JASHTË EUROPËS PËRFUNDOJMË NË «KOMBIN PA JETË»

Nostalgjia që shfaqet në Shqipëri për sundimin osman është një aberracion i rëndë, është një degjenerim jashtëzakonisht i rëndë. Nuk e pranon asnjë popull në Europë këtë lloj “nostagjie”.

BISEDË NË „HYLLI I DRITËS

Kombi me dinjitet zgjedh lirinë mes dy robërive

H. D. – Misioni i shkrimtarit përgjatë Rilindjes sonë kombtare ka qenë formimi i ndërgjegjes së kombit. Asokohe një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk pranonin flamurin që kemi sot, nuk donin alfabetin latin, nuk e konceptonin jetën të ndamë prej pushtuesit osman.

I. K. – Qëllon që disa të vërteta të jetës së kombeve kërkojnë një kohë të gjatë për t’u shfaqur. U desh të hynte shekulli XXI, gati njëqind vjet pas shkëputjes nga Perandoria Osmane, që raportet e popullit shqiptar me robërinë, në vend që të ishin më të qarta se kurrë, dhanë shenja turbullimi, që nuk i bëjnë nder këtij vendi. Kujtimet e shëmtuara të vjetra nisën të shfaqen pérsëri, në trajta te tjera, por më thelb të njëjtë. Një nostalgji e përçudur orientale, prirje revizionimi të historisë e të emblemave të mëdha të kombit, si Gjergj Kastrioti, teori të dyshimta për kinse rolin pozitiv të pranisë osmane në Shqipëri, ringjallje melodish, e jo vetëm melodish, por mendësish anadollake, një kundërshtim tinëzar, bishtnues i Europës e i përkatësisë europiane, këto e të tjera si këto, të kujtojnë turpet e dikurshme, ato që me të drejtë përmendni ju në pyetjen tuaj. Ndryshimi është që, ndërsa më parë ishte popullsia e paditur dhe e prapambetur që bartte mjegullinën, kurse intelektualët, të përfshirë në Rilindjen kombëtare ishin më të qartë se kurrë, tani shpesh po ndodh e kundërta. Raportet jo të qarta me robërinë janë po aq të palejueshme, sa edhe paqartësitë me lirinë. Një komb që i lejon vetes një gjë të tillë, i ka vënë një njollë të errët ndërgjegjes së vet.

Vizita e presidentit amerikan në Shqipëri ishte një ngjarje që e kapërcente, për nga rëndësia, vetveten. Ai shpërthim popullor proamerikan, shpërthim prej të cilit nuk kuptuan asgjë zonjushat nazike majtiste rreth e rrotull nesh, ishte një dëshmi e fuqishme se aspirata e thellë europiane e këtij kombi, nuk është prodhim i ndonjë administrate të djathtë apo të majtë. Populli shqiptar u dha një mësim e njëkohësisht një paralajmärim qeverive shqiptarë, të djeshmë, të sotshmë e të ardhshmë, për të mos bërë lodra me programin themelor shqiptar. Thelbi i këtij programi të palëvizshëm është se Shqipëria, jo vetëm s’mund të ketë liri jashtë lirisë së Europës, por ajo s’mund të ketë as jetë jashtë saj. Në këte aksion tradita kulturore gege-katolike, për të cilën biseduam sot, ka një rol e një mision të pazëvendësueshëm.

Raportet e paqarta me robërinë bëhen edhe më të padurue- shme kur shfaqen tek intelektualët e tipit H. Ferraj në mjediset shqiptare, që ende nuk e kané zgjidhur problemin e lirisë. Një nga teorizimet mbi kinse rolin pozitiv që ka luajtur prania osmane në Ballkan, për të kufizuar trysninë serbe ndaj shqiptarëve, jo vetëm që s‘ ka asnjé të vërtetë, por përbën një përçudnim moral e një alibi të neveritshme. Gjatë kohës kur shqiptarë e serbë bënin pjesë në të njéjtën perandori turke, serbët, duke qenë né një gjendje tepër té shtypur (raja), nuk përbënin ndonjë trysni për shqiptarët, e shqiptarët nuk kishin pse të kërkonin aleancë burracake me një armik tradicional kundër një fqinji të bezdisshëm të ri.

Asnjë komb me dinjitet nuk zgjedh midis dy robërive, por zgjedh midis robërisë dhe lirisë.


***HYLLI I DRITËS„ e përmbledhur kjo në vëllimin XX të ™Ismail Kadare

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..