BABAI

Në mjediset e shtëpisë botuese erdhi, më në fund, njö „haber“ nga Myzeqeja. Me dy fjalë kjo përmblidhej frazën: „ata kanë ikur nga mendja!“ E gjithë kjo ngjante me thashethemen që kishte ardhur vite më parë nga Berati• „Is ka ikur nga mendja, po béhet kumarxhi“. Tani thuhej pak a shumë e njëjta gjë: „Ata dy, Luani dhe Is, kanë ikur mendja. Në vend rrinë kokulur, bëjnë mbrëmje vallëzimi me femra të shthurura“. Thashethemja ngjante qesharake, por mua më zinte meraku se mos e futnin në ndonjë kurth. Ishin aq të zakonshme këto gjëra në atë kohë dhe Is ishte fare i pakujdesshëm për t’u mbrojtur.
Ai as shkruante, as merrte në telefon, por shkaqet ishin thjeshta:
telefon kishte vetëm zyra e kryetarit kooperativës, atij që duhej ta priste si të ishte Enver Hoxha. Ata jetonin në një barake me Luanin, pinin kafe në kafenenë e katundit dhe nuk përziheshin me asnjeri. Me dikë që tani nuk më kujtohet dërgoi fjalë se do vinte për Vitin e Ri. Is erdhi vërtet në pasditen e 31 dhjetorit, Nuk dukej i ndryshuar. Vërtitej nëpër apartament disi i habitur, sikur ta shihte për herë të parë. Ndalonte te biblioteka e studios, tek oxhaku. Ndërkaq, nuk e dinte ende se babai i tij, si rrjedhojë e një gripi, kishte zënë shtratin. Nuk doja ta prisja me një lajm jo të mirë, e sigurt se kishte kohë t’ia thosha. Sa kohë bënte dush, unë përgatita e gëzuar darkën për Vitin e Ri, me gjelin e detit, me qirinj e ëmbëlsirë, e ndihmuar nga të dyja vajzat që vinin prapa dhe më pyesnin për gjithfarë gjërash. Afër frigoriferit, natyrisht ishte ngritur edhe bredhi i zbukuruar prej tyre me pambuk dhe lodra të thjeshta, që m’i kishte dërguar babai nga Elbasani, në saje të miqve të shumtë që kishte. (Edhe tani që kanë kaluar kaq vite, sa here afrojnë Krishtlindjet dhe merremi me përgatitjet e zakonshme të festës, vajzat e mia do ma kujtojnë përherë zhgënjimin që i shoqëronte në prag të atyre ditëve, kur pritej prej të gjithë fëmijëve shqiptarë „një vapor i madh i mbushur plot me lodra nga Kina“, vapor që, për arsye të ndryshme, nuk mbërrinte kurrë
Vajza e madhe, Gresa, diçka kishte kuptuar nga ajo që kishte ndodhur, kurse Besiana nuk kishte marrë vesh asgjë. Pak përpara orës dymbëdhjetë ra telefoni nga apartamenti i rrugës Luigj Gurakuqi. Ishte Kakuja, motra e Is. Babai i tij papritur ishte përkeqësuar dhe kishte rënë në koma. I vumë vajzat në gjumë dhe u nisëm menjëherë në këmbë. Gjatë rrugës i shpjegova për atë grip të zgjatur që kishte kaluar, me gjithë kujdesjet e Shahinit, vëllait të Is, që ishte mjek.
Is më ndiqte në heshtje. E vetmja pyetje që beri ishte nëse e dinte i ati të vërtetën për atë që kishte ndodhur? S’dija ç’përgjigje t’i jepja. Ngaqë prej natyre ishte fjalëpakë, ai vetëm një here me kishte pyetur pir të dhe unë i kisha dhënë një përgjigje disi të paqartë. Pas kësaj nuk kishim folur më. Por Kakuja thoshte se në kafene, edhe po të mos donte, fjalët i vinin babait nga shokët me të cilët rrinte. Kështu, jo vetëm që e dinte, por me siguri, në versionin më të keq që mund të bëhej.

Në mesnatë babai dha shpirt. Të nesërmen, pas varrimit, Is më tha se me siguri babai i tij duhej ta kishte ditur të internuar dhe se kishte vdekur me atë mendim në kokë. Nuk mund ta kundërshtoja. Më pas, kemi kujtuar të dy një vjershë që ai e ka shkruar më 1957: të botuar te libri Shekulli im, me titullin Babai. Pasi përshkruhet ardhja e babait në shtëpi, i pirë, tregohet shkaku për gjendjen që, siç duket, është e pazakonshme.

