Helena Kadare, KOHË E PAMJAFTUESHME, KUJTIME
Kur më 2005 u shpallën finalistët e Man Booker International Prize, midis të cilëve ishte emri i tij, Is tundi kryet në shenjë mohuese.Asnjë shpresë s`mund të kishte për ta fituar atë çmim. E lexova listën me kujdes dhe i dhashë të drejtë.. Nuk kisha parë ndonjëherë konkurencë më të fortë: Saul Below, Philip Roth, John Updike, Günter Grass, Doris Lessing, Milan Kundera, Kenzaburo Oee të tjerë, njëri më i famshëm se tjetri. Shtypi anglez i kishte quajtur «titanët e letërsisë bashkëkohore»
Dy muaj më pas ishin duke punuar të dy me Caude Durand-in mbi përkthimin e Vajzës së Agamemnonit, kur telefonuan nga Londra për të thënë se Is kishte fituar çmimin. Fjala e parë e Is ishte: a e di mirë anglishten njeriu që dha lajmin? Claude -it iu fut dyshimi gjithashtu dhe i kërkoi sekretares së tij ta lidhte me dikë tjetër. Në atë çast mori Andrewe Wylie për të dhënë lajmin.
Ceremonia do të bëhej në fund të qershorit në Edinbungh. Përgatitjet për të, e veçanërisht fjalimi që duhej bërë me shkrim, ishin të vetmet gjëra që e bezdisnin Is. Kishte vite që fjalimet dhe konferencat, sado të rëndësishme të dukeshin, i improvizonte aty në sallë. Por këtë herë organizatorët ngulën kembë se duhej fjalimi i shkruar, madje qysh më parë, në mënyrë të përkthehej në anglisht. Nga hollësitë e ritualit, veshja e detyrueshme me smoking iu duk, përkundrazi, lehtësuese, ngaqë perveç që e kishte smokingun, kjo shmangte dilemën e zgjedhjes së veshjes për ditën e përurimit të çmimit.
Udhëtuam së bashku për në Edinburgh. Qyteti me klimë të freskët dhe gjelbërimi i harlisur, i mirëmbajtur deri në detajet me të imëta, kudo që shkelnim na mahniti të dyve. Atmosfera pritëse ishte e bukur, madhështore dhe njerëzore njëkohësisht. per çudi, Is i përballoi me lehtësi dhe me humor të mirë intervistat dhe takimet e shumta në prag të ceremonisë. Veçanërisht ishin të gjalla dhe të këndshme mjediset e hotelit ku ishim vendosur dhe ajo prirja e bukur e veriorëve për të përdorur me fanatizëm çdo lloj produkti mirëmbajtjeje bio. Për evenimentin kishin ardhur që nga Nju. Jorku botuesit amerikanë Jeanette dhe Dick Seaver, dy botuesit anglezë, Christopher Maclehose nga Londra dhe Jamie Byng i shtëpisë botuese Canongate, si dhe plot miq e të njohur të tjerë, Qysh në mëngjesin e parë u njohëm, më në fund, me „tre gjyqtarët“ që përbënin jurinë, të kryesuar nga John Carey, kritiku më në zë i Britanisë së Madhe.
Fjalimin e vet Is e kishte ndërtuar thjesht, por me një strukture monumentale, për të cilën nuk isha e sigurt se do të kapej plotësisht nga dëgjuesit. E dija pothuajse përmendsh, ngaqë kisha qenë vetë qëisha marrë me të në kompjuter dy-tri ditë rresht. Hyrja, e cila më qe dukur disi e zakonshme, tani që shikoja atë sallë luksoze e hijerëndë mbushur plot, po më dukej edhe më shumë si e tillë. Vura re se Is ishte çuditërisht i qetë. Ai nxori nga xhepi i brendshëm i smokingut fjalimin, vuri syzet e leximit dhe iu afrua mikrofonit, Do lexonte fjalimin në shqip, kurse David Bellos-i, përkthyesi i anglez, do ta përkthente në anglishten e tij elegante.
„Në qoftë se unë do ta filloj fjalimin me një homazh për letërsinë, duke konfirmuar besimin tim për të, më saktë të shprehmendimin se ka qenë letërsia ajo që më bëri njeri të lirë, ka gjasë që ky të duket njé mendim tepër i thjeshtë për një shkrimtar që ka bërë mbidy mijë kilometra rrugë, për të ardhur në këtë kremtim.
Më pas teksti sa vinte merrte peshë. Salla nuk pipëtinte dhe po më vinte zemra në vend. Is foli për adoleshencën e tij, kur nëvend të humbur komunist „u josh nga një kështjellë skoceze, këtu pranë Edinburgh-ut, ajo e Makbethit“. Ai shpjegoi se falë Shekspirit, pra, falë letërsisë dhe „funebritetit madhështor të saj“ regjimi i frikshëm i vendit tënd të duket mëhijerëndë.
Më pas ai foli për atë që e kishte quajtur „kushtëzim dantesk të shkrimtarit“.
„Për të mos e zgjatur, më lejoni t’ju kujtoj një episod të Komedisë Hyjnore të Dantes. Tek rrugëton nëpër ferr dhe Dante Aligieri trembet një çast nga një stuhi që po afron, mjeshtri i tij, Virgjili, i thotë: „Mos utremb, është një stuhi e vdekur“. Në këto fjalë qëndron shpjegimi që përmenda më lart.
Ai foli shkurt për letërsinë e krijuar brenda këtij kushtëzimi,
„… Më lejoni të përsëris se ky ushqim shpirtëror ishte njëfarë buke, njäfarë galete e tharë e burgut. Dhe befas, një ditë, mu midis mesnatës së tiranisë, kjo bukë e burgut ra rastësisht në duart tuaja. Në qytetet tuaja të lira, Paris, Londër, Nju-Jork, Madrid, Romë, Vjené, ju e morët në duar me kureshti atë galetë të burgut. Pastaj ju e provuat atë, ju e çmuat atë, ju thatë se ajo ishte e përshtatshme edhe për ju njerëzit e botës së lirë.
Isha shumë e emocionuar. Atë ndjenjë ma shtonte heshtja e sallës. Is e mbylli fjalimin me po atë mënyrë fare të thjeshtë të fillimittani trembte më. Ishte propë një elozh per letersinë.
„Asaj që bëri të mundur ardhjen time në. .. tokën e largët të Skocisë dhe, së fundi, vizitën që do të bëj nesër në slltëpinë e parë të imagjinatës sime, atë që më shumë se çdo ngrehinë tjetër e ndezi fantazinë dhe pasionin tim për letërsinë, kështjellën e Makbethit, kryezotit të Glamsit.“
Pas heshtjes së thellë, salla kaloi në një duartrokitje të zgjatur, të plotë, të tillë që m’u duk se nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë në jetën time. ( f.640-642)