ENIGMA E KANUNIT

Dy Dekretet

….

…Rilindësit nuk e përmendnin pothuajse kurrë mbulimin e gruas. Në baladat e pafundme, ku nuk mungonin imtësitë e tipareve femërore, të veshjeve, të lajleluleve, nuk gjendej kurrë një grua me ferexhe. Do të mjaftonte ndoshta kjo për të kuptuar se sa e largët do të kishte qenë për njeriun shqiptar përfytyrimi i një bote të tillë, të pagrua.
Ndërkaq, në jetën e përditshme ndodhte ndryshe. Femrat e mbuluara sa vente shtoheshin. Pyetja nëse shqiptarët e kishin fituar apo e kishin humbur luftën për pamjen e gruas, mbetej ndoshta më e vështira për shpjegim.
Ende sot nuk gjendet një përgjigje e saktë për këtë. Kishte gjasë që lufta kishte qenë e humbur, por shqiptarët s’donin ta pranonin, siç ndodhte shpesh me turpërimet e mëdha. Mundësia tjetër ishte moskuptimi. S‘ishte as herë e parë, as çështje e vetme kur te shqiptarët humbja merrej për ngadhënjim e ky i fundit për humbje. Ky status kundërthënës i femrës ngjante si i krijuar enkas për të vënë në mundim ndërgjegjen e një kombi. Nga fëminia më kishte mbetur në kujtesë çoroditja që më shkaktohej sa herë që rasti e binte të shihja nuse të reja, kur fare mrekullisht e befasisht në rrugë, në autobusin ndërqytetës, ose në gosti, shkopsisnin bluzën dhe, në sytë e të gjithëve zbulonin gjinjtë e bardhë për t’u dhënë qumësht foshnjave. Shembuj si ky, bashkë me ata që u përmendën më lart për hyjnizimin e gruas, mund të interpretoheshin si prirje për trëndafilim të gjërave. Pa e mohuar një prirje të tillë, që shpesh e ka shoqëruar rrëfimin e ndërlikuar shqiptar, duhet thënë megjithatë se zbërthimi i çështjes së gruas te shqiptarët, ka vazhduar të mbetet i mangët. Për një traditë të menduari të llojit fund mbretërimi, ka qenë e lehtë që për gjithë këtë terr mesjetar e këtë valle ferexhesh të fajësohej kryesisht pushtimi osman. Gjatë kohës së pavarësisë e më pas të mbretërisë së Zogut, vijuar nga dy fazat e shkurtra, njëra italike e tjetra gjermanike, kushtëzimi i pushtuesit lindor vijoi të mbetej si shpjegim gati zyrtar i dramës së gruas. Me ardhjen e rendit komunist, tabloja pësoi përsëri një ndryshim të beftë. Pa përjashtuar shkakun osman një tjetër faktor zuri vendin qendror në dosjen e errët Kodi zakonor shqiptar. Lehtësisht i goditshëm për shkak të çiltërsisë së tij, dramatik në vetvete, befasues, aty fisnik në dukje e aty mizor, teatral, ekzotik, funebër, Kanuni famshëm u kthye në një simbol kundër emancipimit femëror. Mendimi shqiptar nuk ka arritur asnjëherë deri më sot të japë një shpjegim bindës për këtë ethe të përgjithshme që na përfshiu gati të gjithëve, të fajshëm e të pafajshëm, politikanë e artistë, shqiptarë e të huaj, burra dhe gra, siç do të thoshte Lekë Matrenga. Ashtu si në rastet e urrejtjeve të mëdha, mosdurimi i veçantë komunist kundër Kodit,ka gjasë të ketë pasur rrënjë ideologjike. Kanuni shqiptar, ndonëse hijerënde e tmerrues, si rrallë kanun tjetër në botë, ka qenë natyrshëm dhe dhe në gjithçka antitiranik, rrjedhimisht antikomunist. Sado paradoksale të tingëllojë, kjo shfaqet në thelbin e në formën e tij. hollësira, do të ishte e mjaftueshme të kujtonim mospranimi, ti të terrorit shtetëror. Këtë bosht, pa të cilin nuk mund te mbahej dot asnjë rend tiranik, Kodi, i çiltër, siç u tha, e kishte zëvendësuar me një tjetër terror, atë të opinionit publik… Deviza, ligji i parë i tij ishte: gjithkush ishte i lirë të zgjidhte nderin (normalitetin) ose turpin (gjendjen jo normale) të vet.
