KANUNI, MISTERI FEMËROR

.

NDËRHYRJA MBRETËRORE

.Hyrja befasuese në skenë e Kanunit, atij që, më shumë se i gjallë përftohej gjysmë i ngrirë, do ta shtynte mendimin shqiptar drejt zhbirimit të asaj çka ishte marrë për enigmë e tij. Mbi të gjitha: misteri femëror. Tani që sfinksi plak në çastin e duhur ishte gjetur në anën e duhur, ishte e natyrshme pyetja:mos vallë kishte qenë gjithmonë i tillë, në mbrojtje të gruas dhe kurrsesi kunder saj, por sytë tanë të verbër nuk e kishin dalluar dot?Ishin rikujtuar në këtë rast ca fakte kryeneçe si mospranimi i ferexheve në zonat ku Kanuni ishte zotërues. Ose pushteti i zonjave, atyre që  sipas Kodit. vendosnin gjithçka brënda mureve të shtëpisë. Ose vallet dhe veshja e grave, një ngadhnjim i vërtetë i hijeshisë i trilleve e i erotizmit femëror, ndaj të cilave Kanuni s’vinte asnjë kufizim. Ne mbyllje të shekullit XV, kur shqiptarët e thyer zbarkuan në Itali, pas trandjes së papërfytyrueshme, gjëja e parë që deshën të bënin ishte kujtimi i Shqipërisë së humbur. Dhe atë kujtim se ngjallnin dot armët, krenare dikur, por kurrsesi pas humbjes. Dhe as rrëfimet vetëm, dhe as kronikat, dhe dhe hartat dhe emblemat, dhe titujt e fisnikërisë.. Tablonë e Shqipërisë së humbur, përpara se ta shpallnin ato, po e jepnin ca valle grarishte, gati-gati të hyjnueshme në pikëllimin e tyre. Dukej sikur askush tjetër përveç vajzave dhe grave nuk mund ta_jepte të plotë atë humbje ishte e trefishtë: e lirisë, e Shqipërisë dhe e Europës

A mund të ndodhte në një vend ballkanik që femra të përfaqësonte një komb në zi? Përgjigjja e pyetjes do të çonte gjithsesi te marrëdhëniet e saj me Kodin zakonor. Në vështrim të parë, siç u tha, Kodi ishte mizorisht i prerë: gruaja përjashtohej prej tij. Ajo nuk quhej. Nuk merrej parasysh.   Shkurt, gruaja dhe Kanuni ngjanin si mohim i njëri- tjetrit

Dyshimi për një mister do te ngulmonte, sidomos pas dekretit të famshëm. Megjithatë: mendimi shqiptar asnjeherë nuk ka arritur të depërtojé në thellësinë e tij. Ende sot ajo mbetet e errët. Here-here krijohet ndjesia se një pakt i fshehtë është mbyllur dikur midis Kanunit dhe gruas. Njé pakt në të cilin nuk kuptohet se kush e ka gabuar tjetrin. Duke u ndalur te ajo që duket se përbën thelbin e së keqes: përjashtimin e gruas prej Kodit, ka gjasë që pikërisht aty gjendet enigma. Përjashtim do të thotë, në këtë rast, dalje. Duke qenë se pjesën më dramatike të Kodit e përbénin rregullat e vdekjes dalje prej Kodit do të thoshte dalje prej kësaj matematike e gjeometrie te zymtë.

Kjo bazohej në atë nyje themelore të Kodit që shpallte mosprekjen e gruas prej  ç’do lloj arme. Gruaja s’bie në gjak. Mbi gruan s’vepron. dot vrasja. Nga askush dhe në asnjë rrethanë. Shkurt, midis këtij teatri të vdekjes, gruaja është e mosvdekshme. Thënë ndryshe: e pavdekshme.

Jemi vetëm një hap larg botës së zanave e shtojzovalleve. Dhe një hap larg paktit të hamendësuar. Thelbi i paktit të fshehtë s’mund të ketë qenë tjetër veçse venomi që njëra palë i ka bërë tjetrës, kundrejt shpërblimit të kësaj të fundit. Kodi i ka dhënë gruas mosvdekjen. për t’i kërkuar përjashtim nga gjithçka. Është vështirë të dallosh, në ketë rast, të humburin prej fitimtarit. ▬( Kadare: “ Zonjat e vogla të Letërsisë Shqipe“)

*STUDIMET ITALIANE MBI KANUNIN E LEK DUKAGJINIT.

*STUDIMET ITALIANE MBI KANUNIN E LEK DUKAGJINIT.

