull në Europë këtë lloj “nostagjie”.

Rudina Xhunga: Zoti Kadare, ju i druheni krijimit të një shteti islamik në Ballkan, ku përfshinë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë. I druheni rritjes së numrit të xhamive, financimit?

Ismail Kadare: Është një problem shumë delikat, pasi spekulimi që mund të bëhet është sheshit. Çdo diskutim rrezikon të marrë frymën e mashtrimit brenda. Psh për mua flitet shpesh, se Kadareja u ka bërë thirrje shqiptarëve të bëhen katolikë të gjithë. Ky është thjesht një mashtrim dhe të vjen keq, kur e dëgjon nga njerëz me autoritet fetar, nga klerikë në Kosovë, e kam dëgjuar vetë disa herë, bashkë me mallkimet për mua, ky tradhtar i kombit etj. Unë kam thënë absolutisht një gjë që është krej tjetër. Kam përshkruar një takimin tim me Ramiz Alinë, ku është hapur biseda e fesë, ku unë i thashë shefit të shtetit në atë kohë se Shqipëria është në pozitë të vështirë dhe ndër vështirësitë kryesore ishte afrimi me Europën e ndër to ishte dhe lejimi i fesë.
Unë i thashë filloni nga hapja e kishave për minoritarët grekë, ne e pranojmë që ata janë kombësi greke dhe kanë dyfish të drejtë të kërkojnë të parët, kisha, siç i ka vendi i tyre Greqia. Më pas të vazhdojnë me kishat e tjera, e më pas me xhamitë. Mendimi është që vetvetiu duke u afruar me Europën, mes shqiptarëve do të shtohej numri i ateistëve. Parashikimi im nuk doli, nuk ishte i vërtetë.

Rudina Xhunga: Sepse mesa duket shqiptarët nuk po zgjedhin kombin në vend të fesë…

Ismail Kadare: Sepse ka një keqkuptim në Shqipëri se çfarë jemi ne. Pas asaj rilindje të ndritur shqiptare që u ndërtua e gjithë për dashurinë e Shqipërisë ndaj kontinentit të vet që e kishte humbur dhe e rigjeti, filloj një proces i kundërt, pas rënies së komunizmit, vënia në pikëpyetje se çfarë janë shqiptarët, ç’identitet kanë. A janë europianë apo nuk janë? Kjo është një tezë thellësisht armiqësore. Është teza bazë e Cubrilovic, shqiptarët nuk janë europianë, duhet të ikin nga Europa. Ai e thoshte hapur duhet të shpërngulen që të shpëtojë Europa nga një rrezik i ardhshëm. T’i bëjmë thirrje sidomos klerikëve të Kosovës që t’i bindin familjet shqiptare të shkojnë në Turqi se atje është më mirë për ta se këtu, me nëntekstin që shqiptarët nuk janë europianë. Nëse është e nevojshme ka thënë Cubrilovic, të sjellim hoxhë nga Turqia që t’i bindim shqiptarët sa mirë është në Turqi, e t’ju bëhen lehtësimet e nevojshme, me trena, transport etj, madje t’i jepet dhe shpërblim për të ikur. Unë mendoj se është urgjent ribotimi i draftit të tij rreth 40 faqe. Eshtë botuar në kohën e Zogut nga një patriot i madh shqiptar, pikërisht për të parë shqiptarët se çfarë i kërcënon. Është e hidhur kjo që po them, por ky është një projekt i vjetër për zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarët. Është e njëjta gjë që vazhdon prej qindra viteve. (pjesë interviste, 2016)

One comment

  1. Une jam katolik dhe nuk e diskutoj por feja duhet të shifet e dytë ose fare .para interesave kombëtare .mendimi i im për baskmhkim kombëtare është kundër se në shqipëtarët eshqiperise jemi shum dashamirës njeri me tjetrin ‘ndersa në mal të zi..Kosovë Maqedoni ndikon shum feja dhe ata kanë racizëm ndërfetare dhe janë sinqerisht 500 vjetë mbas Shqiperisë ..në shqipëtarët jemi popull shum evropian për fatë keq ndollemi gjeografikisht mes këtyre shteteve por theksoj nqs nuk do ishte Italia afër në do e pesonim .shkodranët.tropojanet Kuksianët. Korçarët gjirokastritët .sarandiotet durresake janë në kufijtë dhe kanë ruajtur shum mirë patriotizmin kombëtare pa ndikuar fetë e ndryshme

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.