BREZNITÉ E HANKONATËVE

ROKSANA
36
Në muajin mars ra një dëborë e bukur. Ajo ishte ende mbi pullaz, kur e mbytën Roksanën. Sado që Hankonatët u përpoqën që e fshehta të mos dilte, ajo doli që doli. Roksana shtatëmbë- dhjetëvjeçare nuk ra nga shkallët, siç hapën fjalë, por e vdiqën vetë me duart e tyre me juk. Kështu ishin mbytur në Gjirokastër brez pas brezi vajzat që humbnin nderin. Dhe ajo, me sa duket, e kishte humbur vajzërinë. U pëshpërit se një nga muratorët e rinj, nga ata që punonin për meremetimin e këndit verior të shtëpisë, e mori në qafë. Por Hankonatët vetë nuk thanë asgjë. Vetëm ndërprenë punimet, por kjo nuk u kuptua pse u bë, nga hidhërimi i zisë apo për të hequr qafë mjeshtrit. Kur shkriu bora dhe strehët nisën të pikonin, Roksana e bukur ishte në varr. Vajzë më të bukur s’mund të pjellë më bark gruaje, thoshin ata që e kishin parë. Ishte si e largët dhe përherë si prapa një mjegulline, ashtu si emri, që ia kishte sjellë i ati nga larg. Ata që e kishin parë, kështu thoshin për të: dukej menjäherë që ishte si e ftuar në këtë botë. Sapo e shihje, aty për aty, thoshe me vete: e bukur, e bukur, por ç’e do, duket sikur diku e presin.
37
Pas vdekjes së Roksanës, Kaskapani ra fare. E vuri poshtë pija, për të mos e ngritur kokën. Thuhej se nuk kishte marrë pjesë në mbytjen e së bijës, por, i dehur tapë, kishte vështruar të tjerët se si po e vdisnin. Më vonë u folën shumë gjëra, por asnjëherë nuk u mor vesh se cilët nga familjarët kishin marrë pjesë në vrasje. Kurse për fatzezën thanë se nuk bëri as gëk, as mëk, vetëm një herë thirri: baba. Nënën s’e kërkoi. Ajo klithmë, „baba“, që ai e përmendte sa herë që bëhej xurxull, e kërrusi Kaskapanin, gjersa e çoi edhe atë në atë jetë. E varrosën përbri saj. Më vonë, me kalimin e viteve, njerëzit, duke kujtuar Kaskapanin, nisën ta ngatërronin historinë e dashurisë sé rinisë së tij me një kaurkë të huaj, me historinë e së bijës. Por, ndoshta, për këtë gjë u bë shkak emri i njëjtë, Roksanë, që tregimtarët e përdornin si për historinë e parë, si për të dytën, ashtu siç përdoret një gur i vjetër në një mur të ri.
38
Në fund të atij viti, që qëlloi i zymtë për Hankonatët, Basri Hankonit i lindi një djalë. Donin ta quanin Hatib, për kujtim të babait të Basri Hankonit të ri dhe të djalit të madh të Basri Hankonit plak, por Shanoja nguli këmbë të quhej Fatri, pra një emër me kuptimin e fatit të ri Ajo fluturonte nga gëzimi. Hankonatët aq me tepër. Dhe kishin të drejtë. Me këtë krushqi pasuria qe bërë e pandashme.
Shanoja, ndërkaq, i kishte shtuar mallit të saj ca gjysma shtëpish e ndonjë copë tregtizë apo një te tretë hamami. Edhe kishte humbur nga rishikimi i ndonjë gjyqi, po më shumë kishte fituar.
Të gjithë ishin të një mendimi se Hankonatët i kishin punët në vijë. Kishin herë pas here ndonjë shqetësim, si për shembull, dalja e një kënge që nisi të dëgjohej pijetoreve:

Roksane, e bukur Roksanë,
Të mbytën me ca jorganë.

Thoshin se e kishte ngritur muratori i ri. Por ajo ishte tepër e përkorë për të prishur rrjedhën e jetës. (..pjesë nga novela „Breznitë e Hankanatëve“ është kronikë e një familje të vjetër në Gjirokastës )

*“ Kadare, novela BREZNITË E HANKONATËVE. Kur u botua për herë të parë „Breznitë e Hankonatëve“ në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët „Emblema e dikurshme“, që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte „historinë a kronikën e një uzine“, e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të krahasohej me kronikën e një lufte.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..