Babai

Ai erdhi ne mbrëmje i pire
afër vatrës u ul, u step.
Kasketa e vjetër, e nxirë,
gazeta e ditës në xhep.

Pse kish pirë nuk e tregoi
nëna tha: “Ku ta dish!”
dikush vjershat e djalit të madh
në gazetë kritikuar kish.

Në klub plot potere të tymtë,
në gazetë i treguan një vend
dikush i kish thenë: “vate
dhe puna e djalit tënd!”

Për vjershat e djalit s’kish pasur
të veçante interesim…
sonte ish herë e parë
në klubin e vogël plot tym.
Kadare 1957.

Vjersha e shkruar më 1957, kur Is u kritikua për ciklin e poezive, ku bënte pjesë Vjeshte tiranase, me vargun tepër problematik Pa formë është qielli, si tru idioti, sipas Is (dhe ashtu është vërtet) ka atmosferën e Gjirokastrës. Kjo lidhej me atë transferim ngjarjesh që ndodhte në trurin e tij, proces të cilin askush nuk mund ta kishte të qartë. Ishte tepër prekëse të mendoje se ai njeri, për të cilin i biri kishte shkruar dyzet vjet më parë se „s’kishte interesim për vjershat e tij“, në të vërtetë, kishte jetuar me merakun se mos i biri do të dënohej për to. Vjersha ka qenë profetike. Jo vetëm i ati kishte jetuar me atë merak, por ai kishte vdekur me idenë se e keqja, më në fund, ishte kryer. Vjersha e dikurshme dhe meraku i heshtur i babait të tij është kyçi që shpjegon marrëdhëniet krejt të pazakonshme midis Is dhe të atit. Të pazakonshme në kuptimin më të mirëfilltë të kësaj fjale

Ishte e kuptueshme se dita e nesërme e 1 janarit, ishte më e papërshtatshmja për një varrim. Gjithçka ishte e mbyllur, e paralizuar. Linjat telefonike të ngarkuara jashtë mase. Njerëzit s’gjendeshin dot për lajmërimet e zakonshme. Në varrim erdhën shumë pak njerëz, por ne e kishim të vështirë ta kuptonim nëse kjo gjë ndodhte për shkak të ditës së 1 janarit, apo për atë që Is e kishte quajtur „testi i mortit“. Ishte braktisja iu bëhej njerëzve kur u krijoheshin probleme politike. Kjo ishte braktisja më e keqe, që shërbente edhe si test për të kuptuar se sa thellë e kishte futur shteti ankthin te njerëzit.

Is me trishtim vështronte atë grumbull fare të paktë të njerëzve që përcillnin në varr babanë e tij. Në mendje më ka mbetur skulptori Kristaq Rama. Në kohën që po dilte trupi i të ndjerit nga banesa e vëllait të Is, nga ku do përcillej në varrezë, pashë se si ai burrë i gjatë u afrua natyrshëm, sikur të ishte i familjes, për të ndihmuar në ngritjen e arkivolit tek po e zbrisnin nga shkallët e apartamentit. Nuk mund të thuhej se ai ishte ndër njerëzit me të afërt për ne, por, për çudi, u tregua i tillë pikërisht në atë moment aq të vështirë. Ishte një gjest tepër domethënës për ne, në një ditë kur secili mblidhej me familjen e vet, për të mos zënë në gojë rrethanat e tjera.
Në ditët që pasuan u vërtetua se „testi i mortit“ nuk kishte qenë në favor të shtetit. Pritja, sipas zakonit të gjithhershëm, u bë në apartamentin tonë, në Rrugën e Dibrës. Vërshimi i njerëzve ishte i pafund. Ata vinin me një ndjenjë faji, me një mesazh të heshtur, me sy shpesh të përlotur, një nga një apo grupe të tëra njëherësh, gjë që tregonte se shteti komunist, atij që i trembeshin të gjithë dhe që jepte pamjen se qe aq i fuqishëm, në kétë rast, nuk kishte dalë i fituar. ( Helena Kadare , “ Kohë e pamjaftueshme“ f 344-347)

▬* Is – shkurtimi i emrit të Ismail Kadaresë.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..