NDERIM GJENISË UNIVERSALE
Parathënie e librit: ESKILI KY HUMBËS I MADH
Njihen tanimë përmasat e gjera të veprës si Ismail Kadaresë. Në këtë pjesë të botës – Mesdheu lindor – nuk ka shkrimtar më origjinal dhe më familjarizuar me gjitha kulturat se ai fakti se ka lindur në Shqipëri e rrit dhe më tepër interesimin tonë Për të. Përqeshja madhështore dhe triumfuese e romanit „Gjenerali i ushtrisë së vdekur“, përndjellja e një të kaluare të trazuar te ‚Kronikë në gur“ relativizmi i skajshëm pirandelian te „Kush e solli Doruntinën“ ndeshja ballore me historinë bashkëkohore në ‚Prilli i thyer“ bëjnë pjesë në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë, me kusht që të largohemi sadopak nga shqetësimet letrare të Heksagonit tonë. Ishte e dëshirueshme që Ismail Kadareja, i njohur si shkrimtar dhe poet, të na përcillte idetë e veta, që mund t’i gjesh vetëm në filigranë në për librat e tij. Më në fund dhe jo u krye, me botimin e ‚Eskili, ky bumbës i madh“. Në vështrim të parë, duket sikur është fjala për një lloj borxhi mirënjohjeje ndaj gjenisë së Greqisë së lashtë. Por sado tërheqëse që të jetë kjo ese, në të ka shumë më tepër se kaq. Së pari, është e udhës të kujtojmë se këto dyzet vitet e fundit të historisë së saj Shqipëria është shkëputur nga të gjithë aleatët e vet, me Bashkimin Sovjetik fillimisht, dhe me Kinën komuniste më pas. Në të njëjtën kohë, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet minoriteti shqiptar i Kosovës, në Jugosllavinë e pas-Titos, izolimi i vendit u theksua edhe më shumë. Nga gjithë vendet fqinje, vetëm Greqia shihej me sy të mirë nga drejtuesit e shtetit.
Nga kjo pikëpamje, mund ti thuhet se eseja e Ismail Kadaresë pohon domosdoshmërinë për ta parë Greqinë e përjetshme si burim të përjetshëm frymëzimi dhe si një shembull, pavarësisht se asnjëherë nuk bëhet aluzion për Greqinë e sotme, anëtarë e NATO-s. Figura e Eskilit nuk i bën askujt hije dhe, t’i referohesh atij, do të thotë të nderosh gjeninë universale, në kulmin e lartësisë së tij. Cili shkrimtar i mëvonshëm, me përjashtim të Shekspirit, ka mundur të ngrihet mbi ose të barazohet me tragjedinë greke? Mënyra me të cilën flet Kadareja është njëherazi e saktë, e thellë dhe e freskët. Ky homazh ka brenda dhe emocionin, duke i lejuar shkrimtarit shmangien e krijuesve me peshë më të vogël. Çuditërisht, ai shkurton gjithashtu një itinerar: në vetë gjuhën e tij, ndërmjetësit mes Eskilit dhe vetes janë më të paktë se gjetiu. Në këtë libër nuk është harruar mësimi i marksizmit, por i përfshirë në një këndvështrim më tërësor. Për Ismail Kadarenë është e qartë se Eskili është shkrimtar popullor, që shpreh ndjenjat e popullit dhe merr përsipër përgjegjësitë e tij. Të qenit orakull, nuk i heq asnjë presje angazhimit tij, pa kaluar, sigurisht, kurrsesi në moralizim apo në mësimdhënie të shkallës së parë. Pasi ka pranuar këtë pozicion, ajo çka i intereson, kryesisht, Ismail Kadaresë është madhështia njerëzore tek Eskili, dhe kjo madhështi është e pandashme nga kuptimi i tragjedisë. Shpresa vritet përherë prej dramës, prej vdekjes. Mposhtja e demonëve të vet dhe jo injorimi i tyre, përbën thelbin e nderit njerëzor.Te grekët, të nesërmet nuk qeshin kurrë; e përse do të qeshnin për ne?