Kanuni ka nxitur interesin dhe te shume studiuesve dhe lexuesve italiane. Per here te pare Kanuni i Lek Dukagjinit u botua ne Itali, si vepër e plote ne vitin 1941, nga Qendra e Studimeve Shqiptare e Akademisë te Shkencave te Italise. Ne vitin 1997, Shtepia Botuese BESA ne Leçe, botoj “Il Kanun, le basi morale e etiche della società albanese”, ndersa ne 10 vitet e fundit studimet e botimet jane te shumta dhe pjesa me e madhe i jane dedikuar aktualizimit te fenoemnit hakmarrje – gjakmarrje, por nuk kane lene menjane dhe aspektet etiko-morale. Ne te gjitha keto studime e botime rezulton se Kanuni i Lek Dukagjinit vleresohet si Kodi i te drejtes zakonore shqiptare, ose Jus Albanicae, si permbledhja e ligjeve te shoqerise shqiptare e ne te njejten kohe dhe si kodi etiko- moral, aspekte keto, qe nuk kane qene shkruar, por qe jane transmetuar nga kohet antike, deri ne ditet tona, duke kontribuar ne veteqeverisjen e popullit shqiptare gjate gjithe historise se gjate e munduese.

Salvatore Villari ne librin “Le Consuetudini giuridiche dell’Albania” shkruan: “Kanuni eshte nje kod i te drejtes zakonore, thellesisht i mbjelle ne ndergjegjien e popullit shqiptar.

Giuseppe (Zef) Valentini, ne librin “La legge delle montagne albanesi nella relazione della missione volante” shkruan: “Me Kanun kuptohet i tere kompleksi i parimeve, i institucioneve dhe i normave tradicionale shqiptare, qe funksionojne pavaresisht nga e drejta shteterore”.

Emanuela C. Del Re ne librin “Albania punto a capo” Roma 1997, shkruan: “Duke folur per Shqiperine, se fundi do te perfundosh duke diskutuar per Kanunin”.

Patrizia Resta, ne librin “Il Kanun, le basi morale e giuridiche della società albanese”, shkruan:“Kanuni i Lek Dukagjinit permbledh ligjet dhe normat zakonore, te transmetuara gojarisht nder shekuj, qe u shnderruan ne kod, kur u mblodh dhe u shkrua nga At Shtjefen Gjeçovi, legjislatori i vertete i tradites juridike shqiptare”.

Prof Fabio Berti, ne epilogun e librit shkruan: “Kanuni mbetet ende nje mit, qe evokon diçka misterjoze dhe te panjohur, pasi ne Kanun jane ngulitur mençuria e moçme dhe irracionalizmi, aktualisht ne shume aspekte te çdukura, por nga ky liber na bejne t’i shikojme shqiptaret me nje optike tjeter, jo si nje popull i humbur e pa dinjitet, por nje popull krenar, me hsitorine e tij te gjate dhe me nje bashkesi traditash me vlera dhe jo ashtu si prezanton Gianni Amelio ne filmin e tij Amerika. Pra Kanuni eshte nje veper monumentale, eshte nje pasuri e kultures dhe e te drejtes zakonore shqiptare, qe pasqyron si eshte ndertuar ne shekuj tradita shqiptare”.

Prof Franko Belli ne parathenjen e librit shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit i transmetuar gojarisht gjate shekujve, si burim i vetem i te drejtes, qe ka rregulluar jeten shoqerore te nje populli te martirizuar dhe pa ligje te tjera, u mblodh dhe u kodifikua ne fillimet e shekullit XX nga Ati Sh. Gjeçovi, madje ende mbetet i dukshem ne jeten e shoqerise shqiptare, ne menyre te veçante parimet etiko-morale, qe perbejne thelbin e Kanunit si besa, fjala e nderit, miku, vllazerimi, burrenia etj.”.

Studiuesi i apasionuar i kanunit, Donato Martucci, ne punimet e tij te shumta thekson: “Me Kanunin e Lek Dukagjinit, Shqiperia ishte vene perballe jo vetem kodifikimit te zakoneve, qe rregullonin jeten shoqerore, por me shume kishte kodifikuar strukturen etike dhe morale. Kanuni prezantonte nje sistem interpretimi dhe vlerash te nje universi simbolik, qe i respektonin te gjithe, duke filluar nga individet, te cilet me keto vlera integroheshin ne shoqeri, ku benin pjese si anetar te saj dhe seicili i prezantuar me identitetin e vet.

LEK III DUKAGJINI, LEGJISLATORI I PARË I KANUNIT.

Shekulli V (pas Krishtit) – Bazuar ne rrethana historike dhe legjendat e kohes, nje kronist i shekullit VII (pas Krishtit), shkruan se ne shekullin e V, nje tribu e Goteve, nen komanden e Duka Gentius (ose Gjini), zbriti nga Dalmacia dhe u vendos ne Shkoder. Perandori i Bizantit Teodosio II – i riu (Perandoria Romane e Lindjes), e emeroj Duka Gjinin si Sebastocrator e tij (mekembes), madje i dha dhe detyren e Magister militum per Dalmacine (pra e emeroj Gjykatesi ushtarak). Me fuqizimin e pushtetit, Duka Gjini (Gentius), pushtoj te gjitha territoret ndermjet Shkodres dhe Durresit, ku dhe pershtati ligjet dhe rregullat Gote, duke i ndaluar ligjet romane dhe rregullat lokale. ( marë nga Nacional Albania)

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..