NËNË TEREZA, NËNË E GJITHË BOTËS

Fundamentalistët e të tria besimeve në Shqipëri në stil e në gjithçka janë të ngjashëm me njëri-tjetrin, ata nuk e pëlqejnë harmoninë fetare – @ I. Kadare

Gazetari A.Çipa: Ka mendime aty këtu, se glorifikimi i Nënë Terezës në Shqipëri, në mënyrë të tërthortë, mund të prekë parimin e laicitetit.

Kadare: Kurrsesi. Nervozizmi ndaj saj është krejtësisht i papërligjur. Një njollë për të gjithë. Përpara se një imam t’ia caktonte vendin e saj në ferr, përpara se një ministër kulture, vetëm disa minuta pas emërimit, (le ta quajmë „gjashtë minutshi“) të hiqte në mënyrë të bujshme portretin e saj, rimohuesit shqiptarë s’lanë gjë pa thënë, për humanisten e madhe. Vallë rimohuesit, e pas tyre imami dhe ministri, nuk e kuptojnë kaq gjë, se sot, në kulmin e racizmit antishqiptar, kur ky komb paraqitet përpara botës si një tribu që pjell veç gangsterë, vrasës, trafikantë prostitutash e organesh, befas vjen një sinjal në shkallë planetare, për t’i kujtuar njerëzimit se ky popull, nderon dhe zgjedh për model, jo vrasësit e trafikantët, por të kundërtën e këtij universi? Nëse është fjala për shkelje të parimit të laicitetit, me fjalë të tjera, që nëpërmjet humanistes i bëhet një theksim favorizues katolicizmit shqiptar, mendoj se kjo nuk është e vërtetë. E para, sepse në aureolën planetare të Nënë Terezës, zotëron dukshëm humanizmi. E dyta, sepse po të ishte për theksim fetar, anëtarësimi në Lidhjen Islamike do të ishte më bindës si shembull.
Është vendi të thuhet këtu se katolikët shqiptarë, të shquar për modesti, sidomos në Kosovë, si pakicë fetare që janë, kanë nevojë për kujdesin tonë. Do të doja të isha i gabuar, por mendoj se bashkësia europiane, e cila me të drejtë e sheh Kosovën si model të respektit ndaj pakicave, mund të kishte treguar më shumë vëmendje, kur vëmendja ka qenë e nevojshme ndaj katolikëve, si në rastin e krijimit të qeverisë së fundit, në përbërjen e së cilës nuk ishte asnjë shqiptar i këtij besimi. Jam kundër çdo trajtimi të bujshëm të çështjeve të tilla, por pikërisht për këtë do të doja që qetësisht të vija në dukje problemin, në mënyrë që qetësisht të shkonte drejt zgjidhjes. Në fund të fundit, është detyrë morale për ne që s’jemi të të njëjtit besim me katolikët, që, sipas traditës së fisme shqiptare, të tregojmë kujdes për ta. Në të vërtetë, incidenti për të cilin u fol, nuk duhet të kishte ndodhur. Ai problem duhej të quhej i kapërcyer prej kohësh, qysh prej Rilindjes sonë, qysh prej formulës së Pashko Vasës. Kombformimi shqiptar nuk ka qenë kushtëzuar prej besimit fetar. Është thënë kaq herë e dihet tashmë gjithkund, se shqiptarët njihen dhe ndihen shqiptarë, përpara se t’i përkasin njërit prej besimeve fetare, ashtu si gjermanët që nuk deklarohen si gjermanë katolikë ose protestantë, por thjesht si gjermanë. E po ashtu, francezët ose anglezët.▬ Paris- Tiranë 2011

Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi! 

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..