Nëse çmimi i madhështisë njerëzore është tragjedia në një përballje të përjetshme, edhe koncepti i fatalitetit duhet të pranohet gjithashtu. Determinizmi dhe qëllimet tona nuk hyjnë fare këtu: të humbësh, do të thotë t’i nënshtrohesh natyrës sonë, si dhe të pranosh se ne i përkasim fare pak vetes. Perënditë, edhe sikur të mos ekzistojnë, janë kundër nesh. Ne i mohojmë, mirëpo ato na shkatërrojnë. Sa më shumë që përparon në leximin e kësaj eseje, aq më shumë bindesh se, për Ismail Kadarenë kuptimi i Historisë është një virtyt tonik, i pashmangshëm, shkatërrimtar dhe i domosdoshëm. Të kaluarën nuk mund ta pushtosh, as mund ta ndreqësh, dhe nëse i del për zot, është e domosdoshme ta mbash parasysh: duhet pohuar se ne jemi njëherazi zotërit dhe skllevërit e saj.
Përmes kaq shumë ideve të përgjithshme, pasioneve dhe paragjykimeve të shmangura me guxim, Ismail Kadaresë i mbetet të pranojë se është një kumtues i pashoq i veçanësisë shqiptare. Ai nuk i shmanget por i ka ardhur koha që këtë ta bëjë me vetpërmbajtje dhe dinjitet: kështu, me dhembje të përmbajtur, siç do kishte këshilluar
Eskili. Ky libër, që ngjan me një nderim të mirëfilltë, zgjerohet pak e nga pak dhe shndërrohet në një rrëfim hijerëndë dhe prekës.
ALAIN BOSQUET*
„Magazine Littéraire“, prill 1988
________ *Alain Bosquet (mars 1919-mars 1998), një nga shkrimtarët dhe kritikët më të shquar të Francës.
ESKILI KY HUMBËS I MADH
(fragment)
Përgjigija është e thjeshtë: pa qenë as pushtues e as mbrojtës të grekëve, shqiptarët kanë qenë thjesht fqinjët e tyre të përhershëm. Kjo ngjashmëri është, pra, pjellë e fqinjësisë dhe në çfarëdo shprehjeje që të jepet (maskë, nënshtrat, mbishtrat etj .), ajo mund të dëshmohet njëlloj , si duke u nisur nga koha jonë për të zbritur në thellësi të shekujve, si duke u ngjitur që andej drejt kohës sonë.
Për t’u nisur nga thellësitë, nuk është fjala vetëm për të qëmtuar emra nimfash e hyjnish, për hijet e Circes, të Erinive, të Ciklopit, të Orestit etj., që shfaqen herë pas here në eposin e lashtë shqiptar, as për shpjegime emrash e dukurish që mund të zbërthehen vetëm prej gjuhës shqipe, pra, s’është fjala vetëm për gjetje të tilla e as vetëm per jehonën që kanë lënë në veprën e tragjedianit fatet e përbashkëta historike të vendeve ballkanase, por për ngreha edhe më të thella e parake, që ri-dëshmojnë fuqishëm nënshtratin iliro- shqiptaro-grek.
Trilogjia „Orestia“, vepra më e plotë dhe më e bukur në tragjedinë antike, është ndoshta dëshmia me bindëse për këtë.
Gjaqet, si pjellë e rendit gjinor, janë një dukuri e njohur në mjaft popuj e në mjaft pika të rruzullit tokësor, madje, shpesh, të largëta nga njëra-tjetra. Por, në ndryshim nga shumë popuj ti tjerë, gjakmarrja te një pjesë e ballkanasve, kryesisht te shqiptarët, ka qenë pjesë e atij mekanizmi kushtetues që rregullonte tërë jetën e tyre juridike, morale, filozofike. Në këtë Kod gjyqësitë e gjakut zënë një vend kryesor.
Dukuri universale e njerëzimit, gjakmarrja, sado të zymtë ta ketë emrin dhe thelbin, ka qenë ndër gurët e parë të themelit të kulturës juridike. Kur homeristi i shquar francez, Pierre Carlier, në një botim të vitit 1999 na kumton se teksti i parë poetik në botë, që ka për motiv drejtësinë, ka të bëjë me një gjyqësi gjakmarjeje, ai në të vërtetë bën një rizbulim të madh.
Teksti ndodhet né fundin e Këngës X V Ill té „Iliadës“, në pjesën ku përshkruhet një skenë gjyqi e gdhendur prej Hefestit mbi shqytin e Akilit. Ja vargjet, sipas përkthimit shqip të Gjon Shllakut:
E në një shesh qenë mbledhur mori njerëzish,
aty kish plasur grindja mes dy burrave
që ishin zenë për gjobën e një të vrari.
Njëri betohej faqe gjithë polemit
që e kish lare gjobën, tjetri i binte mohit,
asgjë marrë s’kishte. Dhe të dy kërkonin
të shuhej grindja para një gjyqtari.
Ismail Kadare, fragment nga „Eskili ky humbës i madh“