S’ishte aspak i lehtë ky terror. E megjithatë, ai ishte aq larg degëve të brendshme e gjithë ritualit komunist.
Kanuni dhe gruaja shqiptare viheshin, qysh në kohërat që s‘mbaheshin mend, në një përballje tragjike. Në një vështrim të parë. kanuni kishte ngadhnjyer vërtet mbi gruan por kishte qenë një ngadhnjim i tërthortë, pas një lufte gati-gati te fshehtë. Në të vërtetë, Kanuni hijerëndë i qe shmangur luftës së hapur, thua se kishte pasur drojë prej saj. Ndërkaq, përpara dramës së madhe të pushtimit osman, Kanuni do jetë gjendur si gjiganti me mendje fëmije. Ai kishte qenë gjithmonë shpërfillës për punë qeverish, ligjesh të shtetit apo flamurësh shtetërorë, ndaj do të ishte i natyrshëm për të moskuptimi i asaj që po ndodhte.Të gjitha doket e reja të ardhura me pushtimin ishin kryekrejet huaja për të E vetmja gjë e kapshme kishte gjasë të ishte ajo që, për fat të keq,përkonte me ftohtësinë e tij. Në sytë e gjigantit naiv, atij që s’harronte kurrë asnjë imtësi për të saktësuar gjithçka në sjelljen dhe veshjen e njerëzve, ndodhi ndryshimi monstruoz: shfaqja e ferexhesë turke mbi fytyrën e grave Enigma e kodit mesjetar, ajo që mund të quhej ndryshe hutimi i sfinksit lidhur me femrën,do të vazhdonte tepër gjatë
Ne fillimet e mbretërisë së dytë. asaj të Zogut, në vitet 30, një dekret i këtij të fundit do të trondiste si tërmet mbeturinat e fanatizmit osman: ndalimi me ligj i mbulimit të gruas. Më tronditës se vetë dekreti ishte ashpërsia e zbatimit të tij Në vend tjetër nuk kishte ndodhur dhe as do të ndodhte në të ardhmen, qe,një çështje kaq të brishtë, shteti të ndërhynte aq vrazhdësisht e pa kujdes. Për zbatimin e dekretit u ngarkua xhandarmëria shqiptare, së cilës iu dha e drejta t’ua hiqte me forcë ferexhetë grave të pabindura. mu ne mes të rrugës çka ishte e papërfytyrueshme për një vend të porsashkëputur nga universi osman. Në këtë gjithnajë, njerëzit ishin mësuar me dënimin e femrave që s’pranonin mbajtjen e shamisë! Kurse këtu dënohej e kundërta:mbajtja e saj! Befasimi i fundit për këtë akt ishte arsyetimi mbretëror. Dekreti bazohej mbi Kodin mijëvjeçar, i cili nuk e njihte mbulimin e femrës!
Një dekret edhe më befasues do të ishte ai që, bazuar përsëri te nyja e Kanunit që ndalonte rënien në gjunjë të burrit shqiptar, urdhëroi ndryshimin rrënjësor të lutjes në gjunjë,por në këmbë! Ndërsa dekreti i femrës u zbatua gjerësisht, s’mund të thuhet e njëjta gjë për atë të lutjes, Me sa dukej mbreti shqiptar kishte shkuar shumë larg: për herë të parë në historinë e njerëzimit parashtrohej herezi e tillë. Ishte nga ato lloj Ishte nga ato lloj herezish që Shqipërinë do të mund ta bënte të famshme, mirë ose për keq, në krejt globin tokësor. …. (vijon me „Ndërhyrja e Mbretit“)

*Pjesë nga „Zonjat e Vogla të Letërsisë Shqipe“ e përmbledhur në romanin:

f. 134-137

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..